Kurti: Qeveria do të angazhohet për reciprocitet të plotë me Serbinë

Ornela

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin, ka thënë se Qeveria është duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë.

Sipas Kurtit, në kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Reciprocitetin nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh Kosovën”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare se është duke i dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket anulimit të projektit për gazin.

Kurti tha se informacionet dhe aludimet e shumta, nuk kanë të bëjnë me refuzim, dhe pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC.

“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka deklaruar Kurti.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Deri tani kam qene me ty.
    Me ate projektin Amerikan te Gazsjellesit ,,,ME ZHGENJEVE.
    Jep publikisht arsyet,,perse e shkelmove!

  • I dashur vëlla Albin, je në rrugën e drejtë të pavarësisë kombëtare, je shpresë për të gjitha pjesët e trungut shqiptar të copëtuara ndër shtete të huaja ballkanike …

    Nuk m’ë vjen keq për temjanin që lëshojnë “Lodrat Ballkanike”, por m’ë vjen keq për ndonjë patriot dhe atdhetar prej Opozitës së Kosovës, i cili mjerisht nuk të përkrah në këtë moment delikat të ecurisë kombëtare.

    Mbahu fort pas “Konceptit të Berlinit”! Kështu – ditët e mira n’a presin përpara. Të uron Mëndje të kthjellët dhe Qëndresë, një prej ushtarëve më modestë të Çështjes Shqiptare në Ballkan.

    (Marrë nga faqja ime në Facebook)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *