Të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë se një ndër “bastet” më të fortë elektoralë të fushatës së fundit ishte reformimi i sistemit shëndetësor. Në pritje për të mësuar programin e qeverisë së re në fushën e shëndetësisë, lindin natyrshëm një sërë pyetjesh.
Në ç’gjendje po trashëgohet sistemi?
Një pjesë e madhe e spitaleve shqiptare nuk kanë të garantuar as edhe medikamentet dhe materialet më bazike të kujdesit për pacientin. Shpesh dëgjohen raporte për mungesa jo vetëm të antibiotikëve, por deri edhe të detergjentëve për pastrim. Shumë prej mjekëve të familjes punojnë me më tepër mungesa se kolegët e tyre të shekullit të XIX. Në se mjeku klasik i filmave nga kjo periudhë kishte, të paktën, një çantë me vegla, mjeku shqiptar i dy shekujve më vonë ka veç stetoskopin dhe aparatin e tensionit. Specialisti i shëndetit publik qe deri para pak viteve etiketohej ende si “higjenist”, okupon në sistem një shkallë hierarkike aspak për tu lakmuar.
Nëse analiza do të bëhet në një tjetër këndvështrim – atë të problematikave sipas funksioneve – situata paraqitet po kaq e zymtë. Sistemi shëndetësor vuan prej pabarazisë, ku të varfërit paguajnë më tepër se të pasurit (nën dorë, natyrisht); prej vështirësisë së qasjes, ku personat me banim në zonat e largëta janë të disavantazhuar në aksesin ndaj shërbimeve si publike, ashtu edhe private; prej keqfinancimit, ku gjithë sistemi publik financohet më pak se një spital i rëndomtë në Europë; prej mënyrës së menaxhimit, ku sistemi vazhdon të drejtohet në mënyrë të centralizuar, pavarësisht retushimeve të bëra në njëzet vite; prej mungesës së llogaridhënies, ku pacientët vdesin dhe vdekja mbyllet me fjalët “kaq e kishte të shkruar”, pavarësisht se po vdes një fëmijë, një grua shtatzanë apo një i ri. Kjo listë mund të vazhdojë pa fund, por këto janë disa nga problemet që i takojnë majës së aisbergut.
A ishin realiste premtimet e fushatës?
Në vitin 1948, u ligjërua Organizata Botërore e Shëndetit nëpërmjet mbledhjes së parë të Asamblesë. Në këtë takim historik u përcaktua se “shëndeti është mirëqënie e plotë fizike, mendore dhe sociale”. Ky përkufizim u vendos dhe vazhdon të jetë në qendër të kritikave, sepse gjykohet i paarritshëm, iluziv dhe jo-realist. Me të vërtetë, sikur secili prej nesh të mendojë situata kur ka patur mirëqënie të plotë fizike, mendore dhe sociale (reflektoni: TË PLOTË!), të pakta do të rezultonin momentet e jetës kur mund të quheshim të shëndetshëm. Faktikisht, OBSH nuk e mendoi në asnjë rrethanë rishikimin e këtij përkufizimi, sepse sipas organizatës garantimi i shëndetit të plotë për të gjithë qytetarët e një komuniteti, rajoni, shteti, kontinenti dhe gjithë botës mbetet një synim i idealizuar drejt përmbushjes së të cilit ja vlen të mobilizohen burimet e mundshme të shoqërisë.
Nuk ka asnjë dyshim se premtimi për “shëndetësi falas” do të vendoset në syrin e ciklonit të kritikuesve sapo qeveria e re të nisë nga puna. Kjo sepse ky term mund të përkufizohet në shumë mënyra. Ata që do të duan ta shohin qeverinë në një dritë negativiste, mund ta përkufizojnë “shëndetësinë falas” si përmbushje falas të gjithë nevojave shëndetësore të qytetarëve. Ky objektiv, i përkufizuar në këtë mënyrë, është pothuajse i parealizueshëm, jo vetëm nga sistemi shëndetësor shqiptar, por edhe nga çdo sistem tjetër shëndetësor kudo në botë. Por, në mënyrë të ngjashme me përkufizimin e shëndetit nga OBSH-ja, prirja për të përmbushur, në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, sa më shumë prej nevojave shëndetësore të qytetarëve shqiptarë përbën një synim të denjë për këdo forcë politike që ka si objektiv reformën e thellë të sistemit shëndetësor. Në rrethanat ku ndodhet sistemi, vendosja e një qëllimi fisnik, paçka se në dukje iluziv përbën një gjetje mobilizuese.
Nga duhet nisur?
Në radhë të parë nevojitet një bisedë e hapur dhe e ndershme me përfituesit nga shërbimet e sistemit shëndetësor – pacientët dhe qytetarët shqiptarë. U përmend edhe më lart se asnjë shtet në botë, nga më të pasurit deri tek më ekstravagantët, nuk mund të ofrojë shërbim shëndetësor falas, për të gjithë qytetarët, për të gjithë nevojat e tyre shëndetësore. Me me pak se një miliard dollarë të shpenzuara në një vit në financime publike dhe private, është e pamundur të bëhet mrekullia. Por pavarësisht nga mungesa e theksuar, fondet ekzistuese mund të mirëmenaxhohen duke sjellë si rezultat përmirësimin në cilësinë e kujdesit dhe në miksin e shërbimeve që qytetarët shqiptarë përfitojnë falas. Ekziston një aksiomë e njohur sipas të cilës për të përmirësuar cilësinë, jo domosdoshmërisht duhen shtuar burimet. Përkundrazi, në shumë raste, shtimi i burimeve nuk bën gjë tjetër vecse shton “rrjedhjet”, në se nuk preket mënyra se si ato menaxhohen.
Në sistemin shëndetësor shqiptar shpërdorimi i burimeve ka dy shkaqe kryesore. Jo pak fonde shkojnë ende drejt sektorëve aspak eficientë të sistemit; shembull këtu janë pjesa më e madhe e spitaleve lokale. Një tjetër rrjedhje lidhet me menaxhimin e centralizuar të burimeve, që vazhdon ende sipas modelit sovjetik Semashko. Në se ristrukturohen ato spitale lokale që nuk kanë raportin e duhur të financimit me produktivitetin, krijohet një tepricë fondesh që mund t’i shkojë spitaleve që e justifikojnë mbajtjen në operim. Në se jepet më tepër autonomi në menaxhimin e burimeve në secilin nivel të ofrimit të shërbimit, rezultati do të jetë përmirësimi i cilësisë së shërbimit për qytetarin dhe pacientin. Një tjetër opsion janë partneritetet publike private të cilat përdoren prej dekadash në mjaft sisteme shëndetësore me rezultate tepër pozitive për përmirësimin e cilësisë, rritjen e mbulimit dhe luftën kundër korrupsionit.
Kush do ta rilindë shëndetësinë?
Me nisjen nga puna të qeverisë së re, qytetarët shqiptarë do të njihen edhe me strategët dhe administratorët e rinj të sistemit shëndetësor. Si të gjithë pyetjet e mësipërme, edhe pyetja e fundit ka shumë degëzime. A do të kërkohet konsesus bipartizan apo mbarëshoqëror për reformën? Kush do t’i hartojë strategjitë dhe planet e zhvillimit të sistemit shëndetësor? Ekspertët e huaj, sikundër kanë bërë gjatë njëzet viteve të fundit? Apo do të krijohet një ekip ekspertësh vendas? A do të vazhdojnë mjekët të drejtojnë institucionet shëndetësore, apo drejtimi i tyre do t’i besohet menaxherëve? Në se do të jenë mjekët, cilët mjekë? Në se do të jenë menaxherët, ku do të kërkohen ata? Midis miqve dhe militantëve? Apo midis të “aftëve”? Si do të vlerësohet aftësia? Bazuar tek shkollimi? Tek përvoja? Tek karriera? Tek aktiviteti akademik? Tek rezultatet e manifestuara në sektorin privat?
Askush nuk mund t’i përgjigjet këtyre pyetjeve me bindjen se përgjigjet do të jenë të sakta. Ajo që mëson përvoja e deritanishme është se si nuk duhet vepruar. Një sistem çfarëdo, në mungesë të ndryshimit, prodhon vazhdimisht të njëjtat rezultate. Sikur administrata e re të sillet në mënyrë të ngjashme me paraardhëset, natyrisht që nuk mund të ketë reformë. Në se strategjitë do të hartohen sipas të njëjtave modele, në se rekrutimet do të bëhet sipas të njëjtave parime, në se menaxhimi i institucioneve do të ndjekë të njëjtat linja si deri tani, nuk mund të priten rezultate shumë të ndryshme. Fryma dhe pritshmëritë e krijuara natyrisht që ndihmojnë, por nuk garantojnë kurrsesi.
Çfarë nuk ka funksionuar deri tani në sistemin shëndetësor shqiptar? Në radhë të parë, nuk funksionojnë recetat e gatshme të të huajve, qofshin këta ekspertë të njohur. Nga të huajt duhen huajtur mekanizma, por jo strategji; këto të fundit duhet të jenë “made in Albania” dhe kapacitetet për ta bërë këtë, ndonëse nuk gëlojnë, gjithsesi ekzistojnë. Në radhë të dytë, nuk funksionojnë menaxherët e vetë-shpallur të shëndetit, të dalë nga radhët e militantëve partiakë, qofshin këta mjekë ose jo. Në asnjë nivel. Në se pozicionet menaxhuese do të shihen si shpërblim për vitet në opozitë të “X-it”, apo si përgjigje ndaj rekomandimit të “Y-it”, reforma nuk do të çojë larg. Menaxherë të tillë janë, maksimumi, të përshtatshëm për të ruajtur status quo-në. Një strategji për ndryshim nuk mund të zbatohet nga menaxherë të paaftë. Kur ndodh që një personalitet politik, qendror ose lokal, ka edhe aftësi të provuara menaxheriale, kjo përbën kombinimin perfekt. Gjithsesi, primar në vlerësim duhet të jetë kapaciteti teknik i personit, pasi rrethimi i bërthamës së drejtuesve politikë me një ekip teknik mediokër do të pasohet pajtetër nga dështimi. Ndryshimi i pritur i sistemi shëndetësor mund të vijë vetëm si ndërthurrje e mendimit më të aftë teknik me mbështetjen e pakushtëzuar politike. Kjo sigurisht që nuk mund të garantojë “shëndetësi falas” për gjithçka që i nevojitet qytarëve shqiptarë, por mund të vendosë në binarët e duhur trenin e sistemit shëndetësor shqiptar.
*Autori është mjek

me demek ska shendetesi falas. po kujt ja thua se….
Sherbim shendetesor falas une nenkuptoj:-te priten rruget e zhvatjes te qytetareve -te menaxhohet me nikoqirllek dhe me laps te mprehur mire fondi i caktuar i mbledhur nga taksat e qytetareve-te llogaritet konsumi qe realisht ben popullata me probleme shendetesore por dhe ajo e shendeteshme ne ruajtjen dhe mirembajtjen e shendetit-te nxirren kostot e sherbimit shendetesor ne institucionet me shtreter ,dite shtrimet ,sherbimet dytesore etj-te penalizohen realisht mjeket e sherbimeve spitalore qe nuk zbatojne protokollet e mjekimeve-ne sherbimin ambulator te forcohet kontrolli ne te gjitha aspektet e disiplines ne pune-urdheri i mjekut apo ai i farmacistit te luajne realisht rolin e tyre jo si organizmza keshilluese por dhe disiplinore-marredheniet e spitaleve ne rrethe me ato qendrore te rregullohen mbi bazen e pergjegjesive-si emergjence duhet kontrolluar KODI IETIKES,ne drejtimin e institucineve shendetsore duhen vendosur nspecialiste te afte ne profesion me Integritet moral e qytetar me aftesi Menaxheriale.Drejtuesit ne ekip mund te kompozohen me vlera teknike e menaxheriale.Shkruesi mjek me nxiti qe si qytetar jo ne ate profil te hedh shpejt ndonje mendim per ta mbeshtetur me besimin tim qeverisjen e RE se punet e mira behen dhe do te behen me njerez qe nuk do ta vjedhin LEKUN ecaktuar per shendetin e POPULLIT dhe se shendetiti i popullates eshte MISIONI jo vetem i personelit te keti sektori por i QEVERISJES mbare.Nese mjedisi nuk mbahet ne parametrat e duhur,nese punimet ndertuese krijojne pengesa higjienike nese transporti nuk kontrollon mjetet nese bujqesia lejon te ushqehemi me produkte te demshme ,nese pushteti vendor nuk disiplinon furnizimin me uje ,…dhe keshtu keto arrihen po qe se do TE FORCOHESHIN INSTITUCIONET E KONTR OLLIT!SE FUNDI TE HIQET fjala dhe administrimi T E N D E R ne shendetin e popullsise!!
Kurrgje s’paske kuptuar.Po do e kuptosh.
Sa per fiillim duhet te dîme ou po çallojme….
Pastaj duhet te vendosemi cka eshte prioritaire
Sherbim galas nuk ka kurkund,po duhet nje strategji qe zvogelon shpenzimet me aktione préventive:vaksinimi,kufizimi i semundjeve ngjitese me nje politique ambientale korrekt-uje te pishem,kontroli i shitoreve sepse nje rast hemimi na kushton te gjitheve ma shume se nje kontrol korrekt te ushimit,-lufta kunder alkoolit kur vozitish-nje i aksidentuar na kushton te gjitheve ma shume-lufta kunder shpejtesise ne per rruget,
Edhe ne fund faire vin shpenzimet per semundjet kronike qe Jane shumice…pra le te luftojme bashke nje hère kunder shpenzimet te krijuar nga keqsjellet tons,qe ti investojme per shendetsi ma shume….
Ne Kanada, Britani, Suedi, Singapor, Australi…… Lista eshte e gjate.
Shendetesia eshte FALAS
FALAS ESHTE FALAS
ESHTE NJE KONTRATE SHOQERORE QE KANE BERE KETO SHTETE
ESHTE DHE E MORALSHME
SHENDETESIA E DREJTE KUSHTETUESE JO MALL
Ne Kanada (marre nga Wikipedia):
Health care in Canada is delivered through a publicly funded health care system, which is mostly free at the point of use and has most services provided by private entities … Private health expenditure accounts for 30% of health care financing.
Asnje vend ne bote or mik nuk ka sistem shendetesor falas per gjithcka. Harroje!!!
E ke shume gabim!
Edhe ate qe ke cituar e ke perkthyer gabim. Ne Kanada, ka sistem shendetesor falas dhe ne te njejten kohe ka dhe sistem shendetesor privat. Jane nje kombinim I te dy sistemeve. Dikujt ne se I a mban xhepi shkon tek private ndersa dikush qe nuk ka gjendje te mire ekonomike shkon ne shendetesine shteterore falas. Ndryshimi eshte se per shkak se sherbimet shendetesore falas, kerkohen nga shumica dermuese e popullsise, aplikohet parimi I kohes kur ke bere kerkesen per mjekim. Ose me konkretisht, te sherbimi shendetesor falas do te presesh dicka me shume se sa po te shkosh tek private.
Mos I shiko gjerat me syrin politik sepse as mua dhe as ty nuk na pyet njeri, prandaj duhet te jemi me te sinqerte dhe realiste.
Se keshtu si komenton ti , nisur nga qellimi I pashprehur qe kerkon te ndihmosh socialistet, nuk I ndihmon, por vetem behesh jo korrekt edhe me veten tende.
Sistemi shendetsor ka nevoje:
1.Hartimi i nje strategjie kombetare me konsensus politik.
2.Pergatitja menaxheriale humane qe do te implementojne kete strategji
3.Mbeshtetja ligjore.
Pasi te perfundoje kjo lipset puna e kordinuar e ministrise me gjithe drejtorite e sistemit
-spitalet
-paresori
-epidemiollogjik
-farmaceutik.
-Fakulteti mjekesise dhe infermerise
kordinimi tjeter me i rendesishem eshte M.Shendetesise me M. Finances si dhe palet i interesuara(Shoq.E Sigurimeve private).
Me vjen keq qe asnje minister deri me sot (ne demokraci) nuk ka patur vizion por vec kane hedhur ide rreth elementeve spontan ne problematiken e pafundme te shendetsise.
Sherbimi mjekesor eshte sherbim i llojit te vecante dhe si i tille ka nje kosto te larte e ne varesi te kostos eshte dhe cilesia e tij dhe ne varesi te cilesise eshte dhe mireqenia e popullates.
A kemi sot ne cmime te sherbimit shendetsor ?? Nese do te shesesh sherbimin(sic e ben privati) duhet te kesh nje cmim.Sa do te jete ky dhe sa mundesi do te kete individi jane objekte te qeverise per te nderhyre per te siguruar sherbim “falas”
Erjon, ke bere ” goxha ” shkrim, ti ke filluar si mjek??? Ne fillim?? Je mare me shendet publik, ku nuk ke punuar asnje dite, pastaj je bere okulist ku nuk ke punuar asnje ore, pastaj u more me telemjeksi ku bashke me te tjere menazhove dhe fluturove 1 milion e ca dollare te USAID, dhe tani na jep mend dhe receta se si duhet te behet shendetesia. Shiko punet e tua o mik dhe mos u ngatero me RILINDJEN.
Shume inate paske patur mor mik!