“Do të na mungosh, zonja sekretare”.
Kështu ka shkruar në Twitter, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se “me pikëllim dëgjova për ndarjen nga jeta të Madeline Albright”.
“Një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”, tha Kurti
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve.
“Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga familjarët e Albright ku mes tjerash thuhet se shkaku i vdekjes ishte kanceri.
a.m/dita

Hipokrit, ne ate kohe qe kjo grua merrte ato vendime per lirine e Kosoves, ti ishe kunder, si skuth i lig qe je, akoma sot je kunder cdo vendim marrje pozitive per ate vend. Te intereson vetem pushteti, per tekat e tua mund ta pesoje keq ai shtet i brishte, e kjo do te jete merita e vetefundosjes!