Nëse Shqipëria do respektonte shtetin e së drejtës, do ta kishte arrestuar Sali Berishën shumë kohë më parë, por lënia e tij si një njeri i lirë është e qartë se i shërben interesave të ngushta politike të kryeministrit Rama, – shkruan BalkanInsight në një analizë mbi situatën në Shqipëri, e cila mund të lexohet duke klikuar KËTU. Më poshte pjesë, prej saj:
Që nga rënia e komunizmit, dy faktorë kryesorë kanë penguar përparimin demokratik të Shqipërisë, ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, dhe mungesa e vullnetit politik për të zbatuar shtetin ligjor.
Më 8 janar, Berisha organizoi një protestë të dhunshme e cila dështoi për të marrë selinë e Partisë Demokratike. Policia arrestoi 34 mbështetës të Berishës për shkatërrim prone. Por Berisha u la i lirë për të vazhduar luftën e tij një ditë tjetër, gjë që bëri që shumë njerëz të pyesin nëse shteti ligjor po zbatohet sërish në mënyrë selektive në Shqipëri.
Fatkeqësisht, gjatë 30 viteve të fundit, si liderët ndërkombëtarë ashtu edhe ata shqiptarë, shpeshherë e kanë korruptuar “peshoren” e drejtësisë për t’i shërbyer agjendave politike përkatëse.
Siç vuri në dukje Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, kohët e fundit për një të përditshme shqiptare, SHBA dhe Evropa kanë kërcënuar të tërheqin ndihmën për Shqipërinë nëse Berisha arrestohej për tentativën e tij për grusht shteti në vitin 1998.
Arsyetimi i tyre, asokohe, ishte se arrestimi i Berishës mund të çonte në trazira të mëtejshme dhe kërcënojnë një rajon tashmë të brishtë.
Sot është ndryshe. Rajoni është më i qëndrueshëm, Berisha nuk gëzon më mbështetjen e Perëndimit si dikur – dëshmuar nga vendimi i fundit i SHBA-së për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata, për përfshirjen e tyre në korrupsion madhor.

Por Tirana sërish ka treguar pak prirje për ta arrestuar Berishën për këto veprime, apo për ta akuzuar për ndonjë veper penale. Shumë nga kritikët e kryeministrit socialist Edi Rama besojnë se kjo është për shkak se Berisha është një humbje e vëmendjes e dëshiruar.
Raporti më i fundit i Gjykatës Evropiane të Auditorëve të ECA-së mbi sundimin e ligjit të BE-së në Ballkanin Perëndimor konfirmon gjetjet e Transparency International dhe Bankës Botërore se në Shqipëri dhe shumë nga fqinjët e saj, “kapja e shtetit dhe korrupsioni i përhapur nuk janë frenuar”.
Në veçanti, raporti i referohet Agjencisë së Prokurimit Publik, APP, për të cilën thuhet:
“Korrupsioni në prokurimet publike është i përhapur, me indikacione të qarta të kapjes së shtetit: procedurave shpesh u mungon konkurrenca efektive, çmimet që ofrohen për punët publike janë të fryra dhe prokurimi për marrëveshjet koncesionare nuk ka transparencë”.
APP-ja ka qenë shpesh arena e marrëdhënieve të papërshtatshme, reciproke me përfitime ndërmjet liderëve politikë dhe anëtarëve të elitës së biznesit.
Së fundmi, u zbulua se një koncesion i inceneratorit të mbetjeve, i dhënë nga qeveria e Ramës, me firmën e Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit dhe deputet i Partisë Socialiste, po përdorej si një operacion shumë milionësh për pastrim parash. Koka u arrestua me akuzën e korrupsionit.
Partia Socialiste e Ramës është në pushtet prej më shumë se nëntë vjetësh tashmë, kontrollon qeverinë dhe parlamentin dhe gëzon mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit.
Ndërsa në Partinë Demokratike është një rrëmujë totale, socialistët ka gjasa të qëndrojnë në drejtimin e qeverisë për ca kohë, pavarësisht nga rekordet e rasteve të korrupsionit. Domethënë, nëse Rama nuk vendos t’i shërbejë interesave të kombit mbi ato të partisë së tij.
Për ta bërë këtë, megjithatë, atij do t’i duhej të zbatonte sundimin e ligjit në mënyrë të barabartë dhe të gjerë në të gjitha linjat. Përndryshe, ai mund të përjetësojë aktin e cirkut me dy unaza me Berishën si një shpërqendrim nga dështimet e tij, në vend të përpjekjes për të ndërtuar një shtet ligjor.
Marrë nga Balkaninsight

Mandatin tjeter do ta arrestojme Berishen.
Berishës i rruan topet ti. Nuk ke bythë ta arrestosh ti atë.Se po fute atë në burg, do të fusin edhe ty kur të mbarosh mandatin e tretë të plaçkitjes.
Po te kete drejtesi te pavarur, te dy brenda duhet te ishin.
Po ku ka burra ky vend, burrat kane ikur prej kohesh ne p.. te semes
Malok kokepalare,Aj dru me !
Shahuni e rrihuni me njeri tjetrin nderkohe qe politika tall leshte me ne dhe as qe kane per ti sekuestruat snje qindarke e jo me ti arrestojne e denojne.
Kur ta kesh ne plan, ne presim.
Veri ne nje qeli me Liken…., aty mund te bejne serial televiziv.., Al Kaponet
E kam njohur Saliun kur akoma kishte ecje prej maloku, sjellje po te tille,hante si i tille,fliste po ashtu! Jo se edhe sot ka ndonje ndryshim! Ndersa rama ishte djale kokroc Tirone qe e kishim zili te gjithe! Nuk mund ta mendoj se si femijet e Enverit i jepnin shoqeri! Nuk e kuptoj se si Hysniu e beri mjek te tij! Gjithashtu me ben te mendohem se pse Andi i Bushatllinjve dhe Kapos se Vlores vazhdon te mbeshtese kete kriminel te lindur!
Balkaninsight shkruan ate qe shqiptaret e kuptojne por qe mediat e fshehin (duke treguar edhe nje here se jane nen tutelen e Rames)
Qe Sali Berisha nuk arrestohet per interesa te ngushta politike te Edi Rames.
Per ta kuptuar kete kushdo mund te pyese vehten :Kujt i intereson nje Sali Berishe qe sulmon dhunshem seline e PD?
1 – Lul Bashes brenda selise PD
APO
2 – Edi Rames brenda Kryeministrise qe ferkon duart nga kenaqesia qe i falin marrezite e Malokut Sovjetik
Ata e kane botuar (dhe nuk kane thene ndonje gje qe nuk eshte thene me pare) dhe ne e kemi botuar ate qe ata kane botuar. Sic kemi botuar te njejtat thirrje tonat, pa fund, keto vite.
Per cilat media flet, mos pergjithesoni keshtu ne tym se i sherbeni te njejtes dukuri per te cilen flet artikulli.
Po shkruan ne Dita or ti shok, qe ka qe prej dites se themelimit qe kerkon arrestimin e Saliut. Po ka media qe lepihen, thuaji me emra, jo “mediat shqiptare” se nuk pjerdhim ne nje canak te gjithe.
Ku e shef tutelen e Rames ketu ku shkruan apo ne rradaken tate?
Gazetari (qe duhet te jesh Xhevdeti) mos u merzit. Ramet e Berishet nuk do rronin e mbreteronin nga 30 vjet bytha ne karrige, nese ne nuk do kishim kujtesen e miut.
Aq tru kemi si popull vlla, harrojme shpejt
E drejte per fat te keq. Askush nuk mund ta konkurrojë Shqiperine në sportin e shëmtuar të harresës dhe të kujtesës që jeton më pak se fluturat e verbëra të natës.
Po nuk ia vlen, forumi eshte i mbushur me lloj lloj torollakesh qe shpesh te heqin deshiren per te komentuar.
Arrogant anonim qe u pelqen vetem mendja e vet, c ti besh, interneti e solli kete dite. Respekte Dita nga lexues qe prej numrit te pare
Mandatin tjeter do te arrestohet Ed Droga, do te hidhet ne plehra si limon i shtrydhur nga USA.
nese euro-amerikanet
nuk do mbronin disa here nga arrestimi sigurte
si ne 1998 per 14 shtatorin
ky do kishte vdekur ne burg me kohe
Une jam i bindur qe SPAK heshturazi po ia ben gropen. Ai e di, ndaj ben si i cmendur rrugeve
Sa inteligjent te themi se jemi por disa gjera i kuptojme ma pak se nji Gomare,Berisha edhe te tjeret i blejten Gjyqtaret Prokuroret per tja zhdukur gjurmat dhe ai thot edhe vet le te kerkojne 100 vjet gjurma nuk mundeni te gjeni kjo kupton qe dikush me funksion te larte shtetror e ka mbrojtur dhe e mbron,vetem vakcina e Stalinit mundet ti nxjere te vertetat mbi tavoline dhe askush tjeter ,por si thote nji fjale e vjeter mere vicin se lopa vjen vet,
Nuk i blejne dot t gjithe.
Mjafton nje prokuror kurajoz dhe nje gjykates.
Puna eshte qe nuk ka vullnet politik. E dine prokuroret e gjykatesit qe do apo nuk do Rama te denohet ai se ndihet nga ato qe thote apo nuk thote ne publik.
Kur Rama thot “o Sali shko luaj me mbesst ne lulishte” e mori mesazhin prokurori, ky nuk do hetim
SHBA e do kryeagjentin serb, frances dhe CIA -s, Sali Berishen ne “pensionin e arte”, per me tej nuk ka burre nene e bir kurve ne Shqiperi t’i preke nje fije floku!
Sali Berisha eshte super hero Shqiptar ! Nacionalist i nje kombi te pergjumur/përçarë nga fati i zi i historise.
Nje popull qe nuk din te mbroje heronjt e vet apo me keq akoma te njohe si te tille tradhetaret eshte i destinuar te vuaje deri ne zhdukje.
Mos po pret ky qe berisha te burgos berishen?! Qe 8 vjete mohim te drejtesise paskemi! Flm qe vertetoni qe s’kemi shtet?!