Kush bën stërvitje, ka rezultate më të mira në shkollë

anazapta

Adoleshentët që bëjnë sport, jo vetëm janë më të fortë e më të shëndetshëm, por edhe kanë rezultate më të mira në shkollë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin e Tennessee. Për të realizuar një studim të tillë, janë mbajtur nën vëzhgim stili i jetës dhe rezultatet në shkollë të 312 studentëve të shkollës së mesme. Nga krahasimi i të dhënave u pa se ata që bënin më shumë sport, kishin aftësi më të mëdha për të nxënë. Autorët theksojnë se është gabim i rëndë heqja e orës së fizkulturës nga orari mësimor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *