Kush di të thotë sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit?

editor

Filozofi Aldous Huxley (1894-1963) ka thënë: “Nga të gjitha perversionet seksuale, dëlirësia (të mos bësh fare seks), është më e natyrshmja .”

Leon Tolstoi shkruante: Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tmerrit të sëmundjeve dhe gjithë torturave të shpirtit, por tragjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tragjedia në dhomën e gjumit.

Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më “

Sjelljet seksuale të njerëzve janë aq të ndryshme dhe të çuditshme, sa është vështirë të thuash kush është normale e kush jo. A e përfytyroni veten të bëni seks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe seksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj seksi, ekziston edhe tani. Natyrshëm, lindin këto pyetje:

Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skllave seksi?

A do të sillemi me robotët, psikologjikisht dhe emocionalisht, ndryshe nga ç’sillemi sot me kukullat seksuale dhe vibratorët?

Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe seksi me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen,  dhe , sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë) Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë seks me robotët  do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner seksual të dëshiruar.

Mos u çuditni. Kujtoni vetëm një shekull më parë. Martesat midis racave të ndryshme ishin të paligjshme kudo në botë dhe quheshin “anormale”, madje një “krim kundër natyrës”. Po kështu ka qenë edhe me martesat me të njëjtin seks. Kudo ato ishin të ndaluara. Tani këto mendime janë hedhur poshtë, sepse kanë ndryshuar sjelljet seksuale të njerëzve dhe bashkë me to dhe mendimi për sjelljet normale seksuale .

Secili nga ne, mund të përfytyrojë disa lloj marrëdhëniesh seksuale midis dy të rriturve, që edhe pse nuk janë me dhunë, janë neveritëse për ne. Gjithkush mund të përfytyrojë ato akte seksuale, jo të dhunshme, por që nuk do të donte ti provonte kurrë, për arsye të edukimit të tij.

Ne jemi qenie të ndërgjegjshme dhe duhet t’i shikojmë në mënyrë kritike dhe ndershmërisht kufizimet tona. Edhe në se vëmë në  punë gjithë potencialin tonë intelektual, përsëri do ta kemi të vështirë të themi çfarë është ose nuk është normale në marrëdhëniet seksuale të njerëzve.

Praktikat seksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Sexual and Relationship Therapy”, na thotë:  “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.

Dëshirat seksuale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe  “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur. Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa eksitohen seksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe abuzimi. Disa eksitohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vdekurit. Disa duan seksin në grup; për të tjerë objekti seksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja seksuale të asnjë lloi”

Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona seksuale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e seksit lidhur me zakonet seksuale në botë:

Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë seks (të dëlirë), ose kanë bërë seks vetëm pak herë në vit.

Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë seks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj.

Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti seksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe.

Francezët e moshës gjashtëmbëdhjetë deri dyzet e pesë vjeç, që janë seksualisht aktivë, bëjnë seks mesatarisht 141 herë në vit. Kjo është shpeshtësia më e lartë midis vendeve të studiuara. Banorët e Hong Kongut bëjnë seks vetëm pesëdhjetë e shtatë herë në vit, më e ulta në çdo grup. (Kush di të thotë sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit?)

Në shumë vende të Amerikës Jugore, nënat i mësojnë vajzat e tyre adoleshente si të mbeten “virgjëresha” dhe njëkohësisht të kënaqin dëshirat e tyre seksuale. Ato u mësojnë vajzave të angazhohen në interkursë seksuale anale me djem, në vend që të penetrohen në vaginë para martesës.

Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homoseksualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete seksuale me seks të njëjtë.

Homoseksualiteti mbetet ilegal në pesëdhjetë vende në botë, tetë nga të cilat e dënojnë homoseksualitetin me vdekje: Afganistani, Irani, Pakistani, Mauritania, Arabia Saudite, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Përqindja më e lartë e divorceve është në Hungari dhe në Sh.B.A, dhe më e ulta në Afganistan dhe Indi.

Tradhtia bashkëshortore (e atyre që kanë pranuar të tregojnë në anketime) varion nga 50 përqind tek amerikanët, në 42 përqind tek britanikët, 40 përqind tek gjermanët, 36 përqind tek francezët,  22 përqind tek spanjollët. Në katër vende ka dënim me vdekje për tradhtinë bashkëshortore (natyrisht për gratë jo burrat): Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Sa është në Shqipëri?

Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë seks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat  lidhur me seksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë seks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950.

Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë seks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime:

Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë. Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme.

Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë seks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.

 

[email protected]

 

New York, Gusht 2013

 

 

Share This Article
10 Comments
  • SHQYPTARET BENIN SEKS VETEM KUR I URDHERONTE PARTIA E PUNES.

