Kush e solli rrumpallën shqiptare

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

E nderuar DITA! Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 prishen shumë ekuilibra psh zgjedhja e  presidentit të Republikës me 50 plus 1, ccka nuk i jep tagrin të jetë komandant i përgjithshëm, as simbol uniteti i kombit e as kryetar i KLD. Ndryshimi i kodit zgjedhor bëri që deputetët të zgjidhen me lista partiake, asnjë deputet nuk ka mandat populli. Ndaj mendoj se nuk duhet të kenë as imunitet se është i paligjshëm e të shprehet gjykata kushtetuese për të. Ato ndryshime sollën rrumpallën shqiptare. Listat partiake bënë që në parlament të futen kriminelë hajdutë dallkaukë e mjeranë të mbrojtur nga imuniteti. Po të zgjidhen nga populli deputetët e presidenti nuk do kishte rrumpallë shqiptare. Komandanti, Manëz, Durrës

Share This Article
1 Comment
  • Drejt e kini o komandanti i Manzes ? Ky nuk duhet te jete komandant i pergjithshem . Kompletimi 50 perqind ne ushtri do te thote “Jashte luftimi”. Tung !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *