Kush do kandidojë në Vlorë?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Petrit Brokaj

 

Para disa ditësh disa gazeta hapën lajmin se në Vlorë do të kandidonte për kryetar bashkie ministri aktual i Brendshëm, z.Saimir Tahiri. Kaq u desh, dhe lajmi vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë temë bisedash. Komentet janë nga më të ndryshmet: Përse një ministër i Brendshëm në Vlorë? Ngaqë Vlorën e mbajnë për rebele dhe duhet që kryebashkiaku të njohë mirë përdorimin e forcës?! Çne një nga Tepelena me banim në Tiranë dhe e sjellin në Vlorë? Nuk ka besim kryetari (Edi Rama) te ndonjë vlonjat? Do të pyetet populli i këtij qyteti se kë do për krye qytetar? Jemi shpejt, apo jemi në kohë për të ditur se për kë do të votojmë më 21 qershor? Kur shoh se këto thashetheme po “i hanë” si ata që janë me punë dhe ata pa punë, si të ngopurit dhe ata që ushqehen me listë, mendova të lëshoj edhe unë një “thashethem”. Vetëm që e kam seriozisht:

Përse të mos jenë në listën e kryetarit (z.Rama) edhe Arben Malaj, edhe Besnik Baraj? I pari, e njeh Vlorën dhe vlonjatët, ashtu si dhe ata e njohin atë. Ndonjë i majtë fanatik do të më kundërshtonte, duke më kujtuar që në këto zgjedhjet e fundit parlamentare. Edhe unë e gjykoj si një veprim të pamenduar mirë, por jemi të gjithë dëshmitarë se qëndrimet e mëpastajme të Arben Malaj kanë qenë korrekte.

Pse jam për prof. Besnik Baraj? Ai është aset i Partisë Socialiste për personalitetin e tij politik, shoqëror dhe akademik. E ka sulmuar PD-ja me gjithë egërsinë e saj shpifëse por nuk e kanë akuzuar dot për ndershmërinë e tij. Uroj që ky mendim të përhapet si thashethem (!) deri te zyra e kryeministrit.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk di qe Besnik Baraj te kete ber ndonje gje per Vloren qe te meritoj postin e kryetarit te bashkis. Ndersa Arben Malaj ka ber dhe vazhdon te bej. Ndersa persa i perket Tahirit sigurisht qe nuk ka as nje lidhje me Vloren por mund ta shikojm si nje (nder) qe kryeministri po i ben vlores duke i dhen njeriun e tij me te besuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *