Lajmet për një “atentat ndaj Lulzim Bashës” nisën të përhapen në muajt e pare të vitit 2017.
Një hetim me kërkesë të Antiterrorit nisi në prill 2017, pas një interviste të presidentit Bujar Nishani në televizionin Ora News.
Nishani tha se “ka shumë aktorë që duan destabilitetin” dhe se, sipas tij, “siguria fizike e liderit të opozitës (pra Bashës) po konsiderohet me seriozitet nga agjensitë ligjzbatuese në vend”.
Në mënyrë të njëkohshme “informacioni” nisi të përhapej në media.
Gazetari Blendi Fevziu citonte në një editorial në gazetën Panorama (kliko KËTU) burimet e tij “të besueshme” se Bashës do ti bëhej atentat.
“Mbrëmjen e së hënës, një burim i besueshëm i yni, nga një prej vendeve fqinjë, i tha Opinion.al se në ditët e fundit, pa e përcaktuar ekzaktësisht kur, shërbime të specializuara të sigurisë ishin informuar se ndaj kreut të opozitës shqiptare po organizohej një atentat për eleminim e tij fizik” – shkruante Fevziu.
Madje gazetari i Tv Klan shtyhej më tutje duke thënë se njihte emrin e vrasësit: “Personi më i përfolur dhe më rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie” – shkruante ai dhe shtonte: “Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitetit”
Po ato ditë, kanali televiziv Klan Kosova, duke cituar edhe ky burimet e tij “të besueshme” raportonte se “dyshimet janë për një skenar rus, të ngjashëm me atë për eliminimin e kryeministrit të Malit të Zi gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të cilin Podgorica dhe Perëndimi kanë fajësuar Rusinë”.
U pyet edhe Berisha, “intervista” e dhjetorit 2017
Gazetari tjetër, Artur Zheji shkoi dhe më tej. Në maj 2017, pas një mitingu elektoral të Partisë Demokratike, gazetari nuk hezitoi të shpallte se gjatë mitingut u tentua “helmimi i kryedemokratit Lulzim Basha”. (kliko KËTU)
Disa muaj më pas, po Zhehji intervistoi Berishën për “informacionin” e përhapur.
Gazetari dhe ish-kryeministri ndanë me publikun “informacionin” se “agjentë rusë donin të vrisnin Lulzim Bashën”. (kliko KËTU) Madje u tha gjithashtu se “shërbimet amerikane” i kishin ndaluar dy agjentët e rrezikshëm.
Intervista u zhcillua në fund të 2017-s. Berisha përgjigjej:
“Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar te qeverise, diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë se sherbimet amerikane i kane bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur te vrase liderin e opozites, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, thashe me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë non grata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundershtarin politik…”
Ndaj Bashës gjatë kohës u shtuan masat e sigurisë dhe makinat e eskortës së gardës. Ai mori madje edhe policë privatë që e shoqëronin në çdo lëvizje.

Çfarë doli nga 3 vjet hetime dhe përgjime
Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda janë Afrim Morina, Arben Ymeri,dhe Alfred Gurguroviç. Prokuroria thotë se mes shumë veprimeve u kqyr sistemi Tims për të parë lëvizjet e tyre, gjithashtu u përgjuan telefonatat e tyre.
Por as nga telefonatat e as nga përgjimet e tjera në Gmail dhe Facebook, prokuroria nuk gjeti të dhëna që të provonin “informacionet” e Presidentit të Republikës dhe të gazetarëve të njohur.
Por ndërkohë që gjëra të tilla të mos përsëriten e që askush të mos ketë kurajon të përfshihet në to, duhet sqaruar njëherë e mirë: Presidenti apo gazetarët e njohur gënjyen publikisht? Apo ishin viktima të një loje apo skenari që nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri? U përdorën apo u ofruan për vetëpëdorje? U përfshinë me dashje apo pa dashur?
Këto duhet ti sqarojë një hetim i dytë, pas të parit që provoi se tre shtetas u përgjuan e u përndoqën për 3 vite me radhë për një “atentat” të supozuar, me të cilin rezulton se nuk kishin asnjë lidhje.
Kush i ka përhapur më parë këto “informacione” dhe kur
Vrasjet apo përhapja e terrorit, apo edhe thjesht dëshmimi i forcës me anë të dhunës militante në rrugë janë mjete që Shqipëria i njeh në historinë e saj politike pas 90.
Këto ditë në Shqipëri është rihapur debati mbi vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Dihet që vrasja e tij u përdor për një grusht shteti. Në dritën e publikimit të dëshmive të këtyre ditëve del se një situatë e ngjashme si kjo e tentuar me Bashën ka ndodhur edhe në vigjilje të vrasjes së Hajdarit.
Ish-miku i tij i ngushtë dhe ish deputeti i PD Arben Meçaj në një rrëfim në DITA (kliko KËTU) dëshmoi se para vrasjes së Hajdarit përflitej për një “informacion” i cili nga “i klasifikuar” nisi të bëhej bisedë në cdo tavolinë kafeneje.
Shkruan Meçaj:
“Kishte mbi një muaj që informacione të klasifikuara flisnin mbi një organizim militar në Shkodër e Tiranë, formacion militar i gatshëm për aktivizim menjëherë pas një vrasje VIP në PD. Informacioni në fillesat e veta ishte i klasifikuar, por në shtator lajmi ishte bërë temë bisede në kafene. Kafenetë “projektuan” dhe viktimat VIP. Kuotoheshin Azemi e Pjetër Arbnori. Çuditërisht Pjetri u zhduk nga qarkullimi…”
Dhe shton: “Azemi e dinte mirë kush e donte të vdekur”.
Një dëshmitar i dorës së parë Izet Haxhia, ka dëshmuar po në DITA një rast tjetër brenda PD me protagonist Shaban Meminë. Haxhia ka rrëfyer se iu kërkua vrasja e Shaban Memisë, në rast se Berisha do arrestohej pas grushtit të shtetit të 1998-s. (kliko KËTU)
“Kur jemi kthyer në Tiranë (pas 14 shtatorit) dhe jemi strehuar në një shtëpi afër Brrylit me tre shokët e mi, nuk dilja jashtë. Dilte vetëm një shoku im i cili kishte qenë polic dhe nuk u nda nga unë deri sa u ktheva në Tropojë. Ky person në atë kohë shkonte edhe tek selia e PD-së.
Situata ishte e acaruar dhe pritej arrestimi i Berishës. Një natë ky miku im vjen e më thotë që kam folur me qendrën dhe duhet të kryejmë një veprim që të bëjë bujë dhe të largohet vëmendja nga grushti i shtetit dhe arrestimi i Berishës. Për këtë duhet të vrasim Shaban Meminë, i cili është person i përshtatshëm dhe lehtësisht i eliminueshëm. Për më tepër, është i sulmuar ashpër nga socialistët si organizator i shpërndarjes së armëve në mars ‘97…”
Saliu nuk u arrestua, Shabani nuk u eleminua.
Por është e qartë që “atentati ndaj Bashës” ka precedent dhe skenaristi i këtyre horrliqeve të rrezikshme politike dihet. Dihet edhe koha kur i bën ose kur kërcënon se do ti bëjë. Kur i rrezikohet pushteti ose është në prag arrestimi për krime të cilat në cdo vend me institucione normale do ishte prej kohësh pas hekurave,
Dhe nuk mund të thuash dot se intimidimi i institucioneve, shantazhimi i tyre, nuk ka funksionuar.
Zbythja e atyre që kanë premtuar ndëshkim e pastaj kanë ecur së njëtës rugë të mosndëshkimit gjithashtu është e qartë tashmë.
*******
Botuar sot si kopertinë e DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korekt e të dukshëm të burimit. Foto kryesore, Berisha e Basha te varri i Hajdarit

Vazhdon skenari me tallje bythe ndaj shqiptareve. Nga nje komedo ne tjetren. Njehere Luli, njehere Azemi
Nje femije kur i tregon nje peralle e beson deri ne 4 vjec, pastaj nuk ja hedh dot me
Shqipot kane 30 vjet qe merren me te njejtat gomarlleqe. Luli, Sala, Rama,Meta.
Sali bisha
Po ai qe perhap keto informacione perse nuk gjykohet, te pakten te paguaje shpenzimet e kryera per 3 vjet hetim. Apo prokurori i madh po fle gjume akoma.
Vetem po te ndodhe, domethene po ta vrasin, do te besojme.
Edhe ne ndodhte e kemi gadi skenarin, do themi se ishin nisur per te vrare Saliun (ashtu si po themi tani per vrasjen e Azem Hajdarit)
Ai “helmimi” ndodhi se kunati kishte ngaterruar fuqine e ndricuesve dhe Basha me dhjerokratet e sheshit perfunduan me djegjet te gradave te ndryshme.
Filodhjeropani te na rroje ridhjerja dhe sklleverit muzhike qe e ndjekin nga pas. Urraaaa
O dita mos u tallni me Shqiptaret,e kush e vret ket derezi e punezi,ky eshte trap,e me trapin nuk merret kush,eshte nga rastet e rralla ne bote kur nje budalla behet me leke se si ai e di.
Lajme të rrejshme nga selia e PD të shtjelluara dhe komentuara nga pacerka e Fevzisë po por kanë shkakëtu rrëmuja në vendë andaj ligji për shpifje dhe lansim të infove të rreme duhet aprovu me qëndrim të prerë nga kuvëndi
DITA:Skenaristi i trillmeve të tilla është vetëm një njeri:Sali Ram Berisha-agjenti shumfisht Sërb-Grek-Rus,qe ne 1974.
-Nëse do ishte lajm i vërtetë 3 personat duhet te ishin arrestuar të paktën përkohësisht,por nuk thuhet asgjë.
-Keta 3 personat duhet te hidhnin ne gjyq Nishanin,Fevziun,etj, për shpifje.Heshtja e tyre eshte e qëllimtë.Mund të jen paguarë.
-Deklarata e SaliKriminelit se 3 personat jane paguare nga Qeveria dhe konkretisht Edi Rama tregon 100 % shpifjen e tij te radhes te tipit Babale..!
-Fakti qe atentati do behej ndaj kryetarit te Opozites kryesore te PD dhe jo te LSI,Kryeministrit,deputet te veçantë a Ministri..tregon se synimi Berishizmit ëdhtë karrikja e KRYEMINISTRIT sikur ndodhi ne 1998 me vrasjen e A.Hajdarit dhe dërgimi i fishekut ne zarf F.Nanos.
-Pushimi i çeshtjes ne fjale pa hetim te thellë bëhet vetëm nga S.Berisha pasi do diskreditonte L.Bashën dhe vet Saliun.Pasi 3 personat do tregonin te verteten.Por ata jane aty..!
-Sajesa,shpifja..është metodë e UDB Jugosllave për të marr pushtetin me dhune,gjak:”…VRIT DIKE NGA TE TUTE DHE HIDHJA FAIN KUNDËRSHTARIT POLITIKË..” Kjo ndodhi ne 2 prill 1991 Shkodër në vrasjen e 4 protestueve duke ndënjur apo në biçikleta.Kështu ndodhi me Azem Hajdarin ne 98.Po kështu do ndodhte me Shaban Memin(sic dëshmon Izet Haxhia),etj,ku gjat sundimit te tij jane vare 20.000 njerz,200 ne Tropoje,3000 per pronat,4000 ne 97,etj.
-Krimineli Nr.1 ne Shqiperi dihet tashme 100 %.Problemi shtrohet sepse nuk denohet Ai..!? Kjo dihet nga Shqiptaret:
1-AI eshte i mbrojtur nd/kombetarisht si “Bisturia e Penicilina “…!
2-Drejtësia tek ne është e kapur prej tij që ne 92,pra është e vdekur 90 %.Nuk ka lindur akoma një burrë nëne që ta arrestoi Atë fantazmë politike.
3-Ne keto kushte Ai do bëj çfar ti doi qejfi dhe nuk e prek kush,pasi pas tij janë ata të 3 që denoncon Ai,30,300,3000,30.000..për Grusht-Shteti duke thirrur perseri Bujar Bukoshin e1998 a shoket e tij me te felliqur.Këtë e di mirë edhe EDI RAMA.”Drejtesia vdiq,rrofte Sb”.
-FLM-DITA
Pirdh te shfryhesh me nje llaf. Serial turk me regjizor enver mehmet ramiz kadri sali fatos dhe edvin
PD eshte organizate.Anetaret e saj kryesore jane me prirje teroriste .SHikoni kush e jep informacionin NISHANI,FEVZIU,ZHEJI,BERISHA,ky i fundit i mesuar me vrasjen e Azemit qe implikoi Nanon tani implikon Ramen dhe flet me siguri paguar nga qeveria te destabilizoj vendin ku ne pushtet ishte vet PS ,shikoni cfar logjike.Ai tjetri thot nga burime te sigurta qe ta bej 100 perqind te besueshme.Cfar ka teroristi me shume se keta qe punojne nate e dite per te destabilizuar vendin?A nuk eshte Nishani i tille,i cili thot se shqiptareve do u kthehen vizat ku nderkohe e di qe plotesimi i formularit behet dhe nga SHBA te.Keta jane plehra
Perderisa akuza e bere nuk qendron ,del qarte se kemi te vejme me informacion e rreme,perhapja e te cilave ka nje qellim dhe eshte i denueshem nga ligji.prpkuroria duhet te marre te pandehur bujar nishanin dhe fevzi kokeqypin.aq me teper qe ky eshte mburrur se njeh atentatorin dhe eshte me rekorde kriminale.kush eshte pas tyre ta nxjerre hetimi gjyqesor.
Ky Blendi Fevziu nga cilat burime të shërbimeve sekrete të jashtme fqinje paska raport të na e shpjegojë me thellë me serbët apo me grekët po ty Fevziu kush te paguan a punon për shërbime sekrete të huaja apo jo
Saliu ka struktura sigurimit Te shtetit dhe disa tropojane qe do me i bo deputet jane bashku me vrasesit e ilir metes qe jane dhe ata sigurimsa jane grupi radikal I saliut. Furgoni bardhe kuq 96.
O labi,sado trap te jete ai eshte 100 here me i zgjuar se ti.Ai ka qene minister ,kryetar bashkie dhe drejtues partie e me ate zgjuarsine e tij ka vene miljona kurse ti me zgjuarsine tende ke arrit te behesh llustraxhi i kepuceve te Rames.
O Edi po ti cfare ke vene ne koke o debil dhe bythelepires?! Tregoje si mburr dike qe ka vjedhur e pervetesuar ne kohen qe ka qene minister!? Thuaj dicka se ti je nje qe kritikon o plehre?! Thuaj dicka more bushter njeri
Lulzim Basha, jo vetem qe eshte “pjell” e Sali Berishes dhe ben cfar i thot ai ,por nga qe eshte i paafte edhe te “kopjoje “i ngaterron dhe i ben lemsh edhe ato qe ia thone!
Lulzim Basha, jo vetem qe eshte “pjell” e Sali Berishes dhe ben cfar i thot ai ,por nga qe eshte i paafte edhe te “kopjoje “i ngaterron dhe i ben lemsh edhe ato qe i thone te tjeret..Vetem per ta vrare Lulzimin ,nuk ka per te harxhuar para njeri,sepse ate e ka”vrare Perendia” , qe ka lene te paafte!:”Doni vertetim”per kete?7×7=42?
!doni me akoma?65+35=85!Ja,kje o eshte “matematik e Lulzimit!
O ed kur une kam marret rruget e europes lulin e kam lene kamarer ne Rinas,ndoshta miliona nuk kam bere si luli se nuk kam vjedh as shtetin e as individin,as ne gjak me njeri per vfasje nuk jam, si qytetar Zviceran me mjafton liria qe kam,e sa per lustraxhi mjafton te them se punoj specialisht ora per Mont Blanc,se kush jam ne jete gjeje vete tani. Te fala Lul hollandezit,e di vete kuptimin e kesaj Luli.
Luli yne personalitet,
disa qenusher i kane ber bet,
per ta vrare me pistolet,
telenobela ecen vet!