Kush do t’i bëjë vaksinat ruse? Përgjigjet Manastirliu

Ornela

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se me vaksinat ruse të dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Shqipërinë, do të vijohet injektimi i tyre tek të moshuarit që janë mbi moshën 80 vjeçare.

“Me dozat që erdhën dje do të vijojmë vaksinimin e të moshuarve +80, duke ndjekur planin e vaksinimit. Në tërësi bashkë me dozat e ardhura dje, kemi 90 mijë doza vaksine në total. Ndërkohë që presim që të na vijnë doza të tjera nga Pfizer në ditët e para të prillit” tha Manastirliu

Ndërkohë Manastirliu ka zbuluar se në ditët në vijim pritet të vijnë vaksinat e Pfizer, por edhe një shumë prej rreth 60-80 mijë vaksina nga aleanca e Covax, ku Shqipëria ka parapaguar për të marrë vaksinën.

“Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca, deri tani kemi një të dhënë për 60 mijë deri në 80 mijë vaksina të AstraZeneca. Dhe po konkludojmë negociatat që kemi hapur përsa i përket edhe fillimit të vaksinimit masiv”.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Une e di : gjithe komunistet!
    Perndryshe eshte vaksin type Pasteur, edhe po aq i mire sa te tjeret! E bile me ma pak efekt anesore se astra venika!

  • Në asnjë mënyrë vaksina ruse …Unë dhe shoku Rama nuk kemi dijeni dhe nuk pranojmë që të vijnë vaksina ruse. Një herë flasin burrat me k….qe të shtetit dhe nuk e hanë çorbën që kanë vjell më parë përsëri.

    Mos e ka bër këtë proçkë kimistja e mjeksisë Manastirliu me kokë të vetë……?!!!!!
    Aman mos i tregoni shokut Rama se do të inatoset dhe kur inatoset ai ……Manastirliu të mos i dal para kur të vij nga Franca sa ti bjer inati …..

  • Kjo cingije lyhet me botoks ose i ka plasur cipa me kohe. Te sheh ne sy dhe thote jam ministrja e shendetit ne nje vend pa shendet e pa shendetesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *