Tashmë është fakt i njohur, se Kryeministri ynë, prodhon në vazhdimësi, për shumicën e popullit shqiptar: stres, depresion, dhunë psikike dhe konflikte personale e institucionale. Gjatë shfaqjes së tij në media, Parlament, mbledhjet e Qeverisë dhe gjetkë, ai komunikon me publikun në mënyrë të tillë, që në mjaft raste mund të mos konsiderohet normale. Sot ekzistojnë kode etike për kategori të zakonshme të shtetit dhe shoqërisë. Nuk e dimë në se ka kode të tilla për parlamentarët apo drejtuesit e lartë të shtetit dhe në se ka, pse nuk respektohen? Në komunikimin me shtetasit e tij, Kryeministri, rast pas rast shpërthen, flet me gjuhë të ashpër, përdor dendur ironinë, sarkazmin dhe cinizmin; akuzon me dhe pa fakte individë apo grupe shoqërore; kërcënon kundërshtarët e tij me arrestime, procedime etj. Ai qesh kur është për t’u trishtuar dhe trishtohet kur është për të qeshur.
Mund të themi se këtë lloj komunikimi psikologjia e konsideron dhune psikike, verbale, politike, parlamentare, apo shtetërore. Konsiderohet e tillë, pasi ashtu përjetohet nga individët apo grupet shoqërore të cilëve ju drejtohet dhe sjell pasoja negative në jetën apo aktivitetin e tyre.
Në botën moderne, dhuna psikike konsiderohet si një nga format kryesore të dhunës në tërësi dhe si shkak kryesor i shkaktimit të stresit dhe depresionit të cilat ndikojnë direkt në sjelljet antisociale apo prirjen për vetëvrasje, apo për të dëmtuar të tjerët.
Dhuna verbale apo psikike është e ndaluar jo vetëm ndaj qytetarëve të lirë, por edhe ndaj të pandehurve apo të dënuarve. Nga ana tjetër Kryeministri me sjelljet dhe veprimet e tij është kthyer në një model për mjaft politikane, parlamentarë, pushtetarë, zyrtarë të lartë e të vegjël, deri tek militantët e thjeshtë. Ata imitojnë në mënyrë prefekte Kryeministrin në sjelljet me vartësit, kolegët, homologët dhe shtetarët e thjeshtë. Janë të zakonshme rastet e grindjeve, fyerjeve apo krimeve të tjera, thjesht për motive politike. Edhe këto veprime prodhojnë të njëjtin produkt: stres, depresion, konflikt, sjellje antisociale. Një shoqëri moderne mundohet ti eliminojë të tilla pasoja dhe jo ti stimulojë ato. Aq më keq kur protogandistët e tyre janë drejtues të lartë të shtetit.
Pse sillet kështu Kryeministri? Nga shkalla e lartë e ndershmërisë, nga zelli i madh për punë, nga stresi që i shkakton përgjegjësia e lartë shtetërore, apo si pasojë e problemeve të shëndetit të tij mendor? Të kesh probleme të shëndetit mendor nuk është ndonjë mëkat dhe as turp. Probleme të tilla mund të kenë jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe drejtues të lartë të shtetit apo politikës. Por kur ata janë në pozita të tilla, pasojat që vijnë janë të shumta dhe të paimagjinueshme. Kush e përcakton gjendjen psikike të këtyre individëve? Kushtetuta nuk e zgjidh saktë këtë klauzolë, por lë vend për interpretim
Opinion i nënshkruar: Alban Kosova
Bravo Alban. Te jesh i bindur se me komentin tend ke shprehur edhe mendimet e mijera te tjereve. Te lumte.
N.q.s Kushtetuta nuk e zgjidh atehere duhet pergatitur nje amendament dhe te behet permiresimi ne kohen me optimale pasi vendi po peson deme te te pariparushme.
Ne diktature smund te besh kete pyetje, imagjinoni ne Kohen e Enver Hoxhes, ti thoshte dikush qe ti ke shenja psikopatie dhe duhet te kontrollohesh tek mjeku per skzofreni, cfare kasaphane do te ndodhte, kush ka jetuar ate kohe e merr me mend.
Keshtu edhe sot ne kohen e diktatorit pasardhes, eshte e njejta gje, te guxoje ndonje qe ka aset per ta pyetur Saliun se duhet te kontrollohet, theksoj se ai qe ka aset ta pyesi Saliun per kete semundje, eshte nje zyrtar qe merr rroge nga shteti.
Edhe nje here ju bejme thirrje intelektualve shqiptare ,(nuk e kemi fjalen per ta qe bejne lista kunder opozites per te firmosur tre ligje),por per intelektuale te vertete ne se kane mbetur ne shqiperi akoma ,i bejme thirrje te gjitha shtresave qe perfaqesojne,i bejme thirrje gjykates kushtetuse,gjykates se larte,prekurorise se pergjithshme qe kete hall te madh qe ka sote shqiperia ta marrin ne konsiderate,te mendohen mire se kombi po humbet shume nga nje i papergjegjshem shtetasi Sali Barisha.E dime se kush e vuri dhe si e vuri ne krye te shtetit,e dime edhe pse e vuri,po perjetojme dhe shikojme çfar po ben mbi kete popull per 23 vjete i ndihmuare edhe nga vagabondi Nano por tani duhet me i thene mjafte se kupa u mbush dhe ka kohe qe po derdhet ne kurrizin e shqiptareve te varfer.Se akoma ka ne shqiperi mjek te vertete qe e duane ate popull dhe ate komb ta hapin gojen dhe te gjejne menyra per ta zgjidhur kete menxyre te shqiptareve.Kemi degjuare edhe per nje rrotacion qe daton me 23 qershorin kjo per shqipen eshte shume larg dhe demet kane marre dishezen dhe nuk dine te ndalen.Kur degjojme dhe lexojme bemat e Saliut megjithmend na merr frika dhe nuk dime se ku te gjejme prehje,ngushellim.
Nuk e kemi te qarte akoma se si e vleresojne kete situate forcat vertete progresiste shqiptare ,vertete ka ardhe koha qe duhet ta prishim qetesine dhe duhet te zgjohemi nga gjumi qe na ka vene ky injorant prej 23 vjetesh.Mbetem vetem ne shprese te Zotit per te bere diçka per kete shqiperi te sakatosur rende nga primitivi Sali. Ne shqiperi jo kushtetuta duhet pare me prioritet por çdo ligj duhet filtruare se nuk i sherbejne popollit por interesave te familjes barisha.