Kurti u drejtohet gazetarëve: Nëse doni të më keni në konferenca, mos pyesni për dialogun Kosovë-Serbi

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse gazetarët dëshirojnë që ai të dalë më shumë në konferenca duhet që mos ta pyësin për dialogun Kosovë-Serbi, pasi nuk është prioriteti i tij.

“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk varet nga ai por nga Beogradi.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë. Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Ky eshte problemi me themelore ore zotri.
    Bisedimet dhe perfundimi i marveshjes eshte me interes te medh per te gjith shqiptaret,!
    Ky problem terhiq e mos kepute eshte ne inters te serbise.
    Ti besoi e degjove se c`fare the Vucici. Une do ti zvarris bisedimet deri sa te perfundoi mandati BIDEN me qellim qe sipas tije te vijen mbeshtetesit e qeveris Amerikan qe mbeshtesin serbin.Sic ishte Trampi. dhe ky grill qe pershende llazarin per betejn e Kosoves.
    Prandaj zvarritja e bisedimeve eshte inters te Serbi.
    Ti qe thua jam Atedhetar, mos lejo qe serbia te perfitoj nga idiferenca juaj.
    Prandaj ate kerkes qe ke ber ndaj Gazetarve terhiqe sa me shpejte.

  • Nuk duhet me iu lut asnjë çast Serbisë për marrëveshje apo njohje. Kosova është shtet i pavarur dhe pikë. Nga dialogu deri më tani ka përfituar vetëm Serbia. Me Serbinë duhet biseduar si i barabartë. Ju nuk na njihni, ne nuk ju njohim. Reciprocitet.

  • Te nderuar komentues, akoma nuk e keni kuptuar se jo rastesisht ne Kosove me Albin Kurtin ne krye te puneve, eshte populli? Akoma nuk e keni kuptuar se marrveshjet me fqinjet e Kosoves jane pas marrveshjes me popullin e Kosoves per luften ndaj korrupsionit, drejtesia dhe punesimi? Akoma se keni marre vesh se me Kosoven nuk tallen e nuk mashtrojne dot as Makron e as Vucic? Akoma nuk e keni kuptusr cfare ndodhi ne Paris? Perse e thirren Albin Kurtin atje, cfare u bisedua? Akoma se keni marre vesh se atje Albin Kurtin e thirren per t’i dhene urdher dhe nuk i pranoi ato urdhera per te shitur teritore? Prandaj i lutem redsksise se “Dita-s”, te mos e shohe Albin Kurtin me syte e Mero Bazes.

    • tare,
      pyetjet i ke të bukura,përgjigjen e ke dhënë vet!!
      pra “vetë pyet e vetë përgjigjesh”!!
      o lal mua më duket se e thirrën me pi një kafe në paris!!
      mund të vërtetoshtë kundërtën??
      ti mund të thuash gjithçka por nuk ke asnjë fakt,nga një burim tjetër që të vërtetojë se albini është thirrur për ..,dhe ka bërë ….”!!
      gjithçka tjetër është pordhë syfyri o lal!lëri këto pordhë të mëdha se “me Albin Kurtin ne krye te puneve, eshte populli”,se i kemi dëgjuar 50 vjet rresht me enverin dhe me të gjithë këta dobiçat pas tij!!
      boll mor me gënjeshtra të egzagjeruara!!
      ky koqja e gomarit po më flet si një analfabet,i komunikimit!!
      “nëse doni intervista me mua!?pyetjet i bëj unë!”!!ky është debil mor taro!!
      ps:në demokraci,ajo “ndodhia e Parisit” duhej të komunikohej në atë popull që është “ne krye te puneve”!
      i bie në fije apo do ndihmë??

  • e po të jetë tjetri kaq gomar??
    mor idiot,gjithkush ka të drjetën e pyetjeve,si ke ti të drejtën e dhënjes së përgjigjeve!!
    kur bëhet një konferencë për shtyp,ka dh e një temë!nuk bëhet 720 gradëshe,prandaj tregohet tema dhe priten pyetjet,nëse pyetsi del nga tema,nuk jepet përgjigje!
    kjo është e para!
    e dyta ti ke një zëdhënës që e mban gjithnjë afër teje kur del në konferencë për shtyp,pasi të kesh dhënë përgjigjet kryesore,që të duan ty prezent,ju thua keni “filanin” dhe drejtojani atij pyetjet,për këtë temë që doni ju!!
    nuk të ka thënë kot palloshi ynë”kryeministërllëku është një zanat që mësohet në rrugë e sipër”(ai akoma nuk po i bie në fije)por dhe ti si duket!?
    e njëjta koqe je!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *