Berisha i është rikthyer sot sulmeve ndaj gazetës DITA.
Duke folur në Kuvend për shkrimin e sotëm në DITA mbi abuzimet e drejtorive të partisë së Shpëtim Idrizit gjatë qeverive Berisha e Rama, ai ka sulmuar deputeten e PS, Arta Dade dhe djalin e saj Alban Dabulla.
Ai akuzon Edi Ramën dhe Alban Dabullën se kanë lidhje me atë që Berisha e quan “Hakmarrja për Drejtësi”
“A e shihni gjyqin e atij shqiptarit të ndershëm që po tund Shqipërinë me dëshminë e tij, Ylvi Beqes? Tani mësojeni nga unë; në atë aferë është i përfshirë direkt Edi Rama, po këtë herë nuk është i përfshirë me Shullazin por është përfshirë me Dabullët, me ata të Hakmarrjes për Drejtësi – tha Berisha.
Më pas ai ka marrë në mbrojtje Shpëtim Idrizin.
Ai iu shmang deklarimeve nëse akuzat për hajdutëri të drejtorëve të Idrizit qëndrojnë ose jo, por sulmoi deputeten Arta Dade, të cilën e lidh politikisht me gazetën Dita.
Ku je ti Arta që ndërsen gazetën tënde, kundër kryetarit të PDIU? E paraqet si prostitutë vetëm se të kundërvihet për presidente. Nuk mund të bëhesh presidente se djemtë i ke anëtarë kryesorë të ‘Hakmarrjes për drejtësi’, po, po e di edhe ti Gramoz. Dhe sot hapet gazeta duke e quajtur prostitutë. Arta ke bërë gabim shumë të madh që ke përdorur atë term, ke bërë gabim fatal… kjo është fakt se si përdoret media si hanxhar,” deklaroi Berisha në Kuvend.
Se kush i përdor mediat si hanxhar dhe hanxharët si media, opinioni publik në Shqipëri e di fare mirë.
Por duke marë në mbrojtje Shpëtimin e PDIU, Berisha na kujtoi një tjetër Berishë, këtë herë jo mbrojtës i hajdutëve, por viktimë e tyre.
Nazim Berisha, është banor i fshatit Billushë të Prizrenit, Kosovë dhe jeton në Basel të Zvicrës prej shumë vitesh.
Në vitin 1991 ka ardhur në Shqipëri për të investuar si shumë kosovarë të tjerë dhe në vitin 1992 merr shtetësinë shqiptare.
Në Shqipëri është njohur me Shpëtim Idrizin nëpërmjet disa miqve të tij.
Fillimisht, Idrizi së bashku me disa persona të tjerë i kanë shitur shtetasit Nazim Berisha fabrikën e asfaltit (bitumit të Selenicës në Vlorë) me mbi 500 mijë franga zvicerane, ku Berisha u fut ortak bashkë me një shtetas zviceran.
Rezultoi më pas që fabrika nuk ishte as në pronësi të Idrizit dhe as të personave që ia shitën.
Nazim Berisha e denoncon këtë mashtrim në një padi që gjendet prej vitesh në Prokurori, ku gjenden edhe materiale dhe deklarime në një dosje akuzash që DITA e disponon të plotë.
Po nuk është mashtrimi i vetëm.
Në 1995 Shpëtim Idrizi dhe disa të tjerë, ishin pronarë të fabrikës së përpunimit të drurit e njohur si “Misto Mame”, fabrikë të cilën e kishin privatizuar.
Në mes të viti 1995 Nazim Berisha me ndërmjetësimin e Idrizit blen aksionet dy prej personave aksionerë dhe bëhet pronar i fabrikës së “Misto Mames” me 58.8 %.
Pas blerjes i lë prokurë Idrizit për menaxhimin dhe administrimin e punës në këtë fabrikë deri në dhjetor të 1996. Disa herë Berisha kërkonte të ardhurat e aksioneve që i takonin por nuk merrte asgjë.
Në këto kushte, në dhjetor 1996 Berisha, vendos t’i shes aksionet.
Blerësi i aksioneve është Shpëtim Idrizi i cili zotohet se brenda pak ditëve do t’i paguante shumën prej 178 mijë dollarësh. Nga dosja e prokurorisë mësohet se që nga ajo ditë asgjë nuk është shlyer, vetëm një shumë e vogël, e cila i është marë me marifet nga Idrizi duke e mashtruar për shpenzimet dhe harxhimet gjatë kohës që ai drejtonte fabrikën.
Përveç kësaj Shpëtimi i ka marë “mikut” të mashtruar edhe para borxh kesh. As ato nuk ia ka shlyer.
Bëhet fjalë për tre borxhe kesh të marra veçmas, 40 mijë franga zvicerane, 12 mijë dollarë amerikanë dhe 3 mijë franga zvicerane.
Shpëtim Idrizi i zotohet se i ka borxh dhe do t’i shlyente. Por asgjë. Dosja që posedon DITA përmban të gjitha letrat me shkrim dore të vetë Idrizit.
Kërkesave të vazhdueshme të Berishës për takime dhe për ti kthyer paratë, Shpëtimi i shmangej.
Në letrat dërguar Idrizit, biznesmeni kosovar e bënte Idrizin përgjegjës se kishte thyer çdo normë besimi. Në letër Berisha akuzon Idrizin se e kishte mashtruar edhe në lidhje me premtimet se po aplikonte për kredi duke lënë kolateral, pasi sipas Berishës kolaterali që përmendte Idrizi në fakt nuk ekzistonte fare.
Berisha i kishte lënë Shpëtim Idrizit në përdorim edhe apartamentin e tij në Tiranë. Ndër të tjera në letër biznesmeni kosovar i kujton se Idrizi kishte shfrytëzuar këtë apartament pa paguar kurrëfarë qiraje, falë besimit dhe raportit që kishte krijuar më parë me ortakun e tij.
Por asgjë nuk mjafton që Idrizi të kthente borxhet.
Në këto kushte Berisha vë në lëvizje marrëveshjen noteriale, e cila përcaktonte që paratë duhet të ktheheshin 20 ditë pasi të kërkoheshin nga borxhdhënësi.
Pikërisht pas kësaj, Nazim Berishës i vjen një letër poshtë derës në shtëpinë ku banonte në Tiranë.
Teksti i letrës që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, është i shkruar me shkrim dore, ka dy iniciale poshtë dhe në kokë ka testatën ULTIMATUM. Aty shkruhet:
“…Ne jemi miqtë e tu të vjetër që të njoftojmë se duhet të largohesh menjëherë nga Shqipëria. Me vështirësi ta gjetëm këtë birë ku je futur dhe ke harruar detyrimet ndaj nesh. Ke vetëm 3 (tre) ditë afat që ti të ikësh. Kemi informacion të plotë se ti në Shqipëri vjen si SPIUN dhe jo si Biznesmen, çdo lëvizje e jotja është e vërejtur mirë nga ana jonë. Do të eleminojmë fizikisht nëse ky ultimatum dekonspirohet nga ti, ose nga ata komunistat ku ti je fshehur, prandaj ti more krimb ose më mirë njeri i degjeneruar plotësisht, largohu menjëherë! Askush nuk të shpëton dot më nga ne…” K.A
Për këtë kërcënim Nazim Berisha në kallëzimin penal, bën përgjegjës Shpëtim Idrizin.
Berisha vendos të ikë.
Pas 2005-s Berisha ka kërkuar në Gjykatë t’i kthehet borxhi nga Idrizi, por, avokatja edhe pse i merr 3000 euro tërhiqet dhe gjykata pushon padinë.
Në 2010 Berisha e kallëzon Idrizin në prokurori dhe me pas e tërheq kallëzimin, por veprat e pershkruara ne dosjen hetimore jane te natyres penale qe nuk mund te pezullohen me terheqje kallezimi pavaresisht menyrave si eshte marre ai.
Dosja në Prokurori ka dokumente ku provohet se z.Idrizi përdorte dhjetëra marifete ordinere për të shmangur viktimën e tij, duke përdorur fletë me siglën e PD-së sipër, ose duke lënë “takime afër Kryeministrisë”.
Një nga letrat që Berisha ka marrë nga Idrizi (dhe që gjendet në dosjen e Prokurorisë) ka sipër siglën e PD-së që t’i dëshmohej viktimës si person me pushtet.
Disa letrave të tjera Idrizi iu përgjigjet me “takohemi te kioska te Kryeministria”.
Në dosje ndodhet edhe një faks që Idrizi i ka dërguar ish ortakut të tij kosovar Nazim Berisha më 1 Nëntor të vitit 1996 .
Pas kërkesave të përsëritura të biznesmenit kosovar Idrizi i ka shkruar atij se “kishte fiksuar dhe një takim me ish Presidentin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçën për të mundësuar marrjen e një kredie”.
Vijon
Qenka pleher shume i madh ky pseudocami Idrizi.
Njeri i pabesë dhe me gjithë veset më të këqia që mund të imagjinohen për një njeri,paska qenë ky Idrizi.Një mafjoz që ka bërë vjedhje e mashtrime gjithë këto 22 vite..por nuk ka bërë dot prokopi..se kështu shkojnë gjërat e vjedhura…e të grabitura të tjerëve…Por,do dëshiroja që z.N.Berisha ta vazhdonte luftën me gjykyty se dikur do fitojë..Sot duhet të diskreditohet Shpëtim Idrizi,si përfaqësuesi më i ulët i një komuniteti që ka besuar tek ai…Do kisha dëshirë të përfundonte në burg për këtë vjedhje dhe mashtrim që i ka bërë z.N.Berisha,por dhe gjithë komunitetit çam…Turp që qëndron në politikë akoma ky njeri i diskredituar…!
E Nxori Koken Çami. Ore si ka mundesi qe kudo jane keta Çamet ne pergjithsi nuk i duan fare. Me Grekun dihet…. por si duan as Myzeqaret e as Labet. Vertet kaq te Mir keta e mos ti doj njeri….. Idriz vrapo te TIKA tani mer ca lek dhe laj N.Berishen
more Epir mavria! Cdo berr varet nga kembet e veta. Pse ben nje “denim kolektiv” si ne kohen e xhaxhit enver? Apo mos valle je nje “kelysh grek”Cfare ke me camet more kerme greke?!!!
pse i shkruan keto denime kolektive mor derrezi dhe lumzi?!!!!
pse nuk e permendet qe ishte me partine socialiste, greku i njihka mire camet , prandaj ja ka marre dhe pronat
Sali Berisha i pari dhe te gjithe grupi i tij jane futur aq thelle ne krim sa vetem denimi ne gjykate ose vdekja nga Zoti i lan!
Se c’kam pershtypjen se ky idriz do te perfundoje shume keq. Camet nuk te falin……………..
“E keqja eshte se duke kerkuar te verteten e qellon apo ka raste qe e gjen ate, dhe kjo eshte fatkeqsia!” nuk mbaj mend se ku e kam lexuar apo kush e ka thene, po desha te ju shfaq urimin tim qe gjeni te verteta dhe cirrjani masken ketyre qenave.
Eshte detyra e prokurorise te nxjeri ne pah fytyren e vertete te ketij Idriz mashtruesi qe na hiqet si cami me i kulluar.Nuk e meriton qe te jete ne krye te partise qe drejton se pse nuk ka per te zgjidhur te drejtat e cameve.
NUK DUA TE GJYKOJ VEPRIMIN SE AKUZAT TE NJE ANSHME JANE GJITHMONE ME SHUME????
POR ME BENE PERSHTYPJE SE KY ZOTNI PSE MBAS KAQ VITESH PO NXEJER NGA SIRTARI KETO AKUZA. KUR NE KOHEN QE Z. IDRIZI PO PUNON KAQ SHUME PER PROBLEMET AKTUALE TE POPULLIT CAM DHE ME E KEQE SE KETO AKUZA VJEN NGA NJE
PERSON NGA KOSOVA. JU ZOTNI ME KETO AKUZA NUK MUNDENI TE NJOLLOSNI NJE FIGURE POLITIK QE KA FITUAR RESPEKTIN E SHUME SHQIPTARVE QE JETOJNE NE GJITHE BOTEN. BESOJ SE NUK TE KAN PAGUAR PAK PER KETE AKUZE.
Po hapi llambat o qorr se shikon cburre mut eshte Shpetka.
Une e di skenarin qe sillni neper mendje:E kane futur greket qe te prishe punet e camerise.
A ju dhjefsha mendjen juve.
Kjo eshte ajo thoni se skenari tamam tamam eshte te beni ndonje lek me patentat
Po juve z.Ibrahim Dema,do ta falnit një borxh të tillë po tjua kishte dikush që ju dilte gjithmonë nga fjala,dhe më në fund ju kërcënon me jetë?!Shpresoj që të kthjelloheni dhe ta mendoni mirë një akuzë para se ta publikoni….!
Keto jane ende te pa verifikuara he askush nuk ka te drejte t’i marre te mireqena dhe aq me teper te ofendoje njerezit
Me duket e tepert duke i dhene kaq rendesi ketij problemi
po ky cami idrizi a ka dhene ndonje shpjegim per te pranuar apo pergenjeshtruar
Sa do. Qe mundoheni ti vini masken e qingjit. Idriz politikanit , AI mbetet nje. dhelper ne origin.Eshte profesjonst. ne mashtrime.mjer. z berisha. ,me. Ke esht. Mpleksur .hajde beso tek drejtesia. Shqiptare zoti te ndimoft z. Berisha.
Sa do. Qe mundoheni ti vini masken e qingjit. Idriz politikanit , AI mbetet nje. dhelper ne origin.Eshte profesjonst. ne mashtrime.mjer. z berisha. ,me. Ke esht. Mpleksur .hajde beso tek drejtesia. Shqiptare zoti te ndimoft z. Berisha.
ME HABISNI KUR SHTRONI PROBLEMIN MJERE ZOTI BERISHA ME KE BASHKEPUNON.E PO TA DINI SE Z.BERISHA KETO GJERA I DI ME RRENJE E DEGE DHE NDAJ JA KA FUTUR KOKEN SHPETIMIT NE HALE.NUK E SHIKONI QE AS DHE NJE GJE SESHTE BERE PER CAMET NEN DREJTIMIN E IDRIZIT ,MADJE AS DHE NJE POST SI KA DHENE SALIU DHE SHPETIMI HESHTE DHE SKA KU TA LUAJ SUMEN.
Po si mund te mos jete tjeter vec nje plehe Shpetim Idrizi qe e mori Nanua, si dhe Harasanin etj, nga rruga dhe e beri Drejtor Doganash e Tatimesh dhe vodhi sa deshi dhe na behet biznesmen ne vend qe te jete ne burg, ..dhe na krijon dhe nje parti dhe na ben politike came…….O Shqipni hale vend !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
shpetka vodi para te madhe ne kohen e PSdhe u bashku me saliu qe te vjedhe me shum
Shpetim Idrizi na dele me flamurin e shpetimtarit!po nene xhaket ka flamurin e korrupsionit dhe te dadhavereve politike.Turp dhe vetem turpe,populli duhet te jete vigjilente!keta sorollope te politikes duhet ti prese ne takime me veze dhe domate turijeve,ti percjedhe me nji hu shpines.
Keta jane turpi i kombite qe po kerkojne te na hapin konflikte me shume pasoja,ne emer te se “vertetes”.
Shpetimi dhe shume si Shpetimi duhet tu gjeje vendin populli ketyre hajduteve profesioniste,te perfaqesojne elektoratin ne parlamentin Shqiptare! Jo populle ,bolle me rrena dhe mashtrimet e ketyre “politikaneve” qe ju djege shpirti per “atdhetarizem”,kriminel te atdheut dhe te popullit.
Shpetim Idrizi te shkoje perpara drejtesise nji ore e ma pare……
Ore ,,Sali Qenef” ! E ç far teke prej injoranti do të plotësoje ti nëse deklarohej se ky mashtruesi pis, Idriz Paftyra, ka qenë në P.S.-te? Ai ka qenë po nuk është më. Ti, mbase do të dishë se nga P.S.-ja është pastruar një jashtqitje? Ja, e mësove dhe këtë të vërtetë.
Nuk ia vlen komenti.Keta njerez jane prapaskena e madhe e jetes ne teatrin e mashtrimit per te perfituar materialisht,pastaj shpirtrisht dhe politikisht.Keta jane ata qe behen deputete, qe marrin besimin e njerezve pasi jane maskuar dhe pasurohen nepermjet allishverisheve nen hijen e kupoles.Ne kete teater kukullash degjohen ekzaltime dhe britma, sharje e lavderime, ne orgjite e gjata te tyre ndjehen renkimet e brekusheve e kollareve, qe qelesheve e barsolinave, te çitianeve dhe dekolteve.Keta jane aluvione hedhurinash qe ia marrin frymen Alzauristanit.
S`me ka pelqyer kjo ftyre,qekur filloi te tallej me deputetin e partise se tij,Qifen,pas quintave,ne nje emisjon televiziv.
Gjithe keto historina qe shtjellon imtesisht vicidolisti ia numron nji per nji kundershtarit.Po ta pyesesh per veten nuk din as gja nuk din as ku e ka biznesin i biri.Me ba mos me pas shoqeruesin me vehte nuk din te shkoje ne pune,nuk din te kthehet ne shtepi.A,i shkon mendja popullit se per cfare niveli njerzor i ka hedhur voten.Ketu nuk deponon asnji se si i ka sherbyer popullit por vetem e vetem si e sa ka vjedhur kundershtari qe edhe une vicidolisti do ja kaloj.Do baj vetorganizim ne celulen e familjes me djalin e vajzen dhe do te jemi demokrati ma kryemafioz i vendit i veshune me forcen e pushtetit.
……..a ka bese cami !!!???
Hajdut dhe i pabese turk i qelbur.Ky po perpiqet te shpetoje nga drejtesia.Eshte turp qe Rama e mbeshteti ne kuvend.Ti hidhen hekurat qenit dhe te kthehet ne greqi se vdiq per te shkuar atje,kthejeni atje dhe e rregullojne ata.Partite e vogela jane organizata mafioze ne Shqiperi duhet te zhduken.
Po e marrim te mirqene shpifjen e rradhes e oktor shurres, ngjarjet enkan zhvilluar ne vitet 91-92, ku 2 here dokor shurra ka qen ne puhtet, perse nuk e arrestoi Idrizin ky salehu, kur ishte njehere president dhe nje here kur ishte kryeminitster, APO mos ishte dhe ky birrish, njelloj si ai nue kalaj, qe per cudi qenka edhe ky birrisha i Doktor shurres, po nga Prizreni, nga eshte edhe nue kalaj.
saleh, ti ke hallin e shkerdhenit tani se shuem shpejt do ta cojne ne haqpsane atje ku kercet suma.
Qelbesira e Tropojes, krokodili i shume vrasjeve, familja e kriminalizuar, kriminal baba e kriminel Zeni, kane perdorur gjithnje Shpeto Idrizet e Vjollca Brahot, per te arritur qellimet e tyre te vjedhjes, pushtetit dhe krimit. Shpeto Idrizi nje kurve e vogel pedeiste e filloi jarriereb e vjedhjes si mashtrues e doganier i PD, pastaj si nje kurve politike i nderroi te gjitha partite, dhe sot camet e dine mire se me ke kane te bejne.
Mjere ne ke kemi ne krye dhe na flasin per histori dhe moral. Mjere populli. Mjere femijet tane