    Dhe urdherat e kesaj Partie i jepte me pikatore vetem Komandanti i saj Enver Hoxha. Keshtu tregon nje studim i mirefillte i nastradinit i Kohes se Qepes. Ne kete thes futeshin te gjithe ata, te cilet e kishin nje hije ne biografi. Per besniket e Partise, per sigurimsat dhe spiunet regjimi i rrepte dhe rigoroz i Partise se Punes ishte me liberal. Ata mund te benin seks vetem duke kallezuar me pare mikun apo shokun e tij. Per sekretaret e Partise dhe Drejtoret e ndermarjeve Enver Hoxha u kishte dhene te drejten te mbanin ne zyre nje krevat te posacem per seks me gocat e reja qe kerkonin pune. Por per BLLOKMENET ligji i Partise se Punes nuk vlente fare dhe keta BOSA te regjimit enverist mund te benin seks sa here te donin, ne cfare ore te dites apo te vitit qe u tekej. Nje shembell i shkelqyer i trdites komuniste te seksit eshte edhe nimfomanja Eleni Pashko, vjehra e demokratit te sotem Genc Ruli, por me falni edhe e Rajmonda Bulkut te cilet duhet te krenohen me te bemat e seksit te Eleni Pashkos. Tregojne nje histori qe kur nuset e djemve qe Eleni provonte cdo nate ne krevatin e saj u ankuan tek Enveri ai i terrhoqi vemendjen me qesendi: “Po boll u zorite moj Eleni per te zbuluar ARMIKUN e kllases se i le pa seks grate dhe nuset e reja.”

    • Po pse me akuzon per shpifes more N me pike nga pas, qe nastradinit i duket si emer i njohur ne DITA? Por kete te VERTETE e dinin edhe kalamajte e rruges ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Sidomos te VERTETEN e Mata Harrit te Enverit qe quhej Eleni Pashko per te zbuluar ARMIQTE duke i dekonspiruar me pare ne krevatin e vet qe e kishte vene ne zyren e Drejtorit te Kombinatit. Po kete te VERTETE e dinte gjithe Kombinati. Pse akuzon atehere nastradinin per te VERTETAT e tij qe pickojne regjimin me sadist qe ka pasur historia e vendit tone?

  • -Si duket nastradini eshte ky lloj produkti,do t’ia kete thene e ema..Grate ne kohen e enverit shfrytezoheshin barbarisht per hir te te drejtave te barabarta me burra,por askush nuk guxonte t’i prekte..,si nenen e ketij trapit.

    • tama,,e ke ,,ky Natradini,qenka nje pervers katundar ..i ndyre …hajvan dhe shpifes..i ndyre..E kam njohur Elenin,,vila e saj ,20 metra nga shtpia ime..NUk e kam pelqyer asnjehere ,por per te tjera aresye ,,jo nga keto qe thote ,ky maskara ,Nastradini…Nuk te shaj dot as nga motrat e as nga gruaja ,e nga nena ,mor shlerdhate ,,,bythqire ..se nuk ja vlen….

      • Eleni Pashko spiunoi ne fillim burrin e vet Josif Pashko te Enveri si ARMIK. Meqe ke qene spiun i Sigurimit dhe me vile pergjimi 20 m larg viles se Mata Harit te Partise se Punes, duhet t’i dish mire keto histori te vjetra por te paharruara. Prokurori Josif Pashko nuk e durroi dot poshterimin qe i beri gruaja e vet dhe cdiq nga verremi. Edhe kete duhet ta dish o sigurims i Partise se Punes pa kurfare etike dhe edukate qytetare. Por cunat dhe inxhinieret e rinj qe refuzuan krevatin dhe seksin me shemtiren Eleni Pashko nuk do te harrojne kurre NDESHKIMIN e ketij refuzimi seksual i cili e rendiste Eleni Pashkon ne vendin e pare ne Bote si nimfomane komuniste. Disa prej tyre jane akoma gjalle dhe pine kafen e sabahut me nastradinin tek Tajvani.

  • O nastradin,dukesh nga emri. Vertet ju erdhen ne pushtet duke vjell vrer per ate sistem, qe brigadieri e pergjegjesi i shihte punetoret nga seksi,por tani o i uruar qe pronari me X 5 i merr pronaret me radhe neper motele, e nxjerr ne gazet qe e do punonjesen 20 vjece, Atehere kishte gjera te tolla por jo si tani, a beni nje here analizen sa krime seksuale kishte atehere dhe sa tani dhe ja ta them une nuk krahasohen. Kurveri kishte dhe atehere por nuk kishte semafore te Italise , Greqise dhe amerikes,perdhunime kishte dhe atehere por hante plumbin kush denoncohej. Atehere behej seks me perjashtim te nenes tende qe te ka nxjerr nga sqetulla , ndersa tani petagogu, pergjegjesi e kushdo qe te fitosh nje te drejte do te kalosh ne bankoprove pa tu dridhur qerpiku

  • Prandaj nuk bëjmë përpara Ne ( Shqipot ) sepse: edhe në një artikull serioz shkencor të mbushur me statistika nga vëndet e ndryshme të botës, komentuesit merren me “gjetjen e gurit” që hodhi në lumë i vetëquajturi nastradin.

  • Po pse merziteni me nastradinin or merhume enveriste te Kohes se Qepes. Po lexoni shkrimin edhe njehere se Doktor Harxhi pyet disa here nga Amerika sa here bejne seks shqyptaret dhe nastradini u pergjegj ne forme shkencore. C’te keqe ka ketu? Fyerjet dhe ofezat per nastradinin nuk ndryshojne dot statistikat komuniste kur burrat ishin gra dhe grate ishin burra, sepse te tille i kishte bere Partia e Punes, qe kontrollonte cdo gje ne vendin tone, bile edhe seksin e shqyptareve. Pse atehere o merhume enveriste ne DITA ju shqetesojne statistikat krej origjinale te nastradinit?

  • nastradin Ne kohen e QEPES nuk njihej stili Gojore Por me te dale ti o kapedan ne skene me ate stilin tend te buzeve Shqiptaret mesuan nje gje te re nga bota e seksit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *