Kush e bën rivlerësimin e pasurisë dhe çfarë ndodh me objektet që janë në proces regjistrimi

Ornela

Kush është në fazën e shitjes apo të blerjes së një prone duhet të informohet por edhe të konsultohet me një specialist.

Çështjet mbi rivlerësimin dhe tjetërsimin janë ato ku do të ndalemi sot.

Më poshtë disa përgjigje nga specialisti Sami Xhema.

-Kush ka të drejtë të kaloi pronësinë pa e tatuar ?

Në bazë të Ligjit Nr.84/2019 datë  18.12.2019 në Nenin 1 thuhet se:

Në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998” Për tatimin mbi të ardhura “, të ndryshuar, bëhen  shtesat dhe ndryshimet  e mëposhtme:

Neni Nr 1

Në nenin nr 18/1, pas pikës 11/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 11/1 kalimi i të drejtës Pronësisë  për banesat dhe /ose truallin, Brenda lidhjes  gjinore  në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm njëherë  ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit  dhe /ose heqjes dorë ndaj një përfituesi, nëpërmjet Kontratës dhurimit . Brenda familjes

-Në zbatim të nenit Nr 11/1 si ta kuptojmë  veprimin e tjetërsimit të pronës  brenda familjes ?

Në zbatim të ligjit  tjetërsimi i pronës, më konkretisht bëhet:  burri ja dhuron gruas dhe fëmijëve dhe nëna e dhuron pronën burrit dhe fëmijëve, edhe fëmijët kanë të drejtë t’ua u dhurojnë pronën  prindërve.

Sami Xhema

-Kush ka të drejtë për rivlerësimin e pasurisë?

Në bazë të Ligjit Nr.90/2019 për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme rivlerësim të pasurive  sipas Nenit Nr.1 kanë të drejtë  të bëjnë rivlerësimin e pasurive të Paluajtshme  sipas ligjit deri më 30 Shtator 2021.

Rivlerësim i pasurisë munde të bëhet  nga ekspert i Licencuare  për vlerësimin e pasurive dhe nga ASHK.

Në raste se qytetari zgjedh që Rivlerësimin e Pasurisë  të kryhet nga ASHK  me çmimet minimale  fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet  në formularin  që i bashkëlidhet  aplikimit tij për rivlerësim të pasurisë.

Në rastin kur individi zgjedh ta bëjë rivlerësimin  me ekspert të licencuar, atëherë aplikimit tij  për Rivlerësim të Pasurve të Paluajtshme  i bashkëlidhet  dhe akti  i Rivlerësimit  të ekspertit.

Ky rivlerësim bëhet nga individët  kur objektin e shet me vlerën më të lartë se çmimet e referencës, ose  në rastet kur vlera e shitjes  është më e lartë  se vlera me çmimet e referencave sipas zonave kadastrale .

-Po objektet  që janë në proces regjistrimi,rivlerësohen?

Edhe objektet që janë  në proces regjistrimi   sipas Nenit  Nr.2 të ligjit  behet rivlerësim i pasurive të paluajtshme  që janë në proces  regjistrimi, duke përfshirë edhe pasurit e paluajtshme që janë në proces regjistrimi duke përfshirë edhe objektet  e legalizuara. Këtu përfshihen edhe pasurit e paluajtshme të cilat janë të pajisura me VËRTETIM PRONËSIE.

Në vërtetimin e Pronësisë, sipas Ligjit Nr 90/2019, Neni 2 në proces  regjistrimi shënimi për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme  shënohet   te  Vërtetimi Pronësisë te pjesa e poshtme e vërtetimit të pronësisë, aty ku bëhen shënimet për bllokim  të pasurisë. Aty hidhet vlera  që është rivlerësuar pasuria, data e aplikimit dhe numri aplikimit. Kjo hidhet edhe në regjistër. Në kohën që qytetari pajiset me Certifikatë Pronësie, specialisti përkatës do të shoh se kjo pronë është rivlerësuar , mbi bazën  e këtyre shënimeve të bëra në regjistër  bënë shënimet përkatëse për rivlerësim të pasurive të paluajtshme.

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Nuk kuptohet fare se si kalohet pronesia nga prindi tek femija e anasjelltas.Samiu thot se jane dy menyra, por nuk sqaron asgje dhe e ben kallame…
    1-Dhurimi
    2-Heqja dore nga pronesia
    Ku eshte ndryshimi Samiu nuk na thot asgje…

  • Sami Xhema ka sqaruar me se miri njerezit specialiste si puna e tij, por per popullin e thjeshte nuk e ka sqaruar thjeshte sikur populli kerkon te dije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *