Kush e shqeu valixhen?

redaktor

Letër në redaksi

 

Aeroporti i Rinasit pret dhe përcjell me mijëra pasagjerë nga të katër anët e botës. Pavarësisht se njerëzit bëjnë me mijëra km dhe ndërrojnë dhe avionin për të hipur në avionin tjetër, çdo gjë shkon shumë mirë nga rregulli e disiplina që i kushtohet pasagjerëve dhe bagazhet që vendosen të sigurta në vendin e tyre. Por kur avioni afrohet, pasagjerët gëzohen, kurse punëtorët që shkarkojnë bagazhet përveshin mëngët duke u gëzuar kë valixhe do të shqyejmë, ta hapim, ta çajmë me brisk ose me thikë.

Viktima qe valixhja e vajzës që kur e pashë që e tërhiqte të hapur dhe të shqyer që dukej sikur e kishte gjetur te kazani i plehrave. Një grua në moshë i tha: “Të morshin të ligat!” Vajza i dha një buzëqeshje të ëmbël duke i thënë: “faleminderit për uratën që më jep, por të udhëtosh me mijëra km në çdo shtet, valixhet vijnë siç janë, kurse këtu për 5 minuta ta shqyejnë”. A ka kamera sigurie dhe rajon policie ky aeroport?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *