Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Lajçak ka bërë të ditur se pati takim të detajuar me Kurtin rreth dialogut, teksa njoftoi se takimi i kryenegociatorëve do të ndodhë të martën, shkruan Klan Kosova.
“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Glad to start my day by meeting with Kosovo’s PM @albinkurti at #MSC2022, where we first met two years ago. We had a detailed and concrete discussion on next steps in the Dialogue on normalisation with Serbia ahead of Tuesday’s meetings with the Chief negotiators of both Parties. pic.twitter.com/hnIWxyhkBS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 19, 2022
a.m/dita
