Kush do t’i uli palët “ndërluftuese” në tryezën e përbashkët!

Leda Hysa

Anulimi i Tridhjetë Qershorit,

quhet nul edhe kot,

nëse Meta-palët “ndërluftuese”,

në tryezë nuk i ul dot!

 

Aktualisht situata politike,

ka mbetur siç ishte-e zezë,

nuk ka ndonjë zhvillim domethënës,

që palët të ulen në tryezë!

 

Dekreti i ri i Presidenit,

ka ndërlikuar më keq situatën,

kur ai bën njëlloj përgjegjëse,

të dyja palët për zgjedhjet dhe datën!

 

Pas anulimit të Tridhjetë Qershorit,

duhet të kishim sot një datë të dytë,

po Meta këtë do ta bënte,

nëse do binte dakord me partitë!

 

Meta firmosi para kamerave,

si duket për të bërë më shumë bujë,

po ky dekret i paprecedent,

e bëri situatën më rrëmujë!

 

Meta firmosi dekretin,

dhe i lau duart si Pilati,

po pas Kushtetutës data Tridhjetë,

është fundi i fundit të çdo afati!

 

E thamë dhe dje-që Kushtetuta,

është shkelur në mënyrë ekstreme,

dhe kjo nuk zgjidhet me pikëpamje personale,

me deklarata dhe thashetheme!

 

Një ditë para dekretit kam shkruar,

për një datë të re për zgjedhjet vendore,

po vetëm nëse ekziston,

dhe hapësira më e vogël ligjore!

 

Po për fatin e keq të Ilir Metës,

hapësira ligjore mungon,

dhe për hirin e së vërtetës,

nuk besoj se ka një konspiracion!

 

Topi s’ka mbetur në fushën e askujt,

siç ka ndodhur herë të tjera,

Meta e ka goditur shumë fort,

dhe e ka hedhur drejt e në ferra!

 

Autoriteti më i lartë për zgjedhjet,

është KQZ-ja dhe në Atdheun tonë,

çfarë bëhet nëse këtë anulim,

KQZ-ja fare s’e pranon?!

 

Kemi një situatë të re e të panjohur,

ku opozita shfaqet krejt e lumturuar,

po të paktën për ca kohë,

flakadanë dhe “Molotovë” s’kemi për të dëgjuar!

 

Po kur dëgjon Stefan Kumet,

për inteligjencën tënde dyshon,

kur thotë se ditën e zgjedhjeve,

vetëm Presidenti e dekreton!

 

Këtë dhe Bufi e di-more Kume,

që ke qenë Njëshi i KQZ-së në vendin tim,

po muhabeti tani është pak ndryshe,

se s’po flasim për dekretim po për ç’dekretim!

 

Meta nuk vendos dot një datë tjetër,

siç do ta donte Shtëpia Qendrore,

sepse Tridhjeta është data e fundit,

kushtetuese e zgjedhjeve vendore!

 

Se çfarë po ndodh në prapaskenë,

ne nuk e marrim dot me mënd,

po që nga i pari i shtetit e më poshtë,

në rrokopujë është i gjithi ky vend!

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Po c’ Stefan Kume o tu mbyllte,
    Kristaqin e ben Stefan
    Kerkoi te falur familjes,
    Se llaftarise dynjane.

  • O Duke djali, dy gjera i bejne bashke keta bastarde, produkt i nje muti te ndare ne copa, leket e piset me c’do forme e cmim dhe Vettingu ne bangen e Drejtesise dhe ne nje fund te turpshem e pa kthim. Hisroia ka vertetuar gjithmone se pangopesia e pushtetareve per leke te piset e pushtet brenda djallit me c’do forme e cmim, gjithmone ka patur dhe do te kete nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni, binduni e ndaluni ne ligesi,e rrefehuni se ne mos nga populli, ligji do te ndeshkoheni nga Zoti.

  • O bejtexhiu “i koqeve te mia”, rri kalo pleqrine rehat se nuk je per asgje:

    Ty t’ka ik iqibari,
    Se Un jom ene pa shkolle,
    Po musteqe ka ne kari,
    Po ta morish holle holle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *