Partia Demokratike thotë se kush denoncon lidhjet e ministrit të Brendshëm me trafikun e drogës kërcënohet me jetë, ndërsa kush zbaton vendimet e gjyqësorit arrestohet.
Demokratët kujtojnë oficerin e policisë Zagani, që denoncoi pak kohë më parë lidhjet e ministrit me disa trafikantë droge. Sipas opozitës, oficeri u kërcënua dhe kërcënohet nga mafia.
“Kështu ka ndodhur me përmbaruesin privat Baftjat Neli i cili po ndiqte zbatimin e vendimit të Gjykatës ku Saimir Tahiri është dënuar për shpifje me 30 milionë lekë gjobë. Pra Saimir Tahiri, kumbari i drogës në vend, lidhja e krimit me pushtetin, është i paprekshëm. Dëshmitarëve që flasin për lidhjet e tij me krimin u ndërsen banditët, përmbaruesve që duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës kundër tij u vërsul policinë”, tha në emër të PD-së, Fabian Topollaj, anëtar i Këshillit Kombëtar.
Sipas tij, kjo është gjendja dramatike e demokracisë në vend, ku sundon krimi dhe jo ligji. /Dita/

Nje tjeter rrocke vucidoliste ky Topollaj