Kush duhet të dekriminalizohet

redaktor
Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate seances se pare parlamentare, ku eshte miratuar heqja e imunitetit te deputetit te PS, Armando Prenga, per ti hapur rrugen kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per dhenien e autorizimit per arrestimin e deputetit./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Është e çuditshme gjendja në të cilën ndodhemi: Kryefjala e diskutimeve në parlamentin shqiptar është bërë dekriminalizimi. Ai është ngjitur nga pas në të gjitha diskutimet, debatet, thirrjet e kushtrimet, është bërë lejtmotiv i një opozite të çartur që nuk e di as vetë se ku e ka fillin; bubullon nëpër gjëmet e ish kryeministrit, i cili, fytyrë melankolike e përzier me krimin, shpesh pre e anktheve, e kalon një pjesë të jetës së tij në një gjendje ekstaze mistike, rob i emocioneve më shumë se njerëzit normalë, halucinacionet që i përshfaqen atij janë më të mëdha se një turmë e marrë sëbashku.

Në të gjithë fjalorin politik, dhe kjo është shtrirë e po shtrihet edhe tek diplomacia ndërkombëtare, është kjo fjalë, e cila po ndërmerr nëpër këmbë dinjitetin e dhjetra e dhjetra të tjerëve, të cilët e ndjejnë se kështu si ka nisur, pas pak kohësh fjala deputet do të jetë e njësuar me fjalën kriminel.

A është vërtet kaq i kriminalizuar parlamenti ynë dhe nëse ndodh kështu çfarë duhet bërë? A ka një fillesë e gjithë kjo apo është një dukuri e kohës së fundit, e cila na u shfaq papritur dhe zuri kaq shpejt rrënjë në foltoren më të rëndësishme të vendit?

Në dy parlamenetet e para pluraliste ne kishim “kriminelë” të një lloji tjetër, ata ishin me një shumicë dërrmuese në opozitën e sotme, e cila edhe kur erdhi në pushtet, nuk bërë katarsin e saj. Shumë nga deputetët e më pas, zyrtarët e saj kishin një krim jo të pakët pas vetes: Ata kishin qenë bashkëpunëtorë të rregullt të shërbimeve të huaja fqinje dhe për këtë do të mburreshin më pas; ndërsa një pjesë tjetër kishte qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit. Njerëz me gjithëfarë pseudonimesh pas vetes, disa prej të cilëve u bënë shpejt të njohur, të tjerë më pas, u bënë zaptuesit e parlamentit, jo nga merita e tyre, por nga fakti se ishin pjesë e një strukture që mendohej se mund të sillte një pjesë të ndryshimit. Faktet që ka sjellë Izet Haxhia në prononcimet e tij janë vetëm maja e ajsbergut e ndotjes së politikës shqiptare, përtej saj ka më shumë se kaq, të cilat, jam i bindur, në një pjesë të madhe janë në dijeninë e tij. Politika shqiptare është e para ajo që duhet të dekriminalizohet, e pas saj, është krejt e mundur të bëhet i gjithë dekriminalizimi i jetës së vendit, që vërtet përbën një shqetësim, por nuk është kjo leva e Arkimedit për të ngritur Shqipërinë nga gjendja ku e la një qeveri maskareshë e klasait më të lartë të këtij lloji.

Politika shqiptare, sidomos në ata që po krakarisin kaq fort, është e ndotur. Dhe, çfarë është më e keqja, e gjithë krakitja e tyre të kujton atë që sheh qimen në syrin e tjetrit dhe nuk sheh trarin në syrin e tij. Dhe më tej; e përdor trarin e syrit të tij për të nxirë sytë e tjetrit.

Në fillimet e vitit 1991, emisarë të rëndësishëm të qeverisë së Millosheviqit, këshilltarë të tij që kishin lidhje krushqie edhe me familjen që më pas do të bëhej presidenciale e kryeministrore, erdhën në Shqipëri, u takuan me liderë të opozitës, i financuan dhe i bënë pjesë të idesë së tyre për të shkatërruar krejt vendin. Në vitin ‘91, pas zgjedhjeve të 31 marsit, i gjithë vendi kaloi nëpër flakë e tym; çdo gjë u shkatërrua, shteti humbi, e drejta e mendimit dhe e lirisë u përshkua nga tirania e një partie që synonte të sillte idenë e lirisë. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe: dëshira për të ardhur në pushtet e bëri opozitën e asaj kohe të trokiste në dy dyer: tek fqinjët, sidomos në jugun e vendit, të cilët dhuratat e shtrenjta i bënë haptas; dhe tek turma e dhunshme e rrugës. Kjo e fundit, turma rrugaçe, e cila në fillim synoi vetëm plaçkitjen e magazinave dhe të dyqaneve, më pas filloi të kënaqej me grabitjen e pronave, oreksi u rrit duke marrë përsipër tenderë dhe punë qeveritare; u bënë pjesë e lojës së madhe të tregtisë së karburanteve, me bekimin e qeverisë; u bënë pjesë e tregtisë së armëve, përsëri nëpër portën qeveritare, dhe, kur i arritën të gjitha, kur e panë veten të pasur, me dyqane, biznese, sidomos në ndërtim, restorante, kur filluan të bëjnë udhëtime jashtë shtetit, kur pushteti i thirri për të vjedhur votat, për të rrahur kundërshtarët politikë, për të djegur zyrat e gazetave, për të zhdukur ata që i rrezikonin, atëherë, ata si është në llojin e tyre, nuk u kënaqën vetëm me këto. Atëherë ata u bënë deputetë, parlamentarë, antarë të qeverisë,krijuan olgarkinë e tyre politiko-financiare dhe, për fat të keq, nuk hoqën dorë nga e kaluara e tyre. Sa hrë që i thërriste shefi i tyre ata tregonin muskujt përmes falangave që kishin krijuar. Ndoshta PD është e vetmja parti politike në një vend normal që ka pas vetes një gardë të shërbimit të fshehtë, e cila, sa ishte PD në pushtet gjysmën e kohës ia kushtonte vjedhjeve e gjysmën tjetër partisë së tyre. Në këtë parti ishin pjesë ata që e zhdukën Remzi Hoxhën, pasi kishte pasur guximin të regjistronte një takim me xhelatin e Ballkanit, Millosheviqin; dhe njerëzit që e vranë, u bënë drejtorë të rëndësishëm; edhe kur u gjykuan, ata rrinin në pushtet. Të kësaj partie ishin imamët që hipën mbi tanke dhe bënë thirrje për vrasje, pasi ishin pasuruar marramendshëm, dhe askush nuk u tha se ku ishin. U kthyen, aty ku e kishin nisur, tek porta e krimit.

Të kësaj partie janë ende ata që ngrenë klane të fortësh për të dhunuar këdo që mund t’u prishë punët, si bën Paloka në rrethin e Lezhës, apo si bënte më tej Topalli në rrethin e Shkodrës. Vetëm në një parti antivlerë, ku gjithçka është e shitshme, mund të jetë strehë për ristanët, mulët, halimët, të cilët, duke humbur çdo vlerë dinjitoze, e morën nëpër këmbë çdo nen të Kushtetutës dhe të ligjeve të Shtetit. Sepse, vërtet mund t’i hiqet imuniteti një deputeti pasi nxorri armën, qoftë edhe për vetmbrojtje; por shumë më parë se këtij i duhej hequr atyre që u tallën me parlamenin, që zaptuan shpejt e shpejt ligjet e shtetit, që u bënë zëdhënës njëherësh të prokurorisë, të hetuesisë dhe të gjykatës, si ndodhi me Komisionin Parlamentar të ngjarjeve të 21 janarit. Ka vërtet njerëz të kriminalizuar, të cilët e mbajnë vetë peshën e fajit të tyre, por ka ende në atë parlament, nga ata që thërrasin më shumë, dhe që kanë fshehur krimin që është bërë me urdhër drejt për së drejti të ish shefit të qeverisë.

Është e vërtetë se parlamenti ynë nuk ka nevojën e asnjërit që është dënuar,sidomos për faje të rënda, qoftë edhe në mungesë, por ai aq më pak nuk duhet të ketë në mesin e tij njerëz thellësisht të kriminalizuar, që kanë kriminalizuar edhe politikën shqiptare, që janë vetë fytyra e krimit… Këta njerëz, ashtu si ledi Makbeth, me anën e kësaj farse ku e vërteta është shumë më e pakët se buja që bëhet rreth saj, lanë duart e gjakosura, duke fshirë në mesnatë serverin e qeverisë në vrasjet e urdhëruara nga dy përsonazhet kryesorë të opozitës, dhe askush nuk tha: mjaft, ik, na e pështirose. Sepse, edhe atëherë kur krimi ishte ende në rrugë dhe gjaku nuk ishte tharë, dolën në skenë diplomatë të huaj, të cilët, me miratim apo jo të departamentit të tyre, apo thjeshtë nga entuziasmi niav, i thanë “burrë shteti”, sepse kishte vrarë vetëm katër, kur mund të vriste si deklaroi haptas, edhe 30 e 300 vetë. Para këtyre njerëzve Prenga i socialistëve duket si një fëmijë i pafajshëm.

Gjysma e liderëve të opozitës janë njerëz me dosje për gjykim, të cilat ose janë mbyllur për humbje kohe, ose për çështje imuniteti, ose për provat e zhdukura. Deputeti Prenga, ndoshta në delirin e deputetllëkut dhe mburrjen kalamançe, nxorri armën dhe ku ta dish, plagosi ndokënd. Por në opozitën e sotme janë ende njerëzit që morën tanket në shtator 1998 dhe dolën në Bulevardin e madh, që sulmuan kryeminisrinë dhe e grabitën deri tek fletorja e fundit, që qëlluan me kallashnikov në të gjitha dritaret e selisë qeveritare, që përdorën si dash të mesjetës arkmortin e një deputeti, që vetë i kishte mësuart të silleshin rrugash…kemi liderë të opozitës që shquhen për vjedhje të përmasave të mëdha, përballë të cilave biznesmenët e korruptuar duken si fëmijë inatçorë, të cilët u bënë edhe pjesë e vrasjeve.

Nuk mund të bësh dekriminalizimin e parlamentit, kur ke të kriminalizuar politikën. Dhe politika u bë e tillë nga etja për pushtet, nga mllefi i grabitur si pjesë e mërisë; u bë e tillë sepse dëshira për pshtet ishte aqe jashtëzakonshme, sa që, pasi prishi një qeveri që quhej e Stabilitetit, hodhi në rrugë të gjitha falangat e dhunës, vjedhjeve dhe grabitjeve.

Në të vërtetë dorëheqja e një deputeti të mazhorancës nuk më intereson edhe aq, qoftë kjo edhe e vullnetshme, apo e imponuar. Kjo ndodh në tërë botën. Nuk më intereson edhe për një fakt tjetër: jam i bindur se ky do të jetë një akt vetmitar, i cili, edhe nëse pasohet nga një i dytë, është përsëri vetmitar.

Ajo që sot është më e rëndësishme se kurrë më parë është katarsisi i politikës, i cili nuk bëhet as me vërdallosjen e diplomatëve të huaj, të cilët e kanë Shqipërinë stacion të përkohshëm, dhe përsëri i falenderojmë për mirësinë e tyre; më e rëndësishme se sa deklarimet e njerëzve të politikës që vijnë nga Brukseli, duke mbrojtur gjithësecili krah miqtë e tij është ajo që mendojnë njerëzit e zakonshëm; është forcimi i shtetit përmes largimit të një klase politike që e ka prishur këtë vend.

E di se kjo që mund të dëshiroj secili prej nesh është shumë, e herë herë ngjan edhe utopike. Por, më në fund, duhet të ketë një fillim. Dhe fillimi le të jetë nga ato që e kanë kriminalizuar politikën shqiptare; ata që nuk ngurrojnë të linçojnë njerëzit, që i thonë me zë të lartë, pikërisht në foltoren e parlamentit, shefit të djeshëm të opozitës, shefit të sotëm të qeverisë se, “do të të bëj varrimin më të madh që është bërë ndonjëherë dhe do të mbaj fjalën më të mrekullueshme”, të ndalohen të futen edhe si vizitorë në atë sallë deputetë që gabimin e vetëm të Berishës quajnë faktinm se “në vitin 1997 nuk ju vrau të gjithëve”, etj etj.

Dhe kur rruga e dhunshme dëgjon këtë kërcëllitje dhëmbësh të politikës, thua se nuk merr zemër që të bëhet pjesë e saj?

Sigurisht, që po. Sepse, edhe nëse kanë krime mbi veten e tyre, ata shohin se mbi ta qëndrojnë njerëzit e krimit të vërtetë. Të krimit të madh, e pas tyre, si nga një përrua i turbullt, rrjedhin krimet e tjera dhe kriminelët e tjerë.

 

Share This Article
12 Comments
  • Qeveria duhet te dekriminalizohet.
    Edi Ra miu I pari.
    E ka dhene Vjosen me koncesion per te ndertuar hidrocentral.
    Turqve qe I shan ne emailed e ministrave
    Shkeli premtimet elektorale per shpalljen e zonave perreth Vjoses ne Park Kombetar
    Shkaterron turizmin ne menyren me te ndyre
    Shkaterron fshatrat dhe gjallesat ne uje
    plere mascara qe e ka menden njesoj si Berisha.
    Njehesohen te dy.
    Plere qe e nderton shtetin dhe ekonomine sipas modelit Arben Ahmetaj,
    Ka me ulet se kaq,
    Jam I sigurt se kurva Ahmetaj e mbeshtet fort kryekurven Rami per ndertimin e hidrocentralit ne Vjose
    kane ender vetem koncesionet qe te mbushin xhepat e tyre.
    cngeli me per prengat dhe calet
    cdo meter uji e kerkojne me te drejte, kur vijne turqit te shfrytezojne
    kur vine kanadeszet , greket,, turq te tjere
    shqiperia ne shitje per interes te xhepit te Rames sipas stilit Ahmetaj
    Duhet bere gati litari per ti varur keta kerma , pjelle e keqe si Berisha.

    • Or “Mire” !, …ti mbase ke te drejte ne shqetesimet e tua,qe nuk jane vetem te tuat,por…te vesh shenjen e barazimit, midis nje kryebanditi e simboli te krimit, qe nuk gjen askend ne historine tone,per te krahasuar,pra…te vesh shenjen e barazimit te Bajraktarit te Vucidolit,sinonimit te me se keqes,me Edi Ramen,qe sigurisht edhe ky,ka mangesite e veta si gjithe qeniet njerezore,do te thote te jesh shume , shume maskara.Dhe,si per te zbutur maskarallekun tend,na paske zgjedhur per nik “,Mire ” .

      • mashtrimi nuk eshte mangesi.
        mashtrimi eshte krim
        aty fillon historia e krimit, I cili pershkallezohet
        cdo akt kunder interesave te vendin quhet criminal
        Rama nuk ka dhene me koncesion vetem Vjosen
        Ka dhene gjithe Shqiperine, dhe tallet sikur e ka prone private
        Ai mori votat per te larguar koncesionet, dhe tani jo vetem qe po I toleron, por po I shton me shpejtesi te madhe,
        Ti kete fakt te kryer kur populli te marri vesh ca behet dhe te mos beje dot asgje

  • Saliu do vdes ne shtrat i lumtur dhe i kamur.
    N shtrat vdiqen dhe Enveri, Ramizi, Nexhmija do vdes n shtrat.
    Kjo esht Shqiperia qe nuk ka burr ta ndryshoj e jo me Ed Rama qe esht gjysem burr e gjysem grua

    • O mark ujku!Do ishte me mire akoma qe Enveri t’u kishte shfarosur te gjitheve rracen tuaj te qelbur qe te mos na canit TRAPIN sot neve!

  • I Pari duhet te jete Sale Vucidoli e pastaj me rradhe :Lulka Basha , Bode, Ruli dhe te gjithe ata qe jane lakuar per korrupsion dhe tradheti nga te dy krahet.Persa i perket Z.Islami eshte nder gazetaret me patriot dhe me efikas ne temat qe rreh.Ai shkruan per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve.

  • ZBATONI LISTEN E KRIMINELEVE.

    Dekriminalizimi fillon me sekuestrimin e pasurive.Kush ka me shume pasuri mbi roge,ai eshte superkrimnel.
    Me kodosh u tregua s.pellumbi,komunist 26 karat, e kuptoi me kohe,u be biznesmen i math me xhis e fis, i beri m.tin politikes,tani s’numuron dot miliardat.
    Lista e pasanikeve polituikane mbi roge, tregon kriminelet, kjo liste fillon te zbatohet konkretisht.

  • Nje gabim ke o zoti Islami .Arben Imami nuk doli me tank per te rrezuar Sali berishen ne 97 ,por bertiste se jugu i shqiperise duhet ti bashkohet greqise duke e quajtur vorio epir (Ka deklarata te tija ne tv greke) dhe e pakta per ne shqiptaret do ishte kete legen mos ta shikonim me ne mediat tona.Ne nje vend normal do ishte brenda nja 20 vjet dhe jo ta benin minister mbrojtjtene qeverine antikombetare te sali leshit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *