Kurti: Shteti policor në aksion kundër opozitës

Saimir Lleshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se arrestimet e fundit të aktivistëve të subjektit të të cilit i takon edhe ai, bëhen për shkak se pushtetin e ka zënë paniku.

“Pushteti në panik e me aparat represioni po mundohet të na shtyp. Janë arrestuar aktivistë 8 deri më tash. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë të regjimit Mustafa-Thaçi”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media në zyrat e selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ai tha se preteksti i tanishëm i Qeverisë duke përdorur të gjithë mekanizmat shtetëror është aksioni i vitit 2009.

“Por aktivistët tanë janë njerëz publikë. Shkuarja e policës në shtëpitë e tyre natën dhe herët në mëngjes janë taktika të shtetit policor dhe taktika fashiste. Po mundohen të na ndalin, por është vonë sepse protesta e nesërme do t’i thyej të gjitha rekordet, madje edhe atë të 9 janarit, sepse do të jetë protesta më e madhe që nga paslufta”, shtoi ai.

Ndërkaq, i pyetur për mundësinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të vendit, Kurti tha: “Do ta kundërshtojmë në çdo formë”.

“Jemi të angazhuar për 17 shkurtin dhe nuk e di nëse kryetari Ymeri është takuar me kryetarët e opozitës por edhe të premten plani është i njëjtë, nuk lejojmë kthimin e normalitetit të jetës institucionale”, tha Kurti.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Bravo Albin mos e ndalni hapin deri ne shporrjen e hajduteve te Kosoves dhe sherbetoreve te Serbise. Cdo shqiptare atdhetare sot eshte me ju.

  • Ne shqiptaret qe nuk mund te vime dot ne proteste ne Kosove sepse policija serbe e qeverise se Kosoves nuk do lejoje protestues nga Shqiperia ju mbeshtesim fort ne kauzen e shenjet kombetare per te mos lejuar tradhetaret e qeverise te shesin interesat e kombit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *