FAQJA E PARË: Kush e mbron dhe pse Ministrin e Gërdecit? A do mundet Drejtësia e Re të lehtësojë sadopak dhimbjen e viktimave të 30 viteve padrejtësi?

redaktor

Nga Jorgo Mandili

Botuar në DITA

E vërteta rreth Gërdecit është e njohur dhe lebetitëse. Ndaj vendimi i para dy ditëve për ish-ministrin e Gërdecit ka shkaktuar rëndesë dhe shqetësim.

Opinioni publik ka pritur me të drejtë që një njeri ordiner dhe krejtësisht të papërgjegjshëm si Fatmir Mediun, të mos mundet më ta mbrojë as imuniteti i deputetit dhe as gjykatësit e korruptuar. Sepse pikërisht prej veprimeve të tilla të Drejtësisë si ky me Mediun e Gërdecit, ne kemi sot të plotfuqishëm me mendje të shkurtër por me duar të gjata, të cilët janë të kudondodhur gjatë vendimmarrjeve, thuajse në të gjitha fushat e jetës.

Megjithëse ka pasur dhe ende ka shumë të ngjashëm djathtas e majtas, para e prapa, ky ish i dënuar me emër të ndryshuar merret si shembull për të analizuar pasojat e tmerrshme që korrupsioni ka sjellë në shoqërinë shqiptare për 30 vitet e fundit. Ai është një model i korrupsionit tonë shtetëror, ADN-ja e të keqes sonë.

Aktualisht metastazat e korrupsionit tonë janë përhapur në tre nivele: Korrupsioni i madh i referohet keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga niveli i lartë i pushtetit për përfitim të disave në dëm të shoqërisë, (përfitimet që vijnë nga tenderët me prokurim publik, shitja e aseteve shtetërore, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe përfitimet nga kontratat publike.) Nuk ka nevojë të zgjatem se për kompanitë e mëdha dhe korporatat, klientë të qeverive, që kalojnë sa majtas djathtas e anasjelltas si lavjerrësa pa fërkim, faktet janë sheshit.

Korrupsioni i vogël i referohet keqpërdorimit të përditshëm të pozitës zyrtare nga zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të ulët të pushtetit në ndërveprimin e tyre me qytetarë të cilët në qasjen e tyre në shërbime publike sikurse shkolla, universitete, spitale, zyra të administratës, polici dhe gjykata u kërkohet të paguajnë mito në këmbim të shërbimit.

Por, ka edhe një lloj korrupsioni, që mund të quhet i ligjshëm, legal! Në këtë korrupsion të ligjshëm, legal bëjnë pjesë privilegjet e ndryshme që kryetarët e ndryshëm, më së pari ata të partive e qeverive, i krijojnë vetes e, pastaj, edhe disa të tjerëve: ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, sekretarëve e sekretareshave, drejtorëve, bordexhinjve e sa të tjerëve. Rrogat e tyre palejueshëm të larta, si të mos ishte Shqipëria, e varfër siç është; lensionet e posaçme palejueshëm të larta të të gjithë këtyre zyrtarëve; ushtrimi i disa punëve njëkohësisht; pjesëmarrja në disa këshilla drejtues njëkohësisht, madje kryerja e punëve në disa prej tyre jo vetjakisht po përmes asistentëve; sigurimi i titujve të ndryshëm në bazë të konfliktit të interesit! E shumë të tjera si këto…

Faqja e parë DITA, 29 korrik 2021

Mos vallë janë më të zgjuar e më të mençur se pjesa tjetër këta? Mos vallë kanë dhunti të veçanta “hyjnore” që të bëhen “sheikë” brenda një kohe të shkurtër e të kryejnë krime të përbindshme? Jo! Asnjë nga këto dhunti nuk disponojnë! Çelësi magjik i tyre është se ata kanë patur dhe kanë mbrojtjen e drejtësisë së korruptuar dhe të shtetit të kapur.

Kjo situatë e rëndë gjeneron një ndjenjë të vazhdueshme zhgënjimi dhe dëshpërimi në popullatë, të cilën po e përjetojmë çdo ditë. Varfëria thellohet, besimi tek autoritetet politike dhe institucionale dobësohet, shpresa për një përmirësim të mëtejshëm të mirëqenies po zbehet, shpopullimi nuk ndalet.

Ndërkaq të fortët përjetojnë luksokracinë e tyre të paligjshme, pasuri që Drejtësia e Re duhet t’ia rikthejë atyre që e kanë krijuar – shumicës që punon e rropatet, por vidhet, mashtrohet, vritet, nëpërkëmbet nga këta gangsterë të korrupsionit shtetëror.

Pasojat, që do t’i përmendim më poshtë e që përbëjnë “Dosje të gjalla” të korrupsionit shtetëror duhet të jenë prioritet i hetimit nga SPAK E BKH, nëse kuptojnë rrezikshmërinë që paraqesin deri edhe tek ekzistenca jonë si shoqëri dhe si komb.

Ja një Dosje për Drejtësinë e Re – ajo e pronave që ka shkaktuar mijëra viktima. Nëse ajo nuk zgjidhet, perspektiva e zhvillimit dhe progresit të vendit mbetet e zymtë. Asnjë mëshirë nuk duhet të ketë për “gangsterët e pronave”. E njëjta gjë është bërë edhe me arsimin. Barbari! Si në atë parauniversitar, por sidomos në atë universitar.

Nëse korrupsioni me pronat çon në ulje të investimeve të kapitaleve të mëdhenj dhe për pasojë në frenim të zhvillimit të vendit , korrupsioni në arsimin publik e privat e sidomos në universitete është fatal për shterimin e burimeve intelektuale të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe të atrofizimit të kësaj shoqërie.

Arsyeja? Vetëm për të sunduar përjetë disa të mësuar tashmë me pushtetin dhe paranë e lehtë. Një popull i paditur sundohet dhe skllavërohet lehtë. Prandaj dhe Shqiperia ka “shteruar” nga burimet intelektuale sepse asnjë strategji arsimore e saj nuk iu është përgjigjur në mënyrë adekuate ndryshimeve apo përshtatjes së shoqërisë për t’i transformuar individët standardë, potencialisht kontingjente turmash të politikës, në individë të lirë e krijues, qytetarë të dobishëm për shoqërinë dhe progresin e saj.

Në këtë kontekst korrupsioni në arsim duhet të merret nga drejtësia e re me seriozitetin më të madh, jo si një problem parash për të dënuar pedagogë e profesorë, por si mekanizëm për të dekurajuar “gangsterët akademikë” të rrezikshëm të shoqërisë. Ky duhet të ndëshkohet më rëndë se në çdo lloj korrupsioni tjetër.

U ndalëm në këto dy llojesh korrupsioni për faktin se ato lidhen me dy lloj investimesh – financiare e intelektuale që janë ekzistenciale për vetë shoqërinë. Pa të ardhura moralisht të justifikuara dhe pa intelekt shoqëria shkon në dreq, në vdekje të ngadalshme. Drejtësia e Re duhet t’u punojë fort dhe përditë për të frenuar korruptimin e pronave dhe të dijes.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës; tashmë e kanë shumë vështirë të besojnë tek ndryshimi. Po a ka dritë në fund të këtij tuneli ferri të korrupsionit shtetëror, të kthyer në fatalitet për Demokracinë tonë? Sigurisht që ka, nëse ekziston vullneti politik dhe “barra e provës”, veçanërisht për drejtësinë e re që nuk është kapur nga të “fortët”.

Edhe vende të tjera e kanë kaluar këtë situatë. Ka shembuj nga ku duhet të mësojmë. Në Singapor, psh, i cili ka pasur një problem të madh me korrupsionin, në vend se prokurorët të provojnë fajësinë e të korruptuarve, ata kanë bartur barrën e provës tek të akuzuarit. Këta të fundit duhet të provojnë se si e kanë fituar pasurinë e tyre në mënyrë të ligjshme, qoftë edhe jashtë Singaporit.

Një praktikë e tillë do të mundësonte edhe tek ne, hetime të shpejta dhe efikase për ata që u pasuruan shumë dhe shpejt. Politikanë, nëpunës api biznesmenë që nga persona të thjeshtë u bënë milionerë brenda natës, duhet ta dëshmojnë se si e krijuan këtë pasuri në një kohë kaq të shkurtër. Ka edhe përvoja të tjera në disa vende, ku me ligj, nëse zyrtarët fajësohen për rryshfet humbasin të drejtën e pensionit dhe të drejta të tjera speciale që u njeh ligji.

Po presim dhe po shpresojmë te dretësia e re. Lehtësojuani sadopak dhimbjet mijëra viktimave të kësaj katrahure. Xhelatët na sfidojnë përditë; është pikërisht momenti t’i jepet fund feudo-demokracisë!

—-

Botuar sot si kopertinë e DITA. Një version më i plotë mund të lexohet në DITA print

Share This Article
36 Comments
  • Shkrim shume i mire. Fatmir Mediu vertet eshte ordiner dhe injorant. Sigurisht qe ai nuk e ka dashur ti ndodhe shperthimi, por pas kesaj ngjarje duhet te kish kerkuar 100 here falje publike dhe te zhdukej ne fund te botes, e jo te behej deputet. Kjo tregon qe eshte jo vetem hajdut, po dhe maskara. Ne burg te veje PLERa

    • Pra Z Mandili KUSH PO E MBRON MEDIUN????
      Artikull i gjate , por kete pergjigje nuk e morrem se kush po e mbron me emer e mbiemer>>

      Rama e perdori tragjedine e Gerdecit per ta detyruar Berishen te aprovonte ligjin e ri zgjedhor , qe I garantonte kontrollin e plote mbi PS , PRA AI SHITI VENDOSJEN E DREJTESISE , PER CA INTERESA PERSONALE , kjo eshte nje nga vetite me te paskrupullta te PUSHTetareve tane qe per ca interesa meskine jane gati te mbyllin syte ndaj krimeve ( JA NJE NGA MBROJTESIT E MEDIUT AI ESHTE Z.RAMA)
      Te tjere mbrojtes jane pa fund kryesori eshte Sala dhe familja e tij biologjike

      Per arsimin mungon deshira e klases politike te cilet me te drejte e shohin nje mire arsimim si armikun e statuskuose qe ata gezojne , problem eshte se brezi I ri I arsimtareve po pranohen ne universitete me note mesatare shume te ulet dhe kjo do te sjelle pasoja katastrofike per brezat e ardhshem , sepse nese arsimtaret do te jene te pa pregatitur dhe me intelekt te ulet kete do ta percjellin me siguri tek nxenesit e tyre , qe ketu duhet te filloje reforma ne arsim dhe sidomos duhen stimuj material per ata student qe do te pranojne deget e shkencave te natyres te cilat jane baza e arsimimit cilesor
      Persa I perket prones , PUSHT etaret tane sa kohe qe nuk kane frike nga ndeshkimi I drejtesise , NUK KANE PER TA ZGJIDHUR KURRE , sepse aty ata kane eldoradon e tyre , meqe shumica e tyre jane thjesht ish bythegrisur dhe nuk kane c te trashegojne nga te paret e tyre , duke I telendisur ISHpronaret e shkrete neper dyert e gjykatave dhe duke I damkosur perjetesisht me parashtesen ISH
      Z Mandili , ne masat antikorrupsion duhen me drastike se ato qe propozoni ju me poshte , ju shkruani se :
      Ka edhe përvoja të tjera në disa vende, ku me ligj, nëse zyrtarët fajësohen për rryshfet humbasin të drejtën e pensionit dhe të drejta të tjera speciale që u njeh ligji.

      —–Per kete do te ishte me mire te sekuestrohej pasuria dhe te hiqej e drejta e ushtrimit te profesionit , pa per pensionet pushtetaret e korruptuar nuk e kane problem nese ju hiqet ne krahasim me miljardat qe kane pervetesuar
      Ndersa per ata qe shkruani me poshte se :
      Në Singapor, psh, i cili ka pasur një problem të madh me korrupsionin, në vend se prokurorët të provojnë fajësinë e të korruptuarve, ata kanë bartur barrën e provës tek të akuzuarit

      —— U aplikua edhe tek ne me OFL e fameshme , por rezultati ishte qesharak , pra ligjet I kemi te mira , POR MUNGON VULLNETI ( SIDOMOS AI POLITIK) dhe kjo ben do te beje qe thjesht te behet pak show mediatik per konsum te brendeshem

  • Ky Mediu do te behet deputet pas kesaj ngjarje te rende. Maskara burre. Nga qe nuk e ze gjumi naten se i dalin ne ender viktimat e tije fle me Elin qe ta ngushelloje. Qe ti heqi fiken. Pis njei

  • Pyetja e pare – Kush po e mbron dhe pse Ministrin e Gerdecit?
    Po e mbron pushteti qe keto 8 vjet ka kthyer ne Gerdec ekonomine e Shqiperise. Po e mbrojne jo se i dhimbset, por qe te fshihen pas tij.
    Pyetje e dyte – A do mundet Drejtesia e Re ….
    Drejtesia e Re? Ajo po i bie Tam-Tameve prej kaq kohesh per nje Celular e nje arke peshk por nuk ka as mandat as force te hape ceshtje te te paktin njerit nga ato 70% tenderat me shkelje qe thote serbes vete Shtatmadhnia e tij Rama i Pare.

  • Une habitem se si shpresohet humanizem ne sistemin kapitalist!?Po a nuk e keni mesuar ju nga veprat e shokut Enver se ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk!
    Jo me larg se sot ne Lushnje qe ne mengjez…

    Dje..pardje..vitin e kaluar…tridhjet vjet bla!bla!bla!.. Drejtesi…Tall trapin Saliu e Mediu!Luli e Edi ….

  • Ata qe permendni Ju jane ne Liste per ne Reç,, Por, Por perpara tyre jane ata qe kane sunduar keto 8 vitet e fundit. Me Kodin e ri Penal Mediu nuk shpeton sepse nuk parashkrohen krimet e renda qe jane kryer keto 20 vitet e fundit. Sigurisht Gerdeci dhe 21 janari jane perpara si krime sepsr jane vrare njerez, e vetem pas tyre jane PPP… KCK..Beketerat e te tjera vjedhje.
    Lista dihet e ata duhen thirur njeheresh te gjithe te Saliut e te Jorgo mandilit me shoke.

  • Jam plotesisht dakord me analize tuaj.jane keto shkelet.Ndaj dhe nuk besoj fare te ky paloveting.Jane po ata gjukates e prokurore te ketyre 30 viteve.Po tu hysh mire nuk gjen nje ,ose me mire jane te ralle ata qe i kane vene vehtes mision drejtesine.Merrni nje peshk,viheni ne tigan.nga te gjitha anet ta kthesh,i skuqur (vetingosur)ose jo,po peshku eshte. I madh ose i vogel peshk eshte.Shpesh shoh shkrimet e nje Nastradini qe quhet kreshnik spahiu.E “lufton”drejtesine e korruptuar me “ashpersi” te madhe.por ,a nuk eshte ai “rektori i universitetit te plepave”qe prodhoi keta gjukates e prokurore ,te cilet jane bere shembull i korrupsionit ne drejtesi?A nuk eshte ky ish nenkryetar i KLDqe emeroi ne detyra gjukates te korruptuar dhe te paafte qe instaluan sistemi kck?A mund ti dihet bere ketij sharlatani qe ndot flamurin kuq e zi.Eshte nje nga peshqit e medhej te korrupsionit.E them kete shembull,sic mund te them per Kriminelin Fatmir Mehdiu,sali Berisha,te korruptuarit Meta kryemadhi me gjithe femije.Populli thote”dardha bije ben dardhe”Lexova se eshte ndaluar nga policine Azem Hajdari junior.Besnik ne gjurmet e babait dhe te mamit.Rrugezgjidhja?Me kete sistem drejtesie jo.populli ne rruge ,ti fshije nga faqja e dheut.

  • Merreni gjithmon me te kaluaren, pyetja eshte cfare po ben SPAKu me Ramen?

    Ska kuptim te denohet nje politikan me 2 vite burg mbas 30-40 vitesh.

    Kush kupton Greqisht te ndjeki kete video cfare po ben Rama me Pfizer
    youtube. com /watch?v=WPzZZG2F0xk

    • Ky Detari yne plot me mencuri na mer ne mbrojtje Mediun nga qe e shqeteson Rama me te vertetat”.O Detar” Fatmir Mediu e ka VENDIN ne BURG se ka VRARE njerez ,qytetare,nevojtare te pafajshem.

      • cfare kuptimi ka te denohet tjetri mbas 30-40 vitesh vetem me 2-3 vite burgim?
        Po kalon nje shekuj nga komunizmi, Saliu eshte duke vdekur dhe ne akoma presim te gjykohet nje dite…
        E njejta gje do perseritet dhe me qeverisjen e Rames, do bjeri dhe mbas 20-30 vitesh do enderrojme te burgoset per cfare po ben tani kurse koha kalon hajdutet politikan jetojne populli merret me saliun.

  • E thjeshte per tu kuptuar dhe kane frike tja permendin emrin ambasades amerikane ,thjesht mediu eshte agjent i amerikes ose sherbetor i devotshem prandaj dhe ambsada nuk ndihet kur bjen fjala per mediun , Tregtia e armeve u be me urdher nga lart shum lart

  • DITA: Analiza e J.Mandilit është si gjithmon e saktë.Shkrimet e Tij,B.Islamit,V.Malajt,Ben Dukës,F.Tarifës,etj e zbukurojnë DITËN që mezi presim ta lexojmë Atë dhe vetëm Atë.
    -Por,Z.Mandili vepron si KOMISARËT E DIKURSHËM QË PROPAGANDONIN VETËM SHËMBUJT POZITIV.
    -Unë si ish komandant e Kolonel duhet ti heq koren plagës që kullon QELB në 30 vite:
    1.KUSH E MBRON FATMIR M. GËRDECIN:
    -Është i njëjti personazh SB-kafshë pas 21 janarit(sipas F.Nanos),pasi Mediu ishte Ministri tij i mbrojtjes dhe MENAXHER DJALI i tij ZENI.Po shkoi Mediu në H/ REÇ.. do shkoi edhe ZENI,BUMÇI,GJITHË KUPOLA E M.MBROJTJES DHE PSE JO TË VET S.BERISHËS QË KA FIRMOSUR V/KM.Dhe dëshmitar do të jetë edhe LUAN HOXHA,ish Shefi Shtabit Përgjithshëm që ka ikur në Amerikë nga frika e Sb.
    -Duhet të dali edhe vrasja e K.TREBICKËS në mes të sheshit në Leskovik që dihet mirë kush e vrau.Ashtu si A.Hajdarin,S.Olldashin,etj.Në PD duhet të bjerë TËRMET 10 BALLË.
    2.PSE GËRDECI: Është HIROSHIMA në periferi të Tiranës,ku me KORRUPSIONIN galopant janë implikuarë shumë njërz dhe shumë shtete.Amerika e dënoi DIVEROLIN e vetë 4 vjet burg,Për ZENIN mikun e tij u bë libër dhe filmë ” Qënt e rrugës” dhe Zeni breth nëpër botë për qejf me dashnoret,pasi me € dhe $ fshi prapanicën në hotelet e Dubait,etj.SPAK+GJKKO DUHET TË FILLOI NGA ZENI DHE ARGITA.Mandej Sb bje vetë nga kali HITLERIAN.
    3.A DO MERRET DREJTËSIA:JO,JO,JO:
    -Një nga krimet që DASH i ka evidentuarë Sb non grara është..”Ka penguarë DREJTËSINË”..! Ne dimë se Sb,Im kanë 5 vjet që kanë bërë çështë e mundur të sabotojnë Drejtësin,ku vetingun e drejtojnë SHBA+BE dhe nuk po ja dalin dotë,pasi në Shqipëri nuk zbatohen ligjet por Maliqët.
    4.SPAK,GJKKO,etj janë e njëjta Bajgë Derri e kapur nga Sb,Im që në 92 me KLD-të e tyre dhe veprojnë me TELEFONIN SEKRET TË SB SI AGJENT I SHUMFISHT Shqipëtar pas H.Kapos,UDB,FRANCEZ,ASFALISË,KGB e pse jo të FBI,Ku tashmë që Sb u doli KRIMBË PLEHU..e flakën.
    -Tashmë DREJTËSIA E RE ME XHAKETA TË VJETRA MEGJITHSE DREJTOHET NGA SHBA+BE..nuk do arrestoi asnjë peshk të madh si MEDIU Hale Atë i PD për vota.As Salianin e dosjes Babale i dënuarë dhe doli deputet.As Xhelal MËZI që u dënua për korrupsion dhe militantët e PD kërcyenë në Gjykatë dhe e nxorën jashtë dhe ky nga Dibra deklaroi se..do ua bëjmë si në ELBASAN..As ish KryeBashkiaku Lezhës që vodhi tokat,Rërën dhe Detin në Lezhë dhe gjykata nën presionin e militantëve të PD e la të lirë.
    -Ka shumë shëmbuj uluritës që populli nuk ka më besim se mund të bëhet drejtësi ndonjëherë.
    5-Gojët e liga thonë se..deri sa të hapen negociatat nuk do ketë arrestime nga OPOZITA e sotme,Pasi Sb me porosi të PPE.. i nxjerr përsëri deputetët nga Kuvëndi dhe fillon destabilizimin në interes të agjenturave të huaja.
    6.Si pesionist më vjen keq që nuk do të shohë në vëndin tim një DREJTËSI TË RE E TË MIRË PËR POPULLINNTIM.
    -Më vjen keq që NËNAT SHAMIZEZA TË GËRDECIT,21 JANARIT,97,98,OTRANTOS,HAKLAJVE,etj,do ju ngelet LOTI I PA THARË NË SY.
    -MË VJEN KEQ QË PASURIA E 45 VITEVE PREJ 350 MILD.$ U PËRVETSYANË NGA LUKUNIA QEVERITARE,PUSHTETARE,MILITARE,GANGËSTERVE TË DREJTËSISË DHE POPULLI NGELI ME PESION 70-100 MIJ LV.
    -Nëse një HIROSHIM si Ajo e Gërdecit tonë nuk ndodh mbi të korruptuarit e shekullit 20,21 të çdo krahu politikë që nga 1992,pa ju sekuestruarë pasuria..nuk do prëhem i qetë te SHARRA IME,NË QYTETIN TIM.
    -FLM DITA,J.M

  • Ceshtja e Gerdecit do te mbetet faqeve te gazetave se nuk jemi budallenj ta dergojme ne dyer gjykate se pastaj do te duhet se pari te hetohet KUSH E SHKAKTOI SHPERTHIMIN ne ate 15 mars 2008 dite e shtune kur dihet mire qe ne fabriken e demontimit ne Gerdec nuk po punohej.
    Dhe do dilnin pastaj dhe se kush u hodhen perpjete nga gezimi i shperthimit etj, etj, angari qe do na kushtonin shtrenjte e do benim autogol ne porten tone.

  • Keta te vrasin dhe pastaj bejne si burra te mire, qe mendojne per popullin. Po qe drejtesia nuk i jep denimin e duhur ketije kollovarit te kengeve korçare ata njerez qe kane humbur te afermit e tyre duhet ta vendosin vete drejtesine! E ne do themi- u qerua dhe nje bajge

  • Krimi mbetet KRIM,prandaj duhet te denohet me rreptesi per te qene Shembell dhe per kriminelet e tjere.Fatke Trafikanti ne cdo detyre ka reflektuar shperdorime te Fondeve Publike ,te pronave publike .me kujtohet ka qene nje punonjes i Ministrise se Mjedisit ,dha doreheqjen se u urdherua nga Medi Krimineli te digjte nje pyll ne nje Park Kombetar ,ne menyre qe ta pronesonte nje Bisnesmen qe e kishte ndihmuar ne Fushate elektorale.Bema e ketij edepsezi nuk kane te mbaruar .Duhet te denohen dhe Gjyqtaret qe po e vonojne Gjykimin.Nuk ka ma Me Prit.

  • Per arsimin mungon deshira e klases politike te cilet me te drejte e shohin nje mire arsimim si armikun e statuskuose qe ata gezojne , problem eshte se brezi I ri I arsimtareve po pranohen ne universitete me note mesatare shume te ulet dhe kjo do te sjelle pasoja katastrofike per brezat e ardhshem , sepse nese arsimtaret do te jene te pa pregatitur dhe me intelekt te ulet kete do ta percjellin me siguri tek nxenesit e tyre , qe ketu duhet te filloje reforma ne arsim dhe sidomos duhen stimuj material per ata student qe do te pranojne deget e shkencave te natyres te cilat jane baza e arsimimit cilesor
    Persa I perket prones , PUSHT etaret tane sa kohe qe nuk kane frike nga ndeshkimi I drejtesise , NUK KANE PER TA ZGJIDHUR KURRE , sepse aty ata kane eldoradon e tyre , meqe shumica e tyre jane thjesht ish bythegrisur dhe nuk kane c te trashegojne nga te paret e tyre , duke I telendisur ISHpronaret e shkrete neper dyert e gjykatave dhe duke I damkosur perjetesisht me parashtesen ISH
    Z Mandili , ne masat antikorrupsion duhen me drastike se ato qe propozoni ju me poshte , ju shkruani se :
    Ka edhe përvoja të tjera në disa vende, ku me ligj, nëse zyrtarët fajësohen për rryshfet humbasin të drejtën e pensionit dhe të drejta të tjera speciale që u njeh ligji.

    —–Per kete do te ishte me mire te sekuestrohej pasuria dhe te hiqej e drejta e ushtrimit te profesionit , pa per pensionet pushtetaret e korruptuar nuk e kane problem nese ju hiqet ne krahasim me miljardat qe kane pervetesuar
    Ndersa per ata qe shkruani me poshte se :
    Në Singapor, psh, i cili ka pasur një problem të madh me korrupsionin, në vend se prokurorët të provojnë fajësinë e të korruptuarve, ata kanë bartur barrën e provës tek të akuzuarit

    —— U aplikua edhe tek ne me OFL e fameshme , por rezultati ishte qesharak , pra ligjet I kemi te mira , POR MUNGON VULLNETI ( SIDOMOS AI POLITIK) dhe kjo ben do te beje qe thjesht te behet pak show mediatik per konsum te brendeshem

  • Rama e perdori tragjedine e Gerdecit per ta detyruar Berishen te aprovonte ligjin e ri zgjedhor , qe I garantonte kontrollin e plote mbi PS , PRA AI SHITI VENDOSJEN E DREJTESISE , PER CA INTERESA PERSONALE , kjo eshte nje nga vetite me te paskrupullta te PUSHTetareve tane qe per ca interesa meskine jane gati te mbyllin syte ndaj krimeve ( JA NJE NGA MBROJTESIT E MEDIUT Z.RAMA)

    Per arsimin mungon deshira e klases politike te cilet me te drejte e shohin nje mire arsimim si armikun e statuskuose qe ata gezojne , problem eshte se brezi I ri I arsimtareve po pranohen ne universitete me note mesatare shume te ulet dhe kjo do te sjelle pasoja katastrofike per brezat e ardhshem , sepse nese arsimtaret do te jene te pa pregatitur dhe me intelekt te ulet kete do ta percjellin me siguri tek nxenesit e tyre , qe ketu duhet te filloje reforma ne arsim dhe sidomos duhen stimuj material per ata student qe do te pranojne deget e shkencave te natyres te cilat jane baza e arsimimit cilesor
    Persa I perket prones , PUSHT etaret tane sa kohe qe nuk kane frike nga ndeshkimi I drejtesise , NUK KANE PER TA ZGJIDHUR KURRE , sepse aty ata kane eldoradon e tyre , meqe shumica e tyre jane thjesht ish bythegrisur dhe nuk kane c te trashegojne nga te paret e tyre , duke I telendisur ISHpronaret e shkrete neper dyert e gjykatave dhe duke I damkosur perjetesisht me parashtesen ISH
    Z Mandili , ne masat antikorrupsion duhen me drastike se ato qe propozoni ju me poshte , ju shkruani se :
    Ka edhe përvoja të tjera në disa vende, ku me ligj, nëse zyrtarët fajësohen për rryshfet humbasin të drejtën e pensionit dhe të drejta të tjera speciale që u njeh ligji.

    —–Per kete do te ishte me mire te sekuestrohej pasuria dhe te hiqej e drejta e ushtrimit te profesionit , pa per pensionet pushtetaret e korruptuar nuk e kane problem nese ju hiqet ne krahasim me miljardat qe kane pervetesuar
    Ndersa per ata qe shkruani me poshte se :
    Në Singapor, psh, i cili ka pasur një problem të madh me korrupsionin, në vend se prokurorët të provojnë fajësinë e të korruptuarve, ata kanë bartur barrën e provës tek të akuzuarit

    —— U aplikua edhe tek ne me OFL e fameshme , por rezultati ishte qesharak , pra ligjet I kemi te mira , POR MUNGON VULLNETI ( SIDOMOS AI POLITIK) dhe kjo ben do te beje qe thjesht te behet pak show mediatik per konsum te brendeshem

  • Urim i frustruar

    RROFTE REPORDHA NE DREJTESI…

    – Perpara nga fitorja ne fitorje o varrmihesit e Shqiperise pa dallim feje , krahine, partie, ideje

    – Ju humbte fara o fare e keqe antishqiptare

    Gjykata e Apelit te Saliut e corp. neperkemb e pshurr mbi SPAK-un e SHBA-BE-se dhe Calaveras.
    A e kane kaluar akoma Vetingun Gjykatesit e Apelit qe amnistuan Dacin e Zi dhe KPA-ne e Maces se Zeze se “ Lala Salihit” ne krye te tij Zj.Natasha Mulaj me mbi 20 shkelje dhe krime te renda flagrante deri ne shitblerje akuzash per vrasje te kryer nga vellai i saj, per manaxhim biznesesh kriminale e bixhozi e korrupsioni … e Corp. Sala- Like- Rama.
    Mos valle gjykatesit e Apelit qe ne menyre flagrante shkelen ligjin duke amnistuar Dacin e Zi me lidhje te gjithaneshme me politiken e sterkorruptuar shqiptare te te gjitha kraheve pa dallim feje, krahine, ideje beri pazarin e radhes me gjykatesit e Apelit dhe KLGJ-ne, sipas parimit ne te kthejme ku ishe ti si koka me e madhe e jurisprudences shqiptare te Plepave e ti si relatori gjenial i KPA-se na mxjerr te virgjer nga Vetingu dhe korrupsioni, kusaria, vrasjet seriale?
    A nuk eshte ky nje pazar Roskoveci 24 karatesh ?
    Ose ose ….
    Rrofte Reforma ne Drejtesi
    I mbars mali polli mi
    O Lele e Oí… Oi !
    Jo te gjalle por
    mi te ngordhur
    REFO- VETINGU
    na eshte pordhur!
    Ose ose ose….
    U dhjefsha palorefirmen ne drejtesi dhe Vetingun e capelyer pa lindur akoma nga ju fara e keqe e kryebanditet e “ Bandes se Gangstereve” pllitike, biologjike, oligarkike e mediatike te Shqiperise.
    Ptu fare e keqe antishqiptare!
    U humbet fara !

  • O fetare qe nuk di not kujdes se te hane pedhja qente. Po mos ishte Rama kryeminister do zvariteshe dhe nja 30 vjet te tjera nga ata qe ti mbron Medijte Salijte Likexhijte dhe Luljeta ordinere qe soli me feudodemokracine dhe mafiokracine Marveshja e fshehte Ramiz -Sali dhe pseudointelektualet e te njehtit kallpe.

  • O Detar qe nuk di not, kujdes se te hane peshka qente. Po mos ishte Rama kryeminister do zvariteshe dhe nja 30 vjet te tjera nga ata qe ti mbron Medijte Salijte Likexhijte dhe Luljeta ordinere qe soli me feudodemokracine dhe mafiokracine Marveshja e fshehte Ramiz -Sali dhe pseudointelektualet e te njehtit kallpe.

  • Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës; tashmë e kanë shumë vështirë të besojnë tek ndryshimi. Po a ka dritë në fund të këtij tuneli ferri të korrupsionit shtetëror, të kthyer në fatalitet për Demokracinë tonë? Sigurisht që ka, nëse ekziston vullneti politik dhe “barra e provës”, veçanërisht për drejtësinë e re që nuk është kapur nga të “fortët”.
    Pra, sipas Jorgaqit, shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes.
    Falemidnerit Jorgaq, qe ua ben te ditur shqiptareve qe e di se u ka ardhur ne maje te hundes.
    Si te thuash, fillim i mbare. Mjafton qe ta pohosh qe shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundes, dhe te tjerat nuk ua le ne dore shqiptareve, po prape politikes.
    A thua se kjo klase politike qe eshte e perlyer me te gjitha krimet me te ndyra te mundshme, do mundet te gjeneroje nje vullnet politik dhe te cliroje hunden e shqiptareve?
    Pra shqiptaret duhet ta kruajne hunden, jo me gishtin e tyre, po me gishtin e politikes. Ate gisht qe politika jua fut ne b..the, ate gisht Jorgaqi shpreson ta perdori per te bere drejtesi.
    Bravo Jorgaqi

  • KY SHEIKU FATMIR MEDIU QE KA NDERTUAR PARAJSEN MBI TOKE PER VETE DHE NJEREZIT E TIJ ME MUNDIN E DJERSEN E POPULLI T ME TE VARFER NE BALLKAN DERI TEK TRAGJEDIA E GERDECIT….E KA VENDIN NE BURG…..NE BURG…..DHE GJITHE TE TJERET …….QE TOLEROJNE KETO KRIMINELE LE TI SHKOJNE NGA PAS…KJO DUHET TE JETE DREJTESIA E RE PER KEDO …. E SIDOMOS PER PUSHTETARET TANE QE SHKATRUAN VENDIN ME SHE MBULLIN E TYRE TE KEQ….VRASES HAJDUTE ….TE DEGJENERUAR INDIFERENTE NDAJ FATIT TE POPULLIT…..PERGJEGJES TE CDO VUAJTJE TE TIJ…. KJO DUHET TE MARRE FUND…….DUKE FILLUAR NGA MEDIU……..

  • Kush po e mbron ministrin e Gërdecit?
    Shumë e thjeshtë përgjigje.
    Dhe përgjigjeja është:Populli po e mbron.
    E gjeni pse është vetë populli?
    Po jua lej juve ta gjeni.Në qoftë se mundeni.
    Jam kurrjoz a do ta gjeni apo jo.

    • Ke te drejte , sepse pas tragjedise se Gerdecit , votuesit e tij i dhane PD&PR 60% te votave , keshtu qe edhe ketu vertetohet thenja e popullit se : AI QE TE REH TE DO ME SHUME , keshtu qe ky popull keshtu e do

  • Shqiptare te pjerdhur qe kerkuat demokraci,por tani qe per 30 vjet ju kane rjepur 7 lekuret dhe ju degdisen si cifuti ne shkretewtire,prap ulurini si qente “Rama ik” dhe “Po iku Rama do vije Basha”!
    Kaq tru keni ju prandaj kishte te drejte Robert Aliaj kur tha se “Shqiptaret kenaqen me nje furre buke dhe nje hale”!

  • Shqiptare te pjerdhur qe kerkuat demokraci,por tani qe per 30 vjet ju kane rjepur 7 lekuret dhe ju degdisen si cifuti ne shkretetire,prap ulurini si qente “Rama ik” dhe “Po iku Rama do vije Basha”!
    Kaq tru keni ju prandaj kishte te drejte Robert Aliaj kur tha se “Shqiptaret kenaqen me nje furre buke dhe nje hale”!

  • Vetem burgu nuk mjafton, tja mari parate dhe pronat me gjithe ate resortin madje edhe vilen qe i ka blere Elit ne Amerike. Se me leke te vjedhura i ka blere. Hajdut i mutit.Na nxori ne drite ky me ate partine e tije. Turp dhe per Lulin qe vuri ne liste dashnorin e Elit

  • Ka shumë mundësi të mbrohet nga SHBA. Asnje reagim nga ambasada për këtë vendim të turpshem

  • Nje pergjigje pyetjes se kush e mbron Fatmir Mehdiut?Duhet ditur nga te gjithe:-Fatmir Mehdihoxha eshte denuar nga gjukata italiane per trafik droge.Ndaj ka ndryshuar mbiemrin.Pra vec gerdecit ,mbi te rendon edhe denimi per trafik droge..Dhe per cudi gezon te drejten e plote te shkoje ne SHBA,te takoje kongresmene,pra jo vetem Eli faren,te ftohet cdo vit ne ne “mengjezit e lutjeve “ne shtepine e bardhe.Hy e del ne kete shtet si ti doje qejfi.Dhe eshte shteti qe ka marre persiper reformes ne drejtesi,BKH,dhe shume gjera ne interes te luftes kunder trafikut dhe korrupsionit.Pra ,sic duket trau per Fatmir Mehdiun nga shba eshte “i fikur”.Pyetje eshte :”kush e mbron?Pergjigja:-” e mbrojne vete SHBA.Dhe nuk eshte i vetmi i sektorit te mbrojtjes.Ish shef i i shtetit te pergjithshem ,Adem Cobani,krah i armatosur i saliut ne 1997,udhehoqi luften veriu kunder jugut,hapi depot e ushtrise dhe shkaterroi perfundimisht mbrojtjen e vendit.Sigurisht jo vetem.U strehua ne shba.Luan hoxha ,i akuzuar per gerdecin,strehohet ne shba.Pse?Sepse gerdeci nuk duhet te gjukohet.Ka dhe titullare amerikane qe kane ngrene “lakra “gerdeci.Ndaj dhe mbrohet.Ndaj u mor dhe vendimi ne gjukate.nteresant ,si nuk flet Juri kim nje fjale per “barin” e gerdecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *