Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu deklaroi se LDK nuk ka ofertë tjetër për Vetëvendosjen përveç asaj të dorëzuar së fundi. “Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të japë përgjigjen e saj për të, sepse nuk kemi propozim tjetër”, është shprehur ai.
Që nga momenti i mandatimit të Albin Kurti nga presidenti Hashim Thaçi, afatet ligjorë kanë nisur të rrjedhin dhe kreu i VV-së ka dy javë kohë në dispozicion për të formuar ekzekutivin e ri.
Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë 15 ditëve të ardhshme, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të synojnë sërish konkretizimin e një marrëveshjeje për koalicionin qeverisës.
Në të kundërt, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje mund të propozojë një qeveri të pakicës, me shpresën që do të arrijë të sigurojë në Kuvend 61 votat që I nevojiten për të nisur mandatin qeverisës.
Nëse as kjo nuk ndodh, atëherë sipas Krasniqit, do të shkohet në skenarin e tretë, i cili parashikon rol më të madh e më aktiv për presidentin, pasi sipas Kushtetutës, në këtë rast mandati do t`i jepej partisë të cilën kreu i shtetit e konsideron si më të përshtatshmen për të krijuar qeverinë.
Dokumenti themeltar i Kosovës parashikon që në rast se dështon formimi i ekzekutivit nga i mandatuari i parë për kryeministër, presidenti ka të drejtën të emërojë të mandatuarin e dytë, i cili duhet ta formojë qeverinë brenda afatit ligjor të 10 ditëve.
O.J/DITA

Edhe kjo nashi.
Cirkus cirkus
Ky me duket Hajvan fare…Patriot jo se jo.
Po perse nuk ben kualicion me krahun ten te UCK-se more njeri.? Ti thua qe une vdes per Kosoven dhe keta qe dolen ne mal realikshte sote i konsideron tradhetar dhe me LDK-ne qe luften e pa duke festuar me milloshin i lutesh qe tremuaj per kualicion.
Eshte mire ne mende ky njeri apo Jo.!
Paska ikur dhe ky !
Dhe ketu qendron hileja e afatit te presidentit
Vv i skadon afati ldk merr mandatin per te krijuar shumice dhe ja koalicioni ldk-pdk me kryeminister mustafen pra nga njera ane presidenti shpejton afatin nga ana tjeter ldk nuk pranon ofertat
Morali
Zgjedhjet e tjera vv i fiton vetem pa nevoje koalicioni
Mos harrojme se askush ne politiken e tiranes nuk do vv ne qeveri sepse ajo eshte kunder kastratave e demollave kur politika e tiranes nuk jeton dot pa keta njerz
Banale ose shum banale këto zgjedhje me qeveri pakice .Vonesa kopilesha,zgjedhje të reja fitues i ri për popull në “lumturi” ,me parti që mbush xhepat e tij kjo quhet shkërdhatokraci ,ndodhë në kosovë e ndoshta në shqipëri..