Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E dashur Dita! Jam një pushues në Velipojë. Kam ardhur sepse kam familjen të sëmurë, këtu nuk mungon asgjë. Prezent në çdo orë është policia, shëndetësia, shërbimet tregtare. Por ajo që shqetëson pushuesit vendas dhe të huaj është muzika e disa qejflinjve, që nuk pyesin askënd, duke çuar volumin e autoparlantëve. Aq shumë sa mund të dëgjohet disa km larg. Megjithëse këto shqetësime ja u kemi thënë dhe policisë, nuk është marrë asnjë masë. Ahengxhinjtë thonë që ne kemi urdhër nga bashkia që deri në orën 00.00 mund të bëjmë çfarë të duam, por të sëmurët, fëmijët, pleqtë do presin orën 00.00 sa të bëjnë qejfin ahengxhinjtë. Nuk e dimë se këto shqetësime, a i di ministri i ambientit, kryetarja e bashkisë, se sa për policinë ata nuk pyesin fare. Kjo largon pushuesit, por është dhe një turp për të huajt, që nga këto zhurma në vendin e tyre nuk gjen. Eqerem Kajo
