Kurti: Pa Kosovë të bashkuar s’mund të kemi bashkim kombëtar

anazapta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, të premten në Mitrovicë, gjatë prezantimit të hapave për realizimin e alternativës qeverisëse të kësaj partie tha se në Kosovë duhet të ketë drejtësi për qytetarët dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara, sepse qytetarët e duan Kosovën Republikë, ku interesi i përgjithshëm dhe e përbashkëta janë mbi çfarëdo interesi individual apo të veçantë.

“Ekonomisë duhet t’ia shtojmë zhvillimin, prodhimin dhe jo vetëm të kemi import, tregti e financa, por fabrika dhe industri. Duhet të kemi prodhim i cili përgjithësisht është bujqësor, industrial dhe zejtar, dhe shteti të jetë edhe social në mënyrë që rritja ekonomike të shoqërohet me politika sociale që e zbusin pabarazinë”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se muajt e fundit në Kosovë ka pasur rritje të importit dhe zvogëlim të eksportit, ndërsa një shtet që dëshiron të ketë zhvillim ekonomik duhet ta ketë të kundërtën.

Aida Dërguti, nënkryetare e Vetëvendosjes, theksoi se për ndryshimin e gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen qytetarët e Kosovës, duhet organizim.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është rritur si asnjë herë më parë, si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, andaj qytetarët duhet t’i bashkohen Vetëvendosjes ngase ndryshimi është i mundur vetëm kur ata të jenë të bashkuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *