Në plazhin e vjetër në Vlorë gjendet një pako e dyshimtë në mesin e rrugës.
Dyshohet për ekslpoziv të komanduar me celular që mund të ketë rënë nga një makinë.
Pakoja e dyshimtë është parë nga banorët të cilët kanë njoftuar më pas policinë.
“Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, njofton policia.
o.j/dita
