Gazmend SHPUZA
Siç tregon dhe tituli në këtë shkrim marrë përsipër të sqaroj se pyetja ka lindur dhe ka marr përgjigjen që i takon edhe pse jo të njëzëshme, që në vitin 1914, pas largimit të princ Vidit. Dhe jo siç trajtohet, më pas e deri më sot, më 1915, për të përjashtuar për arsye të mbrapshta përgjigjen e saktë. Askush aso kohe nuk ka marrë guximin ta barazojë shtetin shqiptar me qeverisjen e tradhtarit Esad pashë Toptani, naçalnikut të Pashiqit, sa ta konsiderojë fundin e qevrisjes së Esa dpashës me “fundin” e Shqipërisë.
Sapo kishte filluar Lufta e Parë Botërore. Largimi i princ Vidit nga Durrёsi në fillim të shtatorit të vitit 1914, shtroi realisht para shqiptarëve problemin jetik të fatit të Shqipërisë dhe të së ardhmes së shtetit të ri. Rrahja e mendimeve lidhur me rrugët për shpëtimin e tij angazhoi rrethet atdhetare, politike dhe intelektuale, shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Kjo detyrë nuk mund të shtrohej dhe të zgjidhej pa analizuar faktorët që çuan në ato rrjedhime të hidhura që po përjetonte populli ynë. Në këtë kuadër u shtrua pyetja jo e pa vend edhe pse jo plotësisht e saktë: “Kush e “prishi” Shqipërinë?” Edhe pse pavaresia e Shqiperisë dhe tërësia tokësore e shtetit shqiptar u vunë në pike pyetje, nga Traktati i fshehtë i Londrës ajo Shqipëri, në fund të fundit, nuk u prish dhe nuk do të prishej. Nuk delte problemi për ta “rindrequr”, por për ta mbojtur. Këte detyrë kreu populli ynë trim e atdhetar dhe përfaqësues të tij atdhetar dhe të mençur që u vunë në ballë të tij para 100 vitesh në Kongresin e Lushnjës dhe në Luftën e Vlorës të përplotësuar dhe me Luftën e Dibrës e të Koplikut.
***
Polemika rreth pikëpyetjes së parashtruar më sipër vijoi dhe më pas deri vonë nën ndikimin e zhvillimeve politike të brendshme dhe të jashtmetë kohëpaskohëshme.
Debati i nisur që atëherë flet për një shtruarje të cunguar të problemit. Ajo nuk merr në shqyrtim mbarë ndërlikimin e ngarjeve që merrte përsipër të vlerësonte. Në të nuk merren parasysh tërësisht apo dhe pjesërisht mjaft momente që lidhen ngushtë me zhvillimet e jashtme:
-fazat dhe evoluimet e luftës së brendshme politike në Shqipërinë e Meme në ato vite; diferencimi i forcave pjesëmarrëse në grupimet ndërluftuese në këtë trevë nga njera fazë e kësaj lufte në tjetrën; shtrirja territoriale e veprimeve politike e luftarake pothuajse në tërë vendin;
-pushtimi shovinist grek i të ashtuquajturit Epiri i Veriut; provokacionet e forcave serbo-malazeze në zonat kufitare;
-për më tepër, gjithë këto zhvillime jo gjithënjë janë parë në përqasje me ecurinë e situatave të jashtme, ballkanike dhe europiane, sidomos me zhvillimet e tyre. Fjala është për zhvillime të cilat ndodhën në një hark kohor jo shumë të gjatë prej afro tre vjetësh, zhvillime këto të përmasave rajonale, kontinentale dhe deri botёrore:
– nga Aleancat dhe Luftërat Ballkanike dhe deri e fillimi i Luftës së Parë Botërore”;
– nga Konferenca e Londrës (1912-1913) në Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), i cili injorohet në shumicën e rasteve.
Pyetja “Kush e prishi Shqipërinë?” shtrohej në vijim të pyetjes spekulative që qe bërë pak kohë më parë se kush na e kishte pas “krijuar Shqipërinë?”
Miti se shteti i ri shqiptar nuk qe, në radhë të parë, fryt i luftës së popullit tonë, porse na ishte thjesht dhe vetëm e vetëm “krijesë” e Fuqive të Mëdha, e lojërave të tyre diplomatike, e Shën-Adriatikut e tjerë, u perhap gjerësisht nga politika, diplomacia e propaganda e huaj, në radhë të pare, nga ajo ballkanike. Në këtë mënyrë akti shumё i rёndёsishёm i njohjes së pavarësisë së shtetit shqiptar mohohej tërësisht. Bashkë me të injorohej dhe procesi i gjatë historik i sendёrtimit të tij gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai qe rrjedhim i drejtë për drejtë i Revolucionit Kombëtar Mbarëshqiptar më 1909-1912, që përshpejtoj krijimin e Aleancës Ballkanike dhe fitoren e shteteve të Gadishullit kundër Perandorisë Osmane.
Kësaj propagande i shkonin pas dhe mjaft përfaqësues të rretheve politike shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Në radhët e para të tyre qëndronin elementë të cilët jo vetëm nuk kishin kontribuar në Lëvizjen Kombëtare për çlirim, apo çka ishte më keq qenë vënë në shërbim të sundimtarëve osmanë dhe të qarqeve politike dhe fetare të huaja. Kësaj pikëpamjeje i bënin jehonë edhe jo pak intelektualё pesimistë, të cilët e shihnin të pamundur ekzistencën e shtetit të ri shqiptar pa një mbështetje të angazhuar drejtë për së drejti të të huajve në Shqipëri. Midis tyre mbizotëronin përfaqësues të asaj shtrese politike, e cila mendonte se vetëm në këtë mënyrë do të mund të siguronin, pak a shumë, pozitat e tyre politike dhe ekonomike ashtu sikurse dhe në kohën e Perandorisё Osmane.
Ky mendim gjente vend dhe në shtypin shqiptar. Madje edhe në faqet e organit të “Vatrës” historike, gazetës “Dielli”, në tetor të vitit 1914, ndonjeri do të shkruante, se “miqt’ e jashtëm t’ Evropës” e paskan krijuar “vetëqeverimin e Atdheut tonë”.
Propaganda antishqiptare, jashtё vendit, fundin e regjimit princor të V. Vidit u përpoq ta paraqiste kryekëput si shprehje të paaftësisë së shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore. Gjithë kjo propagandë bëhej në mbështetje të pretendimit se ata kishin nevojë për një dorë që t’i drejtonte deri sa ata të mëkëmbeshin. Pavarësisht nga burimi, këto propaganda në këtë çështje ishin të një mendimi. Por kur vinte puna për të shënjuar, se cila do të ishte kjo dorë “kujdestare”, ato ndaheshin e, madje, hynin në konflikte të ashpra njera me tjetrën. Në këtë kuadër nuk munguan edhe mendimet, të cilat çonin në përfundimin, se kjo ndihmë nuk mund t’u jepej shqiptarëve, në kushtet kur po afrohej me shpejtësi konflikti i armatosur botëror, nga një dorë e vetme. Mendime të drejta porse tepër të vonuara.
Që kemi të bëjmë me një propagandë të mbrapshtë antishqiptare e dëshmon, veç tё tjerash, dhe fakti se me këtë mendim, filluan të mos pajtohen fill pas Luftës së Parë Botërore edhe ndonjë politikan realist në vendet fqinje, si jugosllavi Trumbiç, të cilët deri atëherë i kishin fryrë asaj dhe vetë.
Pikëpamjes së mësipërme i bënin jehonë, dhe rrethet konservatore të vendit. Në radhët e para të tyre qëndronin elementët antikombëtarë grekomanë, turkomanë e të tjerë, në ballë të të cilëve mbizotëronte Esad Toptani. Nisur nga këto pozita ata do të luanin një rol fatal që në ditët e para të ekzistencës së shtetit shqiptar. Këta elementë jo vetëm nuk kishin kontribuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare e në luftën për çlirim, porse përkundrazi ato qenë vënë në shërbim të sunduesve osmanë dhe të qarqeve antishqiptare fqinje dhe më gjerë. Në përpjekjet për sigurimin e pozitave të tyre shtetërore dhe shoqërore në shtetin e ri shqiptar jo pak prej këtyre elementëve, si në të kaluarën, nuk shqetësoheshin për fatet e pavarësisë shqiptare. E keqja ishte se përkrah pashajt toptanas u rreshtuan dhe rilindas të njohur dhe ndonjë edhe i shquar si Faik Beg Konica!
Gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, organ i qeverisë së Vlorës, dhe gazetarë të tjerë iu kundërvunë me forcë që në fillim pikëpamjeve dhe qëndrimeve të tyre.
***
Në përgjigje të pyetjes së shtruar më sipër duke pasur parasysh, nё radhё tё parё, rolin e faktorёve të brendshëm, në fletёn shqipe tё gazetës “Corriere delle Puglie” tё Barit shkruanin: “Por kush e ka fajnë, këdo që të pyeç për këtë gjë kërkon të çkarkohet duke ia hedhur fajnë tjetrit. Parësia na mori në qafë thotë populli, populli na shkretoi thotë parësia, të pafeshmit na shkretuan thonë fanatikët. Fanatizma na prishi Shqipërinë thonë kombëtarët mëndjelirë”.
Në këtë përmbledhje komplekse, gjithësesi reale, të përgjigjeve të ndryshme që u dhanë aso kohe rreth kësaj pyetjeje vërejmë orvajtjen për ta shpërndarë përgjegjësinë politike. Prej këtej do të nisin pastaj përpjekjet për ta xhveshur klasën politike dhe intelektuale të kohës nga çdo përgjegjësi dhe për ta adresuar, duke e përqëndruar atë te njerëzit e thjeshtë, katundarë dhe malsorë.
Zhvillimet e mbrapshta të atyre viteve ishin të freskta dhe gazetarët e kohës nuk mund të linin në heshtje dy momente të cilat i nxirrte në pah realiteti historik të cilat qarqet politike atdhetare po i përjetonin me dhëmbje të madhe: qëndrimi rrënues i aristokracisë feudale dhe qëndrimi jo konstruktiv i shtresës intelektuale së cilës i përkisnin dhe autorët e atyre shkrimeve. Më kritikët midis tyre nuk kishtin pritur që “intelektualët të ishin kaq të pabashkuar dhe të pamarrur vesh me njeri tjetrin.”
Bie në sy fakti, i cili ia vlen të nënvizohet, që ky debat nuk u përqëndrua te rebelimi esadisto-konician ndaj Qeverisë së Vlorës. Kjo jo vetëm se ai u eklipsua një vit më pas, nga përmasat dhe rrjedhimet e rebelizmit esadisto-turkoman antividist por edhe për arsye të tjera. Midis tyre nuk mund të mos përmendim faktin që në luftën kundër Atdhetarit të madh u përfshinë dhe intelektualë dhe bejlerë të angazhuar deri më atëherë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, jo vetëm Faik Begu, por dhe Dervish bej Biçaku. Këta pas pak, çka është e kuptueshme, parapëlqyen të heshtnin për qëndrimet e tyre antikombëtare që i komprometonin jo pak ata.
Në përgjigje të pyetjes “Kush e prishi Shqipërinë?” atdhetari Goni Katundi, në një artikull po me këtë titull ven në pah sakt dobësinë dhe pamundësinë e intelektualëve që të futeshin në popull dhe t’u kundërviheshin armiqve të jashtëm dhe mbështetjes së tyre brenda vendit. Me të drejtë ai konstatonte se veprimtaria atdhetare e këtyre elementëve u kufizua në shtypin e kohës vetëm në fushën propagandistike.
Po ashtu dhe atdhetari tjetёr i mirënjohur beratas Babë Dudë Karbunara, duke iu kundërvënë opinioneve të padrejta të përhapura aso kohe rreth rebelizmave, në thonjëza dhe pa thonjëza, që u zhvilluan asokohe në Shqipërinë e Mesme pranonte, pa kursyer as veten: “Prishja erdhi nga neve dhe jo nga Gega. Shqipëria duke patur shumë armiq të jashtëm dhe tradhtarë qeveritarët e saj, pa fjalë prishja ish e ditur”. Këto përfundime realiste vinin nga një person që është ndjekur nga rebelët antividistë. Pas shtypjes nga forcat serbe të Kryengritjes Antiesadiste, qershor 1915, të quajtur me keqdashje “rebelizma” e Haxhi Qamilit, Babë Duda, nёn trysni të pashpjegueshme, nuk ju shmang dot tundimit për t’u angazhuar në organet e admininstratës esadiste në Berat.
Jashtë vëmendjes së atdhetarëve shqiptarë të kohës nuk mbeti dhe roli i faktorëve të jashtëm. Kështu, midis atdhetarëve, të vendosur në Zvicërr gjatë Luftës së Parë Botërore, pati nga ata të cilët shkakun e “prishjes” së shtetit shqiptar e shikonin në politikën thellësisht antishqiptare të Fuqive të Më dhe benjaminëve të tyre në Ballkan. I këtij mendimi qe dhe Fan Noli, sipas të cilit faji i prishjes së Shqipërisë binte mbi Europën. Ky përfundim, edhe pse i njëanshëm, mbetet i drejtë. Prandaj tё tjerё publicistё kёrkonin tё merreshin parasysh dhe të mos injoroheshin faktorët e brendshëm rrёnues antikombëtarë.
Në këtë vazhdë këta të fundit iu kundёrvunё deri nё njё farё shkalle, me të drejtë, mendimit kategorik tё Fan Nolit, duke deklaruar, se “megjithëse fajnë më të madh e ka Evropa, po edhe faji i aristokratëve të Shqipërisë nuk është i vogël”. Nisur nga këto pozita, ata u bënin thirrje qarqeve atdhetare që të luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë nga “duart e aristokratëve”.
Pas shtypjes së Kryengritjes Antiesadiste nga forcat serbe, më 14 qershor 1915, gazeta “Lidhja Kombëtare” e Nikolla Ivanajt shkruante me të drejtë, se ishin pikërisht krerë tё udhёhequr nga Esad pashë Toptani ata që e sollën Shqipërinë e re në “buzë të varrit”. Fjala ishte për një shtresë së cilës, sipas tyre, jo vetëm i kishte kaluar koha, porse përfaqësues të saj, për të mbijetuar nuk kursenin edhe fitoret mё madhore tё Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Interes paraqet qëndrimi i Mithat Frashërit ndaj “vitit të mbrapshtë”. Në fund të vitit 1916, e formuloi më drejtë për drejtë pyetjen e mёsipёrme “Kush i bëri kryengritjet?” Në këtë shkrim ai linte më një anë rebelizmin esadisto-konician me aleat të ngushtë myftiun e Tiranës Musa Qazimin, kur ai vetë ishte pjesëtar aktiv i opozitës kundër qeverisë së Ismail Qemalit. Porse, më tej ai fuste në një thes Kryengritjen Antividiste dhe Kryengritjen Antiesadiste. Mit’hat beu, pothuajse, mohoi tёrёsisht qё factorët vendas tё kenё luajtur rol tё spikatur në procesin e rrënimit të shtetit shqiptar fill pas shpalljes së Pavarësisë. Në mënyrë kategorike ai deklaronte me të drejtë: “Shqipërinë nuk e prishnë shqiptarët”. Më tej, ai do të saktësonte drejtë: “kryengritja greke e Epirit, kryengritja turko-serbe-çifligare e Shijakut gjer më një pikë, dhe last, but not least mungimi i të hollave”. Siç shihet, Mithat Frashëri shpreh bindjen se të gjithë faktorët rrënues të shtetit shqiptar më 1913-1915, midis tyre edhe Kryengritja e Shjakut megjithë rolin e çifligarëve, sipas tij, bënin pjesë në faktorët. Ndërsa, më poshtë kur detajon rolin tyre në to ai përfshinë bejlerë, agallarë dhe fshatarakë, pa dallim, pa përmendur kryesorët, midis tyre, çifligarët. Të gjithë këta qenë vënë në shërbim të faktorëve të jashtëm. Vetëm pas afro dhjetë vjetësh, nën shtytjen e motiveve shoqërore, të cilat nuk kanë munguar jo vetëm në Kryengritjen kundër Esatit por dhe në atë kundër Vidit, ai nis t’i jap, më tepër peshë faktorit të brendshëm, duke e reduktuar vetëm te fshatarakët, rebelët e Haxhi Qamilit. Pra përjashton bejlerët e çifligarët.
Pavarësisht, se në mendimet e shprehura aso kohe, i mëshohej midis faktorëve destruktivë herë faktorit të brendshëm e herë faktorit të jashtëm, shtypi shqiptar iu përgjegj, në përgjithësi, drejt pyetjes “Kush e prishi Shqipërinë?” Përgjigjja përjashtonte nga përgjegjësia katundarët e thjeshtë të ashtuquajtur rebelë apo “gegë fanatikë”. Fjala ishte për Kryengritjen kundër princ Vidit.
(Vijon)

Londër, qershor 1913, e bardha mbi të zezë, a e keni lexuar??!!
Na lodhe koken me keto teori!Po te ishte per ne, do kishim shtetin e Noc Rrokut!Shtetin shqipetare e krojoj Austro-Hungaria per imteresat e saj e perkrahur nga Gjermania! Ti na cudit me Dude e Karbunare, ku pirdhte Franca , Anglia dhe Rusia per Duden e Cercizin! Keta ishin te vendosur ta shperbenin popullin shqipetare,po pse nuk i mbrojtem tokat qe na mori Greku e Sllavi!Lexo kujtimet e Eqerem Bej Vlores, dhe aty do kuptosh forcen tone.Shiko sot pas 100 vjetesh dhe prape, fqinjet na bejne rreshtore, shtet pa brek ne buthe, imagjino para 100 vjetesh, ti na flet per heronj!Thuaj te verteten, prape ata na perkrahin sot, se po te idhte per Salen, Tosin, lirken apo Edin, sot do flisnje greqisht apo Serbisht, sot Esati do ishte patrioti me i madh ne kushtet e luftes pare boterore.Konkretisht na thuaj ti or mik pse Esati eshte tradhetare dhe jo Avniu terrorist, ku eshte dallimi? Ju shkruani cfare thoshte Dulla per 50 vjet ato ju i kujtoni.Sa vjet e shiti bythen DullaSerbit, Rusit a Kinezit.??Po keta te sotmit cfare bejne, kujt jane shitur.Ju flisni me veprat e Gjinushit, Milos dhe Enveristave te tjere! Dorezimin e Shkodres e kane analizuar shume expert dhe poletikane dhe thone qe ishte e pamundur te mbahej! Ti e ke biseduar me ndonje qe ka marre pjese ne rrethimin e Shkodres, a ke njohur ndonje?Hapni letrat e injorante dhe shkruani te vertete ushtria turke kishte vite qe kishte marre rrugen e cthuarjes dhe deshtimit, kjo ushtri nuk kishte ku ta kapte qeni, kete kishte Esati per te mbrojtur Shkodren!Ti na flet per prifterinj e hoxhallare.
Ky shkrim nuk është për ty, por për historianët. Ti shkruan: “Konkretisht na thuaj ti or mik pse Esati eshte tradhetare dhe jo Avniu terrorist, ku eshte dallimi”. Fakti që ti akoma nuk e ke kuptuar që Esati është tradhëtar dhe Avniu patriot, tregon se je me “vite drite” larg për të kuptuar ngjarjet që kanë ndodhur. Ofendon me fjalët “hapni letrat o injorantë”, dhe paraqet fjalë pa lidhje me njera tjetrën, duke shfryrë përballë kompjuterit tënd. Qetsohu! Se i bën dëm vetes dhe nuk u prish shijen të tjerëve që nuk kanë të bejnë me ty.
Njëjta gjë vazhdon sot e kësaj ditë.
