Kush e la pa “kurorëzuar martesën” e Skënderbeut..?

Ornela

Nga  Naun  Kule*

 Ndonëse  brenda dhjetëditëshit të parë të prillit, për  “martesën” simbolike  të Skënderbeut  dhe Donikës së tij në Kaninë të Vlorës, është folur e shkruar    sa nuk përmbajnë as veprat e posaçme skënderbejane të cilat, përgjithësisht nuk qëndrojnë gjatë e as pohojnë njëlloj, për këtë ngjarje biografike të heroit tonë.

Në këto të folura, të shkruara dhe të përfolura, ka edhe autorë të cilët jo të gjithë janë njëlloj larg dhe afër të vërtetës. Madje, sidomos kur bëhet fjalë për investime shtetërore, për abuzime deri në disa milionë.

Por unë s’dua të flas për këtë pjesë të kësaj veprimtarie, për shkakun e thjeshtë se nuk e njoh. Në të vërtetë do dëshiroja ta besoj kryetarin e ishkomunës së Kaninës i cili, deklaroi se i gjithë festimi ishte vepër e bizneseve-banorë të  Kaninës. Në është vërtet kështu, bravo u qoftë!

Madje, përtej kësaj, unë mendoj se veprimtari të tilla, paçka mangësive dhe vshtirësive, jo në çdo rast janë një “budallallëk” siç shkruante dikush nga kritikët e ksaj veprimtarie. Dhe për këtë shkak, deputetin  Fate Velaj, do ta uroja për nismën, ndërmarrjen dhe realizimin e saj, pavarësisht  vërejtjeve.         Ngjarje të tilla, të futura në kalendarët e veprimtarive atdhetare të shoqatave dhe  pushtetit vendor, na bëjnë mirë sidomos në këtë kohë të “bjerrjes së atdhetarizmës”.Kësisoj do nxisja secilin deputet ose intelektual, të gjente  ngjarje  apo figura historike përbashkuese të merituara që na e rritin krenarinë kombëtare dhe meritojnë të publikohen e përcillen brezave.

Por me këto rreshta, tjetërkund e kam fjalën. Madje, jo tek ajo që u bë, por tek ajo që mbeti pa u bërë siç u planifikua,për të cilën u angazhuan dhe u investuan dhjetëra njerëz “dasmorë” të afërt e të largët, ardhur në Ardenicë  nga Tirana dhe Fieri, nga Lushnja, Rroskoveci e Patosi,  nga Semani e Divjaka, nga gjithë Myzeqeja, madje edhe me gra e fëmijë…

Të gjithë këta ardhës, u errën këtë ditë, e diel-22 prill, me sytë nga porta e madhe e manastirit… Ç’kishte ndodhur?

Rreth një javë para këtij festimi në Kaninë, kryetarin e Shoqatës “Myzeqeja” e njoftoi Ministria e Kulturës se po organizohet “martesa” e Skënderbeut në Kaninë, nën përkujdesjen e deputetit vlonjat, F.Velaj.

Ministria sugjeronte koordinimin e veprimtarive kulturore mes “dasmës” simbolike në Kaninë dhe “kurorëzimit” të kësaj martese në Ardenicë.

Kjo, edhe për arësyen e njohur se Shoqata A.K.”Myzeqeja” që prej 12 vjetësh në të shtunën e fundit të prillit të çdo viti, organizon festimin e kurorëzimit  të Sknderbeut me princeshën Donika në këtë manastir (26 prill, 1451),  festim të cilin e kemi bërë edhe me  sponsorizim të Ministrisë së Kulturës.

Për këtë qëllim u dakortësuam me koordinatorin e “dasmës” në Kaninë duke saktësuar që sapo të përfundonte  ceremonia në Kaninë, “krushqit” dhe “çifti” do niseshin ta kurorëzonin martesën e tyre, pikërisht atje ku e bënë në martesën e parë, më 26 prill, 1451; në manastirin e Ardenicës.

Kureshtja dhe interesi shtohej  pasi bashkë me “dasmorët” vlonjatë, udhëtonin edhe mbi 50 “dasmorë” arbëreshë, të ardhur enkas për këto dy  ngjarje të përkujtuara në vitin e heroit tonë kombëtar.

“Dasmorët” myzeqarë të  Ardenicës u ngjitën tufë-tufë dhe nuk u lodhën së prituri deri në mugun e kësaj dite…Mirëpo…?

Telefonatave tona nga Ardenica nuk po i përgjigjej më as deputeti Velaj,as sekretarët (?!) e tij, nga të cilët, nuk merrej vesh as nisja, as vendi ku gjendeshin “krushqit” në udhëtimin drejt Ardenicës.  Ardhësve në  Ardenicë zuri t’u shterohej durimi, ndonse prifti i manastirit Papa Dhimitri dhe të zotët e shtëpisë këtu, i siguronin se “pikërisht vet deputeti Velaj, erdhi këtu para pak ditësh  dhe na kërkoi të bëheshim gati, të përgatisnim mjedisin, hyrjen dhe kishën që të nderoheshim para  çiftit princëror Skënderbe-Donika e dhjetra dasmorëve  që  do kurorëzonin këtu martesën e bërë në  Kaninë…”

Gjithësesi, dita po sosej dhe në portën  e lashtë të manastirit nuk po dukej as nuse e dhndër, as krushq…”Dasmorëve” këtu u mbetën ndër duar, kurorat e thurura me degë e gjethe ulliri… Telefonatat e përsëritura, s’kishin më përgjigje…!

Të vetmit ardhës, nëse…?, ishte një grup i vogël i Shoqatës “Foleja kombëtare e shqiptarëve” e kryesuar nga veprimtarja e njohur  zonja Elida Jorgoni e cila, na njoftoi trishtueshëm se dasmorët arbëreshë dhe vlonjatë me koordinatorin-deputet, ikën për në Tiranë, pa begenisur të  kthenin 300-400 metra më tej, drejt Ardenicës.

Kësisoj nuk sajdisën as veprimtarinë atdhetare që vet e planifikuan, as ardhësit e shumtë që i pritën për disa orë  këtu, në këtë ballkon të bukur të Myzeqesë të cilën, e shpërfillën pa asnjë shkak të njohur. Për pasojë, edhe festimi  apo “dasma” në Kaninë, nuk mund të quhet e plotë, sidomos për vëllezërit tanë arbëreshë që udhëtuan qindra kilometra.

Sidoqoftë, “dasmorët” myzeqarë, kanë përvojën e më shumë se një dekade, që festojnë këtu, tek ngjiten e zbresin në këtë tempull arkitekturor të Ardenicës, edhe kur në Kaninë e gjetkë, ende s’e kishin kujtuar e festuar  martesën dhe kurorëzimin e kësaj ngjarjeje me rrezatim kombëtar  për  heroin tonë. Shoqata A.K. “Myzeqeja” ka mbi 12 vjet që  i njeh myzeqarët dhe jo vetëm ata, me këtë  fragment të historisë së “Motmotit të madh”,  me lavdinë e Arbërisë skenderbejane. Dhe e  shtron “Sofrën e Ardenicës” në  festimin e përvitshëm  të çdo fundprilli, për cilindo që do ta njoh historinë bashkë me bukuritë pranverore që ofron ky ballkon i mrekullueshm i Myzeqesë,  kjo  “Qershia mbi tortë” siç e thotë njera nga këngët kushtuar kurorzimit të  Sknderbeut këtu, kënduar  bukur nga çifti Pamela-Kashari e cila, na kujton se pavarësisht merakut  dhe shpërfilljes së  “lavdidashësve”, Ardenica, me historinë e saj të lashtë  dhe të re, është këtu dhe fton këdo:

“…Hapur portat pret dasmorët/ Skënderbeun me kalë të bardhë;

       Me Donikën, luleborë/  Mes dasmorëve myzeqarë…”

*Kryetar i Shoqatës”Myzeqeja”

Share This Article
11 Comments
  • Pa tjeter,oNaun, ” Skenderbeu” do te ket mar teseren e PPSH e eshte bere komunist. Duke u bere komunist nuk ka pranuar te vere kurore te prifti. Po interesohu a ka bere cilibrimin ne Bashkine e Tiranes,apo ne Vlore,se per ndryshe do te denohet. Mos u merzit se edhe JU kete orjentim kini dhene kur ishit ne institucionet e PPSH. Ua paska lene ngrhur.

  • Kur HISTORIA kalon nga specialistet shkencetare,tek vulgu katundar,fillojne shtremberimet,teprimet.Keshtu ndodhte edhe me te denuarit e Partise ne Tirane,kur dergoheshin ne baze vlonte dajaku fshatce,Armik,agjent,spiun,rreaksion!!!!Edhe ne qoftese partia ne qender nuk i kishte permendur keto fjale.!A te keqen cfare te punon llumi ne baze!!
    Keshtu po ndodh edhe me pasionin e Fate Velajt per dasmen e Skenderbeut ne Kanine dhe kembenguljen e Naun Kules per kurorezimin e marteses se Skenderbeut ne Ardenice.Fate Velaj dhe Naun Kule jane dy fshatare pasionante,qe duan te ngrene lart vlerat e krahinave te tyre duke u nisur nga lloqe te degjuara diku si per kuriozitet,dhe jo nga fakte historike te vertetuar shkencerisht.Per princin e Sopotit,Polisit,Shpatit,Gjergj Arianit Komneni jane shkruar shume,por do te vecoj dy monografi shkencore.Ajo e shkruar nga Franc Babinger,Dhe studimi i prof.Dhimiter Shuteriqit.Per heroin kombetar Gjergj Kastrioti sigurisht qe ka shume vepra,monografi,studime.Studiuesit e sotem le te zhvillojne NJE KONSULTE SHKENCORE,a jane zhvilluar dasma e Skenderbeut ne Kanine dhe Kurorezimi i dasmes ne Ardenice?Sepse ka studime qe vertetojne se Martesa e Skenderbeut u kurorezua ne katedralen e Drishtit nga Pal Engjelli,disa te tjere pretendojne ne Mirdite,Kruje,Lac,Lezhe etj.
    Mos ja veme kuroren Skenderbeut,pa e vene Ai vete.

  • ne fshatin Drobonik qe e merr Berati, atje u be dasma midis princit te Kastrioteve dhe Donikes.

  • Me duket jo shume e rendesishme te behen aktivitete per nje dasem, mbasi eshte me normale te behen per ngjarje me domethenese te tjera si kujtimi i betejave kryesore me turqit ose mbledhja ku u be beselidhja e shqiptareve e ndonje tjeter qe ka kuptim me shume atdhetar se sa nje aheng. Nuk jam historian qe te flas me hollesi dhe me pergjegjesi , por une e di se Gjergj Arianiti, babai i Donikes ishte nga Shpati, ndersa kanina eshte cpikur kot si keshtjella e tij. Po te kemi parasysh historine, ne e dime se para se te vinte Skenderbeu ne Kruje, Gjergj Arianiti beri dy beteja te medha me Turqit ne luginen e Shkumbinit, gje qe te ben te mendosh se qe andej ishte, Me duket se tani dalin shume njerez dhe mundohen ta bejne Skenderbeun kush e kush te tijin per tu mburrur. Bile disa mburren aq me naivitet edhe per martesen e princit qorr dhe plak te Serbise me Angjelinen, motren e Arianitit. Pare me seriozisht kjo perben nje turp dhe tregon se deri sa Gjergj Arianiti i jep nje vajze te re dhe te bukur nje plaku te verber ose ka qene pa vlera fare ose ai ka qene vasal i serbeve. Ne e dime se ne gjysmen e dyte te shekullit te XIV Arberia ishte nen sundimin serb te Stefan Dushanit dhe deri sa princat tane kane ruajtur zoterimet ata kane pranuar vasalitetin serb. Edhe fakti qe ne kete kohe eshte cfaqur per here te pare principata e Gjon kastriotit te le te kuptosh se ajo eshte krijuar nen kujdestarine serbe. Shume fakte te tjera si emrat sllave te femijeve te Gjonit, emri i gruas se tij, mbeshtetja dhe mbrojtja e hapur qe i beri Gjergj Arianiti Skenderbeut, mos perkrahja nga disa princer te tjere te lene te kuptosh per ndikimin serb. Keto jane dyshime te miat dhe ndoshta te ndonje tjetri, por mund te mos jete keshtu. Per Skenderbeun duhet te hapen arkivat e Kohes dhe sidomos ato turke qe patjetr duhet te kene te dhena reale dhe mos te merremi me tregime ose romane se ato nuk na kane dhene ndonje gje deri sa sot akoma ka shume paqartesi. Ne se ne arkivat turke ose perendimore nuk eshte shkruar per Skenderbeun, atehere ai nuk ka qene persenazh i rendesishem i kohes dhe kjo duhet zgjidhur nga studiueset dhe historianet. Une shpresoj se ka dokumenta arkivore mbi te cilat duhet ngritur nje histori me e argumentuar. Po e marrin ne dore njerez komplet te paditur qe duan te bien ne sy te tille si Fate injoranti. Zor se mund te gjesh nje njeri te tille si ai. Mburresh qe Angjelina ishte robine e dhene nga i vellai i saj tek nje plak i verber. Nuk ka poshterim me te madh qe ti besh nje njeriu, por ja qe del nje naiv i paditur qe e ka per nder, mburret dhe shkon ne Serbi e thote ajo eshte nga fshati im. Te vjen per te qeshur dhe per te qare kur shikon sot disa injorante te ketij kallepi perfaqesojne ne parlament te gjitha partite politike. Mua do me vinte turp ta kisha afer kete lolon dhe disa te tjere si ai, kurse keta kryetaret e partive tona i kane ne listat e te mencerve. Polisi dhe Sopoti kane kenge te vjetra per Gjergj Arianitin,qe i kendojne edhe sot, kurse keta injorantet thone eshte nga Kanina. Po le te na thone tekstin e ndonje kenge te zones se Kanines dhe le te na e kendojne se atehere do te bindemi edhe ne e do tu themi atyre shpatarakeve qe ata paraardhesit tuaj kane qene njerez te ligj qe i kendonin nje kryezoti qe nuk ishte i tyre.Nuk eshte vendi ketu dhe nuk kam shume kohe ne dispozicion po do tu tregoja ketu edhe kenget edhe gojedhenat per Gjergj Arianitin nga zona e Shpatit. Megjithate ju mund ti gjeni ato vet se mendoj se jane ne tekstet folklorike.

  • “nuk jam historian ” “eshte shpikur kot” Angjelina e re e bukur ” “serbi plak qorr ”
    ” Keta injorantet tane ” “nuk kam kohe ”
    “Kanina s’ka qene e Arianitit

  • Gjergj Kastrioti edhe mund te jete ba ashtu sic thuani ju 9 vjec e muaren peng.Kur u kthye beri ritet katolike ku e njohu gjith Europa.Po ju ngelet turkushak ter jetenShko more meturin turke e te pastrohet vendi.

  • …GJERGJI I MADH, eshte kurorezuar ne martese , ne Katedralin e Danjes (Vau i Dejes), nga Ipeshkvi dhe prifti personal i Principates se tij ,Pal Engjelli,…kjo sipas dokumentave kishtare Venedikase dhe te Vatikanit…Perpjekjet per ta paraqitur HEROIN me origjine kombetare dhe fetare si sllavo-ortodoks, jane thjesht, ..ANTI-SHQIPTARE…!!!……

  • …GJERGJI I MADH, eshte kurorezuar ne martese , ne Katedralin e Danjes (Vau i Dejes), nga Ipeshkvi dhe prifti personal i Principates se tij ,Pal Engjelli,…kjo sipas dokumentave kishtare Venedikase dhe te Vatikanit…Perpjekjet per ta paraqitur HEROIN me origjine kombetare dhe fetare si sllavo-ortodoks, jane thjesht, ..ANTI-SHQIPTARE…!!!……..

  • Te gjithe duan qe ta privatizojne dhe martesen e Skenderbeut, meqense aty politika shqiptare idiote e djeshme dhe e sotme sikur gjen pengesa, por ka nje logjike dhe nje rrjedhe mbi martesen dhe celebrimin e marteses se Donikes me Gjergjin. Une nuk do te spjegoj sepse per kete probleme kam shkruar disa fakte me emra qe i ulurijne kujdo ne vesh apo i erresojne syte kur i shikon objektet dhe ndokush filloi zakonin e baltes shpirtekeqe duke shkruar prej injorantesh qe sot nuk jane te pakte. Megjithate as Ardenica dhe as Vau Dejes nuk ma mbushin mendjen qe te jete bere kjo ceremoni, ne qoftese rruga e dasmes ka qene drejte Beratit dhe mund tu a pershkruaja une me emra sot se ku ka kaluar e çfare ka bere, pa lexuar arshiva, pa lexuar dokumenta, pa pyetur asnje njeri; vetem me emrat dhe toponimet qe kane ngelur ne ato vende qe s’ka njeri ti veje ne dyshim, se s’kane emer tjeter dhe banoret ashtu u flasin sot. E per ti vertetuar pastaj duhet pyetur njerezit e atyre trevave qe banojne atje: si e ka emrin kjo are? Si e ka emrin kjo pjese e lumit? Si e ka emrin kjo kodra etj? Dhe emrat do te jene te Skenderbeut. Por me çudit se si as nje historian apo edhe keta arkiteket e zbulimeve nuk e kane pershkruar kete rruge ne ndonje shkrim te tyre ! Pastaj shkojne ne Vatikan e e kerkojne kur e kane midis tyre ! Nje çudi, por edhe nje injorim qe i behet te vertetes, ndoshta me qellimin e ekonomise tregut! E, ç’na beri kjo ekonomi e tregut ! Po hame shume volum e aspak ate qe te jep natyra dhe shumica jane bere me semundje zemre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *