Kurti në Tiranë për të festuar fitoren

Edona Llukacaj

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri bën me dije se të dielën në orën 19:00, në Tiranë kjo degë organizon një mbrëmje festive për fitoren e kësaj Lëvizjeje në zgjedhjet e Kosovës.

Gjithashtu  në njoftim e bërë publik ditën e mërkurë, bëhet me dije se në këtë festë do të marrë pjesë edhe Albin Kurti.

Njoftimi i  plotë:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës”.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *