Veprimtaria antikombëtare e Esad Pashë Toptanit
Cilwt ishin ndjekësit e prishësit tw Shqipwrisw mw 1914. Punën rrënuese kunder shtetit shqiptar, Faik bej Konica dhe Dervish bej Elbasani, e kishin filluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, që atëherë kur u bashkuan me Esat pashë Toptanin kunder Qeverisë Kombëtare të Vlorës të drejtuar nga Ismail Qemali
Gazmend SHPUZA
(Vijon nga numri i kaluar)
Ndërsa përsa i takon Kryengritjes që filloi në fund të muajit nëntor 1914, jo pak atdhetarë, në radhë të parë, elementë antifeudalë në rrethet intelektuale e mirëpritën dhe e përshëndetën luftën kundër Esat pashë Toptanit. Fitoret e kryengritësve ngjallnin tek ata shpresën se së shpejti kryengritësit antiesadistё do të çrrënjosnin “qeverimin e vëllavrasjes t’Esat Pashës”. Pёr ta u bë e qartë shumё shpejt se lufta kundër Esat pashë Toptanit, ndryshe nga lufta kundër Princ Vidit, nuk ishte tashmë luftë kundër shtetit shqiptar.
Shtypi i atyre ditëve filloi menjëherë të arrinte në përfundimin se nuk mund të vihej shenja e barazimit midis kryengritjes kundër Vidit dhe kryengritjes kundër Esat Pashës. Dhe për gazetën “Besa Shqyptare” kundërshtarët e Esatit nuk mund të quheshin më “rebela” por “kryengritës”. Pra, midis tyre nuk vihej shenja e barazimit.
Në analizën e tij për Kryengritjen Antiesadiste Sali Nivica vlerësoi karakterin objektivisht pozitiv, të luftës së njëkohshme të turmave të paditura katundare, pavarësisht nga parullat e tyre fetare apo dhe ato proturke, si kundër reaksionit esadist antikombëtar ashtu edhe kundër pushtuesve shovinistë grekë. Nga ana tjetër, autori kritikon qëndrimin refraktar, nënvleftësues e mohues (nihilist) të qarqeve politike shqiptare tё kohёs ndaj forcave antiesadiste, qëndrim i cili i kushtoi shtrenjtë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të kohës.
Në vijim të rishikimit të Kryengritjes Antiesadiste Sali Nivica vlerësoi karakterin objektivisht pozitiv të luftës së njëkohëshme të turmave të paditura katundare si kundër reaksionit antikombëtar esadist ashtu edhe kundër pushtuesve shovinistë grekë. Vlen të theksohet se autori i artikullit “Shqiptari mё i mirё” si të tillë vlerësonte katundarët që mbanin të rrethuar pashain toptanas në Durrës. Ai i përmbahet këtij mendimi, pavarësisht nga parullat e tyre, siç shprehet ai, të parealizueshme.
Në kёtё artikull autori kritikon qëndrimin refraktar, nënvleftësues dhe mohues (nihililst) tё qarqeve intelektuale ndaj forcave antiesadiste.
Pasi arrin në përfundimin se kryengritësit antiesadistë përfaqësonin “shqiptarin më të mirë” të kohës, Sali Nivica fillon t’i shikojë katundarët e Shqipërisë së Mesme si aleatët e natyrshëm të rretheve atdhetare intelektuale, pa të cilët ata nuk do të ishin në gjendje të zgjidhnin në të ardhmen problemet politike kombëtare të atdheut.
Në të njëjtin përfundim me Sali Nivicën arriti edhe Themistokli Gërmenji. Në fillim të muajit mars të vitit 1915, kur Kryengritja Antiesadiste ishte në kulmin e saj, ai në artikullin ”Bejlerët e pashallarët në Shqipëri”, hedh poshtë në mënyrë të prerë mendimin se qenë turmat fshatare ato që e “prishën” Shqipërinë. Shkaktarë të vërtetë të “prishjes” se shtetit shqiptar, sipas tij, qenë pikërisht bejlerët dhe pashallarët.
Pohime të tilla kategorike bëheshin nën përshtypjen e rëndë të veprimtarisë antikombëtare të Esad pashës dhe ithtarëve të tij. Më pas, ai do ta korigjojë këtë pohim përgjithësues dhe, me të veçon nga faktorët rrënues të pavarësisë shqiptare bejlerët atdhetarë dhe ndonjë pasha.
Th. Gërmenji shkoi më tej dhe nënvizoi nevojën e aleancës së intelektualëve atdhetarë me fshatarësinë, me “opingën”, siç e quante ai.
Siç shihet, jehona e Kryengritjes Antiesadiste bëri që në qarqet intelektuale përparimtare të shqyrtohej me sy kritik problemi kyç i kohës, ai i bashkimit të forcave politiko-shoqërore të vendit për shpëtimin e atdheut. Lidhur ngushtë me të u saktësua, se mbi ç’baza do të arrihej ky bashkim.
Punën rrënuese kunder shtetit shqiptar, siç thuhet në artikullin e cituar më sipër, bejlerët dhe pashallarët, në ballë të tyre qenë Faik bej Konica dhe Dervish bej Elbasani, e kishin filluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, që atëherë kur u bashkuan me Esat pashë Toptanin kunder Qeverisë Kombëtare të Vlorës të drejtuar nga Ismail Qemali. Autori më tej numëron me radhë se çfarë kishin bërë deri atëherë këta bejlerë për prishjen e Shqipërisë: qëndrimin e tyre të lëkundshëm ndaj princit, të cilin ai e vlerëson, me të drejtë, qëndrim tradhtar dhe e ven në një rrafsh me forcat rebele, esadistë dhe turkomanë. Të tillë konsideron ai, në këtë rast jo pa të drejtë, edhe qëndrimin gjithsesi joatdhetar tё një pjese të mirë të tyre ndaj çeshtjes së Shqipërisë së Jugut kur shkruan: “Bejlerë ishin ata minister të cilët nënshkruan traktatin e Korfuzit”.
***
Nga gjithë trajtesa e deritanishme del se elementët si Themistokli Gërmenji me shokë, në qendër të kritikës demaskuese vënë aristokracinë çifligare e, në radhë të parë, Esat Toptanin me pasuesit e tij. Bie në sy fakti që parullat fetare e, madje, dhe ato proturke të kryengritësve antiesadistë nuk i shqetësonin në këtë kohë këta elementë. Në këtë qëndrim të ri të tyre ndaj këtyre parullave ndikonte, pa dyshim, dhe fakti që tani Perandoria Osmane ishte aleate e Austro-Hungarisë dhe e Gjermanisë. Te këta dy fuqi pjesa më e madhe e rretheve atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë vendit kishin mbështetur mjaft shpresa jo vetëm për shpëtimin e Shqipërisë, por dhe për bashkimin e trojeve etnike shqiptare të mbetura jashtë kufinjve të vitit 1913.
Komiteti “Lidhja Kombëtare”, i drejtuar nga Themistoki Gërmenji dhe Kristo Dako, duke pasur parasysh përvojën e muajve mars-shtator 1914 arriti në përfundimin dhe deklaroi pa mëdyshje: “neve jemi të bindur se një bashkim i përgjithshëm, i cili të pushtojë (përfshijë-G.Sh.) edhe “opingën e Shqipërisë”, edhe ata qe duan ta përdorin këtë në interesin e tyre vetiak – sikundër e kanë përdorur gjer me sot – nuku mund të bëhet”.
Komiteti “Lidhja Kombëtare” kishte për synim krijimin e një Shqipërie të lire, e cila të përfshinte tërë viset e banuara prej shqiptarëve, për ta futur vendin në rrugën e zhvillimit të lirë borgjez, në rrugën e qytetërimit dhe të lulëzimit.
Pak a shumë në sinkron me pikëpamjet e mësipërme qenë dhe mendimet e shprehura nga Hafiz Ibrahim Dalliu pas Luftës së Parë Botërore lidhur me rolin e faktorëve të brendshëm në vorbullën e viteve 1913-1915. Kujtimet dhe mendimet e tij edhe pse kanë qarkulluar pas Luftës së Parë Botërore ato vijnë nga një person që i ka jetuar aktivisht brenda vendit ngjarjet e atyre viteve. Prandaj besohet se ia vlen t’i kthehemi me këtë rast përjetimeve dhe gjykimeve të Hafiz Ibrahim Dalliut. Me to ai i kundërvihet paragjykimeve që po ngriheshin kundër kryengritësve antiesadistë, për të mjegulluar veprimtarinë tradhtare të Esad pashës dhe të Musa Qazimit.
Përgjegjësinë historike lidhur me çka ndodhi në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ndryshe nga mendimet që po përhapeshin gjithnjë e më tepër në kohën kur ai boton kujtimet e tij, lidhur me karakterin e ngjarjeve të viteve 1913-1915, Hafiz Ibrahimi e kërkon dhe e gjen, përgjithësisht, shi aty ku duhet. Ai shprehimisht shkarkon nga kjo përgjegjësi njerëzit e thjeshtë, katundsit, si i quan ai, pavarësisht nga mjaft veprime të tyre, siç pranon jo po ta padrejtë, po ai, të papërgjegjshme. Hafiz I. Dalliu shkon dhe më tej dhe ata që ranë para 105 vitesh, në luftime kundër Esad pashës, pavarësisht nga gabimet e tyre, është i bindur që duhen konsideruar dëshmorë. Këtë vlerësim të atdhetarit demomokrat me mjekër dhe me çallmë duhet ta marrë parasysh dhe ta vërë në planet e punës së vet Shoqata e Dëshmorëve të Atdheut, e cila po bën një punë shumë të vlefshme. Deshmoret që ranë në luftë kundër reaksionit esadist të mbështetur nga repartet ushtarake serbe, janë edhe deshmorë te Atdheut njësoj sikurse vëllezërit kosovarë që u masakruan nga aradhat e Pashiqit në Kosovë.
Pra, rrënjët e së keqes, apo të “fesadit” si shprehet Hafiz Ibrahimi, gjenden te esadizmi, te grekomanizmi i Zografos dhe dhespot Jakovit me dhespot Germanosin, dhe i Spiromilos, te turkomanizmi i Musa Qazimit. Pa përjashtuar politikën djallëzore të Fuqive të Mëdha të Europës së atëhershme, në zhvillimet paradoksale të Shqipërisë së re të pavarur ai sheh në këtë mes dhe gishtin e tyre.
Nuk duhet harruar që në këtë mënyrë shprehet një person që e ka pësuar jo pak nga rrebelët antividistë.
Përpjekjet e mëdha që vërehen edhe sot e kësaj dite për shkarkimin e përgjegjësive historike te njerëzit e thjeshtë janë jo vetëm dëshmi e paragjykimeve të shumta klasore ndaj popullit. Është aristokracia feudale, e cila më shumë se sa pjekuri historike dhe përgjejgësi shtetërore do të dëshmojë ambicie pushtetore, me çdo kusht dhe me çdo çmim politik. Burimi i së keqes qё mori dhenё pas shpalljes sё Pavarёsisё nuk ka pse të kërkohet te populli dhe vetëm te fshatarësia myslimane e Shqipërisë së Mesme. Nga këto pozita të tilla të gabuara do të vijojë të paraqitet haxhiqamilizmi.
Përpjekjet që vërehen për ta mbuluar këtë mungesë pjekurie dhe përgjegjësie shtetërore të kësaj aristokracie me kusuret ideologjike dhe fetare të katundarisë atdhetare të Shqipërisë së Mesme rezultojnë tejet të sforcuara. Aq më pak përligjen përpjekjet, që bën Mehdi Frashëri më pas, për ta krahasuar nivelin e ulët ideologjik e politik të “katundsave” të Shqipërisë së Mesme me atë të fshatarëve të krahinave më të zhvilluara të vendit, në Shqipërinë e Jugut. Kryengritja vorioepirote nuk ngeli mbrapa kryengritjes kundër princit tё Shqipёrisё në kuadër të përpjekjeve për të mohuar dhe asgjësuar pavarësinë shqiptare, për të rrënuar shtetin e ri shqiptar. Ndërsa gjatë Kryengritjes Antiesadiste fshatarësia grekomane ngeli shumë prapa katundarëve “turkomanë” që luftonin pashajn e Shqipërisë së Mesme. Ajo fshatarësi nuk qe në gjendje dhe, një here për një here, as nuk mendoi të ngrihej kundër arhondëve të “Vorio-Epirit”.
Pra, pavarësisht, se i mëshohej herë faktorit të brendëshëm e herë faktorit të jashtëm, shtypi atdhetar arriti t’i përgjigjej, përgjithësisht, drejt pyetjes “Kush e prishi Shqipërinë?” Përgjigja që jepej në të dyja rastet përjashtonte nga përgjegjësia popullin e thjeshtë, katundarët e paditur, pse jo dhe injorantë dhe fanatikë, pa ndërgjegje kombëtare, siç karakterizoheshin atëherë dhe ca më shumë sot. Porse ishte niveli mesatar i klasës politike shqiptare të kohës që lente më shumë për të dëshiruar.
Pra, shihet qartë që gjatë Luftës së Parë Botërore nё përgjigjet qё u dhanë pёr pyetjen “Kush e prishi Shqipёrinё?” nuk bëhej fjalë, përgjithësisht, për “rebelë”. Ndërsa i famshmi Haxhi Qamili as nuk përmendej fare gjatë Kryengritjes kundër princ Vidit, sepse ai nuk kishte dale ende në skenën historike të vendit tone, si emër i përveçëm. Prandaj, duhet theksuar se venia sot e Haxhi Babës si figure historike tejet negative, në qendër të shkrimeve, të kumtimeve dhe të botimeve të ndryshme kushtuar kësaj periudhe, qysh gjatë Kryengritjes Antividiste, është jo reale dhe, madje, dhe tendencioze dhe nuk ndihmon për sqarimin e zhvillimeve politike të kohës, përkundrazi.
Në kundërshtim me mendimin mbizotërues dhe më objektiv të kohës lidhur me këtë çështje, pikëpamja që Shqipërinë e prishën “rebelët” katundarë, haxhiqamilët erdhi, duke u përhapur gjithnjë e më tepër, pas Luftës së Parë Botërore. Gjithë kjo ndodhte se një pjesë jo e vogël e rretheve politike shqiptare në vitet 1913-1915 qenë komprometuar keqas me Esad pashën në veprimtarinë e tyre antikombëtare ndaj qeverisë së Vlorës, në lidhjet e tyre me Komitetin xhonturk të Stambollit dhe me nënshtrimin e qeverisë së Vidit ndaj diktatit të Fuqive të Mëdha, në radhë të parë, të Gjermanisë dhe të Greqisë për të arritur deri te “Protokolli i Korfuzit”. Në këtë rrugë këta elementë përpiqeshin të mbulonin gabimet e pse jo dhe fajet e veta. Nën peshën e fajit ata përpiqeshin që përgjegjësinë e tyre historike ta shkarkonin te njerëzit e thjeshtë, te katundarët tiranas, kavajas, peqinas, elbasanas etj, personifikim i të cilëve bëhet sidomos në ditët tona, me të padrejtë, edhe për periudhën maj-shtator1914, sa vijoi Kryengritja kundër princ Vidit, Haxhi Qamili.
Një qëndrim i tillë po synohet të ngulitet sa që sot e kësaj dite kur bëhen përqasje të këtyre viteve të fundit të tranzicionit të tejzgjatur demokratikas me vitet 1913-1915, jo pak kalemxhi i referohen “dumbabizmit” antiesadist të Haxhi Qamilit. Kështu injorohen, pa dashje dhe më shumë me dashje, çka vlen të theksohet, faktorët rrënues kryesorë në rrafsh të brendshëm të pavarësisë shqiptare në ato vite: esadizmi, grekomanizmi ii Zografosit e i Spiromilos dhe i dhespotlerëve të Korçës dhe të Durrësit, turkomanizmi e Musa Qazimit e të tjerëve. Të gjithë këta qenë vegla të faktorëve rrënues të Pavarësisë Shqiptare. Se kujt i shërbehet me qëndrime të tilla të paktën antishkencore.
Për çka ka ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit, duke bërë paralelizma me kohën për të cilën po flasim, politikanët dhe shtypi i sotëm, kërkojnë dhe përpiqen të fajsojnë për zhvillimet e periudhës së këtij soj tranzicionit, sidomos pёr ngjarjet e vitit 1997, njerëzit e thjeshtë, duke e konsideruar gjithë popullin bandit.
Ndryshe nga përfytyrimi real që kishin bashkëkohësit rreth zhvillimit të ngjarjeve në vitet 1913-1915, Haxhi Qamilin filluan ta paraqesin më pas, edhet sot e kësaj dite, që nga Presidenca e Kryeministria e mjaft gazetarë, çka nuk është e rastit, simbol, i të gjitha të këqijave që i ranë mbi kokë shtetit të ri, të porsaformuar shqiptar. Atij iu ngarkuan dhe i ngarkohen për ditë e më tepër, nisur nga motive shoqërore dhe sektare fetare të gjitha gjynahet e të gjithë faktorëve të tjerë rrënues të kohës së tij. Sot politikanët tanë “të majtë” dhe “të djathtë” e akuzojnë njeri tjetrin për “Haxhi Qamilë” apo dumbabistë. Përballë tyre, vështirë, se mund të gëzohemi që nuk paskemi asnjë esadist, apo të paktën ndonjë “musa qazim”.
Sa u parashtrua më sipër besohet se ndihmon për të përfytyruar se si i kanë përjetuar ngjarjet e viteve 1913-1915 bashkëkohësit e tyre dhe për t’i ballafaquar ato me mjaft pikëpamje jo adekuate të mëvonshme. Kёto pikëpamje tё evoluara nё sens negative nuk mund tё shёrbejnё pёr tё trajtuar shkencërisht ngjarjet e viteve 1913-1915. Nga ky kёndvёshtrim jepet njё pasqyrim qё nuk përputhet me zhvillimin e ngjarjeve të kohës, çka edhe nuk i shërben kurrësesi orientimit kinse demokratikas të vendit sot. Bashkëkohësit kanë qenë shumë më tepër realistë.

$ot i ke me më shumicë si cilësi në pushtet Toptanët dhe zarat e tyre (prosti politikë). Ndërsa atëhere ishin minorancë se e dinin që koka e tradhëtarit e kokra e turkofilit ish Esadi dhe vëllai i vet i vrarë. Qante Qamili për qerren e turkut, se turku i kish qanitur osmanllinjtë nja 4-5 shekuj.
Tani gabohem apo ky karalloi po i ben apologjine dumbabisteve re Haxhi Qamilit? Nuk u hiqet shpirti dhe japin e japin dhe e nxjerrin koken. Hik mor trap bej ndonje pune.
FATKEQESIA KOMBETARE
KONSISTON
NE KTE FARE TE DHIME E TEPER PRIMITIVE
I VETMI TIPR E QE MUNDET ME DALLU KE KY
HAJVAN MUZLLUMN ESHTE POSHTERSIA – LIGESIA
Tani qe nuk eshte me e.toptani në fakt jemi zhvilluar shumë.(per te vjedhur).
Po une si ti spjegoj raportet e oficereve Hollandeze qe dergonin qerret me arme ne jug per luftetaret antigreke,Armet perfundonin tek rrebelet e Shijakut.
A ka mundesi qe,ministri i Luftes Esad pasha te armatoste kundershtaret e tij?
Rrebelimi i brekusheve te Haxhi Qamilit u nxit dhe u armatos nga Esad Toptani.
Rrebelimi ishte i drejtuyar kunder Shtetit shqiptar,kunder pamvaresise kombetare.
Parrulla e fanatikeve Islamike ishte:Turqit ne Xhami,Kaurret ne Kishe,Shqiptaret ne hale.
Rrebelimi i armatosur i katundarise turkoshake u shfrytezua nga Esad pasha per te perzene princ Vidin dhe misionin ushtarak hollandez qe garantonte kufijt,rendin,qeverisjen e shtetit te ri Shqiptar.
Kete nuk donin rrebelet bashke me bejleret dhe agallaret e Shijakut,Tiranes,Kavajes etj.
Qellimi i vertete i kryengritjes,ishte te c`behej kuvendi i Vlores.Te pengohej Shpallja e pavaresise se Shqiperise,per te ciloen NUK U PYET KATUNDARIA E SHQIPNISE SE MESME.
Objektiv i kryengritjes ishte eleminimi i bejlereve ,pashallareve dhe klerikeve patriote,.U gjemua Aqif pashe Elbasani dhe Ali Agjah beu,te cilet u arratisen ne Vjene.U vrane Sali Dede babai i Teqes se Madhe(ne burgun e kalase se Durresit) dhe sheh Hysen Sulovari me doren e Haxhi Qomilit.Ne Berat u vra Qerim bej Vrioni dhe ju vu flaka shkolles shqipe ne sarajet e Vrionasve.
Faji i rrebelimit te katundarise ANTIKOMBETARE te Shqipnise se mesme eshte KOLEKTIV.
aSikur Mos kishin bere qendrese ne Qukes dhe Pogradec ceta e Sali Butkes ne luften e Pogradecit,ku u vra Gani Butka,rrebelet do te kishin pushtuar Korcen dhe do ta ndanin Shqiperine e jugut me Greket.
U rrahen katunarce ne publik,patriote,rilindas,mesues te gjuhes shqipe.
Ketu je i sakte
Kolonjaret harriten ti ndalin ne Pogradec keta islamiket
Ka qene nje monument i luftetareve Kolonjare te kesaj lufte ne Pogradec,
por me duket e kane prishur
Thirrni memories! Enver Hoxha, levizjen e Haxhi Qamilit, e quajti si kryengritje e fshataresisë kunder feudaleve dhe bejlereve. Sipas tij, pra sipas Enverit, shkrimit të Shpuzes dhe disa komentuesve ketu, Esad Toptani organizoi, mbeshteti dhe furnizoi me arme një levizje kundra vetes së tij?!