Qëllimisht nuk përmendet se kanë dhënë jetën 60,000 ushtarë Osmanllinj me 1912-1913, që kemi këtë Shqipëri që kemi sot.
Këta që shkruajnë, janë pikërisht ata që marrin para nga Moska Beogradi Viena e Berlini për të mbajtur shqipëtarët të robëruar.
Po ate pisvepren tende, ku na e fryve kryengritjen e injorantit te ndyre Haxhi Qamili si nje tollumbace me ngjyra ylberi c’ta bejme? Shqiperine e kane prishur shqiptaret, me sakte politikanet e shitur hajdute dhe historianet qe i bien lrgrnit per ta.
Shqiperia e mesme ka batur fshatarsine me turkoshake,me antikombetare,me fanatike te prapambetur,mesjetare.Sot na mburren se kane ngritur flamurin para 28 nentorit.
Fajtore per rrebelimin e Haxhi Qamilit jane Shijaku,Tirana,Kavaja,Peqinui Fushe Kruja,Elbasani.
Sot le ti bien muzikave,por ne ate kohe,ne krah te ofisereve hollandeze dhane jeten Ceno Sharra dhe Xhezo Haremi nga Vlora,Agustin Prizreni nga Kosova,Kamo Sejdini nga Elbasani.Hovin bandave te Shqiperise se mesme ja preu vetem Gani Butka ne krye te kolonjareve ne Pogradec.Ky u perball me ta dhe ra deshmor i Atdheut.
Sot keta Kavaje,Tirane,Shijak Elbasan na dalin te gjithe patriote.po ku i gjeti 12 mije ushtare vullnetare Haxhi Qamili,se me zor nnuk i rekrutoi?
Kush gjen arsyet e vërteta të dorëheqjes se Ismail Bej Vlorës, pra kauzën e vërtetë; as nuk ka pse merret fare me zagarë tradhëtarë, si dhe zbulon “autorët” e vrasjes së figurës nr.1 të shtetit të ri Shqipëtar të 12.
I shtrëngoj mëngët atij që e gjen,-por edhe atyre që me spond apo një sfond kuq e zi të ri, i le mënjanë anemikët e 108 viteve (proto) shtet dhe pyesin baballarët e shtyllave arbëror-iliriko-pellazgjik për ¿? e radhës.
Kush ka mbrojtur Haxhi Qamilin ,Rrebelimin antishqiptar te katundarise haldupe te Tirane-Kavajes,ate do te beje,sado te sofistikohet.
Selim Shpuza,Gazmend Shpuza qene te vetmit nga gjithe historianet,qe justifikuan pol potin me brekushet e turkut ne tru,enver hoxha,qe e justifikoi rreaksionin turkoshak si kryengritje antifeudale dhe Haxhi Qamilin si Pugacovin shqiptar.
Qamil Cela qe e kishte jetuar rrebelimin e katundarise turkoshake e kundershtoi enver hoxhen ne diskutimin e projektit te Historise se Shqiprise..Ky vuajti pasojat duke u diskretituar politikisht ne Kom. e Partise Elbasanit dhe ne popullin e Lagjes.
Alexander Xhuvani u ngrit dhe doli nga Kuvendi Popullor,kur ngjitur me te ulen(apostafat) sekretarin e Haxhi Qamilit,Haxhi Fezen(hoxhe Fezen nga Elbasani)
Xhihadisti Sali Berisha kete Hoxhe Fezen e ka dekoruar me titullin Mesues i popullit,jo me patronimin hoxhe Feza si njihej ne kohen e Haxhi Qomilit,por me emrin e pagezimit Feze Guranjaku,qe te mos e njohe kush.
Edhe Enciklopedia e haxhiqomileve te Elbasanit i ka kushtuar nje kapitull ketiij turkoshaku fanatik me emrin Feze Guranjaku,pa cilesuar rolin regresiv kunder Pamvaresise se Shqiprise.
…i bini legenit , 500 vjet islamuteri degradoi nje komb prandaj te mbyllen xhamite e mutit otoman se qelbin ambjentin.