Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme për referendumin e Serbisë në Kosovë deklaroi se qeveria që ai drejton nuk është anti-serbe, por është Serbia kundër Kosovës dhe përpjekjeve për progres dhe avancim të agjendës europiane.
Kurti i është përgjigjur deklaratave të deputetit serb i cili ka theksuar se po veprohet kundër serbëve.
‘Qeveria jonë nuk është anti-serbe, ne nuk kemi një ministër komuniteti serb, madje është kryetari i Listës Serbe , pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltarë. Është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tonë për progres ekonomin dhe për avancim të agjendës europiane’
a.m/dita

Ju lumtë motra dhe vëllezër nga Kosova, të maxhorancës dhe të opozitës, për miratimin e rezolutës që ndalon realizimin e referendumit serb në qendra votimi në Kosovë!
Mirë që Qeveria e Kosovës nuk është anti-serbe, por mos harro për asnjë çast t’i kujtosh Serbisë dhe ne të gjithëve, se Kosova pret deklaratën e faljes nga Serbisë ndaj gjenocidit të fundit.
Ju admirojmë për pjekurinë politike! Përpara motra dhe vëllezër!