Kush duhet ta japë dënimin

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Më vjen keq që e ngarkojmë DITËN me atë që mendojmë e s’mund ta themi gjetiu duke i qenë mirënjohëse e duke e lutur të na falë kur e teprojmë. Më bëri përshtypje se në një pjesë mediash flitej për një “ultimatum” europian drejtuar qeverisë për mosdënimin e mbi 350 të denoncuarve pushtetarë me dosje korruptive në prokurori. E kam thënë edhe herë tjetër. Unë nuk kam dëgjuar kurrë që në një shtet demokratik e ligjor ndonjë kryeministër të dënojë me burg një shtetas edhe në qoftë ai vrasës serial. Në rastin tonë ka dy alternativa. O Europës i ka ikur truri, që është e pabesueshme, o mediat gënjejnë. Jam i bindur që qëndron kjo e dyta. Ultimatumin e vërtetë e kërkon sistemi i drejtësisë dhe kreu i saj tashmë pa edhe ato pak mustaqe që spikatnin nën hundë dikur në të shkuarën. Qeveria jonë nuk është, e s’ka si të jetë pa të meta e rrjedhimisht pa kritika e pa denoncime për reale e jo si lojë e pandershme politike e kolltukofage që e ndeshim përditë në këto vite. Ndryshimet konceptuale janë të vështira e duan kohë, por sa më shpejt, më mirë. Të jep optimizëm për këtë zgjuarsia natyrore dhe aftësia shqiptare për t’u përballur me gënjeshtrën e djallëzinë. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *