Vdekja e Hysni Kapos, akuzat e Vitos dhe fati i dy truprojave (Pj.V)

redaktor

Rrëfimi i kësaj serie kujtimesh rreth vdekjes së Hysni Kapos, i shtruar në një spital parizien prej nga nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, është bazuar në pohimet e dy dëshmitarëve: Nexhip Pajaj dhe Eqerem Sinani.

Këto pohime janë gjithashtu të regjistruara dhe i posedoj në formë audio. Është fjala për një ngjarje mbi të cilën ka pasur dyshime të arsyeshme nëse ishte një vdekje natyrale, apo një vdekje e ndikuar nga faktorë të jashtëm.

Këto dyshime kanë lindur qysh në momentet e fluturimit të Hysni Kapos për herë të dytë me avion special privat për në spitalin e Parisit, në vitin 1979. Rrëfimet e Nexhipit dhe Eqeremit, janë bazuar në vetë shënimet e tyre në një fletore, e cila pas vdekjes së Kapos dhe sjelljes së arkivolit me trupin e Kapos në Tiranë, iu dorëzua Enver Hoxhës.

Konkretisht, afro 36 faqe të “Fletores” mbanin në fund tre nënshkrime, atë të përgjegjësit të grupit të shoqërimit të tij, Nexhip Pajaj (Xhipja), atë të shoqëruesit të dytë Eqerem Sinani dhe atë të mjekut të tij, Dine Abazi.

Këta dy të fundit jetojnë dhe janë dëshmitarë okularë, ndërsa Xhipja i ndjerë ka vdekur vite më parë. Bashkëshortja e tij, Selimeja, ishte tezja ime (Nëna ime dhe Selimeja ishin motra). “Fletoren e Zezë” e shkroi Xhipja, dhe unë e kam lexuar.

Por sa u hodhën mbi të ishin mendime, gjykime, vlerësime të të treve, Nexhipit, Eqeremit dhe Dines. Në këtë seri shënimesh bazuar në atë fletore dhe në ritregimin e dëshimtarëve, bien në sy dyshime të forta rreth natyrës së vdekjes së Hysni Kapos.

Spikat roli tejet aktiv dhe po kaq misterioz i mjekut Sali Berisha, si dhe i Ramiz Alisë, sekretar i Komitetit Qëndror të PPSH.

 

 

Av. Idajet Beqiri

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Hysni Kapo, kur mori vesh se do të hynte për herë të dytë në operacion, ka kërkuar dhe ka zhvilluar një bisedë vetëm me Vito Kapon dhe përgjegjësin e grupit të shoqërimit Nexhip Paja. U ka thënë atyre se do bënte gjithçka që të mos i nënshtrohej ndërhyrjes së dytë kirurgjikale. Donte që gjithçka që duhej bërë për të, të realizohej në Klinikën e Udhëheqjes në Tiranë.

Vito Kapo në linjën e saj me mjekët dhe Nexhipi, në linjën e tij të Sigurimit, përmes Servet Backës, kanë përcjellë që Hysniu të kthehej sa më parë në Tiranë. Madje Vito debatoi ashpër me Ramiz Alinë, të cilit i ka thënë se po qe se do të vdesë, le të vdesë në vendin e tij. Vito Kapo debatoi ashpër gjithashtu edhe me Doktor Pol Miliezin, të cilin e bindi që operacioni i dytë të mos bëhej. Madje Miliezi ishte dakord edhe që ta kthenin në Tiranë menjëherë Hysni Kapon, duke shprehur gatishmërinë që edhe avionin ta vinte në dispozicion.

Mirëpo ai që merrte vendimet dhe vendoste për gjithçka, ishte Llambi Ziçishti, sepse jo vetëm që ishte ministër i Shëndetësisë, por mbante lidhje të vazhdueshme me Tiranën, duke raportuar për gjithçka. Kështu që nuk u pyet as Pol Miliezi për mosdakordësinë e tij për të realizuar ndërhyrjen e dytë kirurgjikale mbi Hysni Kapon.

Operacioni u vendos të bëhej.

Sipas shënimeve të Nexhipit, Vito Kapo ishte në dhomë me Ramiz Alinë, ngjitur me dhomën ku ndodhej i shtruar Hysni Kapo kur hyn në dhomën e tyre doktor Petrit Gaçe dhe me një ulërimë tronditëse u jep lajmin e vdekjes së Hysni Kapos.

Vito Kapo, e tronditur sa më nuk ka, iu “përvesh” Ramiz Alisë me një fjalor tejet të ashpër. E bëri fajtor atë për vdekjen e Hysniut. Mjekëve francezë, Miliezit, Profesor Aleksandrit dhe Gurgonit iu tha se ishte vajzë mjeku, rritur në ambient mjeku me emër, pasi babai i saj ishte një ndër doktorët me emër në Amerikë, dhe se ishte pronari dhe administratori i spitalit më me emër në Janinë të Greqisë. Dhe konstatova, u tha ajo këtyre mjekëve dhe Ramiz Alisë, se Hysniu nuk vdiq, por e vdiqët ju.

***

Hysni Kapon e çuan në morg, në katin e 10 të nëndheshëm. Fillimisht u përgatit një ceremoni mortore në spital ku bënë homazhe personeli mjekësor, punonjësit e ambasadës sonë në Paris si dhe shqiptarë që ndodheshin në pozicione të ndryshme aty.

Eqerem Sinani bënte xhirime me kamerën që përdorte për evenimentet e ndryshme të familjes Kapo si dhe përdorte njëkohësisht aparatin fotografik.

Duke xhiruar ata që bënin homazhe, vërejti që doktor Mentor Petrela i fshihej kamerës. Nuk donte të filmohej, ndryshe nga Sali Berisha, i cili ndryshonte vendqëndrimin vetëm e vetëm që ta fokusonte kamera.

Eqerem Sinani i afrohet doktor Mentor Petrelës dhe i thotë te veshi: “Profesor, rri pa merak para kamerës sepse nuk ka më film, unë bëj sikur filmoj…”! Mentor Petrela u bë flakë i kuq në fytyrë.

Pasi ra sistemi komunist dhe Berisha ishte zgjedhur President i Republikës, një natë, aty nga ora 22.00, bie zile e telefonit të shtëpisë së Eqerem Sinanit. Nuk e njohu personin që i fliste. Ai që i telefonoi i tha që të paraqitej të nesërmen në orën 9.00 në Ministrinë e Brendshme sepse e kërkonte ministri. Eqeremi u shqetësua. Nuk kaluan as 30 minuta dhe zilja e telefonit ra përsëri. Ishte i njëjti zë. U prezantua. Ishte profesor Mentor Petrela. I foli duke qeshur. E kërkoi të pinin një kafe.

Të nesërmen Eqerem Sinani shkoi te profesor Petrela. Kanë kaluar shumë kohë, i tha, por dua të pyes si e konstatove që unë po i fshihesha kamerës, dhe vërtetë nuk kishe film?! Eqerem Sinani pyetjes ju përgjigj me pyetje:

-Në fakt, pse fshiheshit nga kamera ju, profesor Petrela…?!

***

Hysni Kapo qëndroi në morg pak ditë. Atë ditë që u vendos arkivoli në morg, vjen urgjent në spital Micheli, shefi i sigurimit francez dhe kërkon takim urgjent me Nexhip Pajën dhe Eqerem Sinanin. Micheli u miqësua me dy shoqëruesit e Hysni Kapos, miqësi e cila ka mbetur deri më sot.

Micheli u transmetoi një informacion shqetësues. Një informator kishte raportuar se UDB kishte nxitur një grup kriminal drejt rrëmbimit të trupit të Hysni Kapos.

Hysni Kapo
Hysni Kapo

– Do t’ju kërkohet të paguani qimet e kokës për ta marrë, – u tha Micheli.

Merrni disa roje shtesë – u tha Micheli, i paguani mirë që të ruajnë në morg, nën mbikëqyrjen tuaj të kujdesshme. Ai i këshilloi që rojet të mos ishin francezë. Kështu edhe u bë, – sipas shënimeve të Fletores së Zezë.

Kur u kthyen në Tiranë, Nexhip Paja origjinalin e “fletores” ia dërgoi Enver Hoxhës, ndërsa një kopje e dërgoi në Ministrinë e Brendshme. Brenda saj kishte akuza konkrete, detaje, vëzhgime dhe raportime të cilat i çonin truprojat në konkluzionin kategorik se Hysni Kapo u eliminua. Sapo kjo “fletore e zezë” mbërriti në Ministrinë e Brendshme, Kadri Hazbiu, në praninë e sekretarit të Komitetit të Partisë të kësaj ministrie, Bato Karafilit, dhe të zëvendës drejtorit të drejtorisë së dytë në këtë ministri, Servet Backa, thirrën në zyrën e ministrit Nexhip Pajën dhe Eqerem Sinanin. Bashkë me ta shkoi dhe Dine Abazi. Sapo kjo treshe hyri në zyrën e Kadri Hazbiut, ky kërkoi daljen jashtë të Dine Abazit:

“Bashkë e kemi bërë këtë letër”, – i tha Dine Abazi.

“Dil jashtë ti, nuk ke punë këtu, do merret Ministria e Shëndetësisë me ty”, – i thanë.

Kadri Hazbiu e fajësoi rëndë Nexhip Pajën, e konsideroi atë çfarë ai kishte shkruar tepër të rëndë dhe e kërcënoi me përjashtim nga Partia, nëse nuk e tërhiqte. Nexhipi, besnik me shpirt, deri në vdekje ndaj Hysni Kapos, në kulmin e dëshpërimit siç ishte, mbasi i thotë Kadri Hazbiut se origjinali i kësaj fletoreje i ishte dërguar Enver Hoxhës, nxori nga xhepi teserën e Partisë dhe e hodhi mbi tavolinë…

– Me çfarë më kanë parë sytë dhe me çfarë më kanë dëgjuar veshët në Paris, – u tha Nexhipi, – kjo teserë partie nuk ka më vend tek mua.

hysuoSituata u acarua shumë. Plot një javë të tërë Nexhip Paja dhe Eqerem Sinani janë mbajtur të izoluar në Ministrinë e Brendshme. Nga aty, ku ishin të izoluar, gjetën mundësinë prej kolegëve të tyre të lidheshin me Vito Kapon. I sqaruan krejt situatën. Ajo kishte folur drejtpërdrejt me Enver Hoxhën. Të dy badigardët e Hysni Kapos u lanë të lirë. Me këtë rast u bë “kokë turku” Bato Karafili.

Enver Hoxha, pasi bëri më parë një takim me të gjithë personelin mjekësor që shërbeu pranë Hysni Kapos në Paris, ku i falënderoi për përkushtimin, thirri Vito Kapon dhe e kritikoi ashpër për dyshimet që kishte shfaqur ndaj vdekjes së Hysni Kapos.

Nexhip Paja u nxor menjëherë në pension. Ndërsa Eqeremi vazhdoi të qëndronte edhe pak kohë pranë familjes së Hysni Kapos, për të kaluar më pas në grupin e shoqërimit të Foto Çamit.

Pas kritikave të ashpra që Enver Hoxha i bëri Vitos, një ditë Eqerem Sinanin e njoftuan të mblidhte gjithë familjen Kapo, Viton, fëmijët dhe t’i çonte në Vilën e Udhëheqjes në Pallatin e Brigadave, pasi i priste Enver Hoxha. Shkuan. Enveri pasi i ngushëlloi një e nga një, madje me fjalë të zgjedhura edhe Eqeremin, i thotë Vitos që Partia kishte vendosur që ajo dhe e gjithë familja të jetonin për pak kohë në këtë vilë…

Tashmë kishin vdekur ose ishin pushkatuar Gogo Nushi, Beqir Balluku, Petrit Dume, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi etj. Iku edhe njëri nga dy të superfuqishmit kryesorë të Enver Hoxhës, krahu i djathtë i tij, Hysni Kapo. Radha i kishte ardhur ish kryeministrit Mehmet Shehu. Dhe kështu rruga për Ramiz Alinë dhe më pas për Sali Berishën, ishte “pastruar” mirë dhe ishte hapur plotësisht…

Fund

Share This Article
50 Comments
  • Shkrim interesant…!
    Ne fund te fundit, ka nje pyetje, per te gjitha keto:
    KU ÇUAN UJË KËTO ZHVILLIME?!…
    Dhe pergjigja vjen llogjikshem:
    IU HAP RRUGA DREJT PUSHTETIT RAMIZ ALIS, NJE BYTHLEPIRSI DHE SERVILI, …AI I HAPI ME TEJ
    UDHËN
    SALI KATRAHURES,
    S U P E R D H Ë N D R R I T
    S Ë R B…
    DHE ME KETE EDHE VARROSJES SE DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE,
    JO PAK,
    POR KETU DHE
    ÇEREK SHEKULLI…
    KËTO JANE FAKTET, REZULTATI I NJE KATRAHURE QE PO JETOJME AKOMA, KUR SALIU BEN ENDE
    L I G J I N …!
    Thoni jo, po deshët…

    • Duhet te kerkoni falje ju enveristet qe j’u late si dobicin ne dere shqyptareve te vrare dhe te masakruar nga regjimi katil komunist, duhet te ulni koken dhe te kerkoni falje per Sali Berishen, qe sic duket nga keto publikime sigurimsash dru me pre, por sic po e pohon edhe ti o Neti Interneti Fanatiku Komunist ne Austrine Kapitaliste e ka caktuar me doren e tij dhe i ka hapur rrugen per te vazhduar Kauzen e Partise se Punes vete Diktatori Enver Hoxha mbase me keshillat e Ramizit qe i kishte dhene mbesen per nuse ne familje.

      KERKONI FALJE O NETI INTERNETI QE NA LATE SALI KOMUNISTIN SI DOBICI NE DERE, NE VIKTIMAVE TE ENVERIT QE NUK E DONIN SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL TE MAFIES SE KUQE ME PUSHTET, ASHTU SIC KA MBETUR DERI ME SOT!

    • UDB-ja i kishte dhe tani me teper i ka shtrire tentakulat duke bere te pa munduren per ta shkateruar kete vend.Duam apo nuk duam ne ata ja ariten qellimit. Berisha duhet varur ne mes te Tiranes dhe kjo eshte pak

      • Kush e ka ber ket artikull ?–Ou Idajet Beqiri -hahahahaaha

        Ky te hap barkun me hajvanlleqet e tij

        Ky ne fund te shkrimit thote _:…….U hap ruga per Sali Berishen.loooooooooooooooooool hahahahahahaahaha

        Hajde llogjike bujku, hajde –hahahahaha

        Po c’ne Sala ishte kaq i afert me Dullen ?
        Sala ishte nje mbushes topi …

        Te vjen per te vjelle kur lexon keto pacavuret e qe i shkruajne sharlatanet e tipit Idajet Unitet ..lol

        Ik ore Idajet hajvani se ti genjen sikur jeton akoma ne Mesjete

        • Idajeti vec egoizmit per karrige, nuk ka asnje vlere tjeter.
          Ka qene njeri me intelekt nen mesatar, mezi iku ne Universitet, sepse e kishte mesataren per ibret, ne 1971, vetem sepse Ishte Sekretar Rinie i Fierit.
          Niveli i shkrimit, hipotezat, jane te pabazuara, dhe nuk konfirmohen.

    • Te gjitha keto jane hamendje, pas pilafit i themi ne.
      Kur agjentet ishin kaq shume ne Byro, pse nuk vajten tek Enveri keta?
      Diktatoret nuk kane nje linje te vetme, kane disa variante per te lene pushtetin tek te tyret.
      Shume mire Enver Hoxha mund te pregatiste nje nga djemte e tij per te udhehequr, sic beri Koreja Vietnami apo Shtete te tjera Komuniste.

      • ha ha ha pilo debili ;;; PO SI PE MORE PILO QE ENVERI I VRAU TE GJITHE MO GJYTRYM .. SHIKO FOTO TE ENVERIT NE 1945 . DHE ME PAS SHIKO FOTO NE 1980 SHIKO A KA NDONJE NE FOTO QE ISHTE GJALLE ….. JO MORE KERRYC EDHE STALINI E BERI SI ENVERI TE GJITHE I VRISTE KOT ..SE ISHTE PARANOJAK … DHE ENVERI E VRAU MEHMETI SEPSE LABET DO TA MERRNIN PER SHUME VITE QEVERINE DHE NEXHLIJA SHTRIGA DHE FEMIJET E ENVERIT DO TE ISHIN KOT FARE PA VLERA … SE KUPTON … NORMALE JE NJE COABN QE .. U PASKA BERE UNIVERSITETIN EDHE FEMIJET E RAMIZIT ENVERIT MEHETIN HEKURANI KADRIUT TE GHITHE E BENE ME NOTA TE MIRE SHKOLLEN SEPSE ISHIN KEERRYCA POR PROFESORET KISHIN FRIKE DHE ….

  • Ja dhe digit-novela mbaroi! Ndoshta, ndoshta mund te quhet dhe nje film tragji-komik qe mund te merrte titullin:
    “Si na hynte Saliu ne Bllok dhe ne nuk merrnim vesh gje”!!!!
    Eshte me te vertete llahtari kur lexon keto gjera nese jane te verteta. Nje tufe mjekesh, body-rojesh, perfshi zyrtare te larte, zv.ministra, ministra dhe deri sekretare te KQ si Ramiz Alia verdallosen ne Paris si kuajt ne leme. Nje dobesi skandaloze e atij shteti qe e dinim si nje shkemb graniti. Qe ne nisjen e Hysni Kapos fillon dhe tirret tere kjo histori absurde. Nisen ne menyre gjysem private se Enver Hoxha kishte nje mik mjek ne Paris me emer Paul Miliez dhe pastaj me kuc dhe mac marrin rruget nje hordhi e tere, si fshataret dikur kur vinin ne spitalet e Tiranes me boce dhe me trasta se u operohej ndonje i aferm. Dhe kete rol tashme e kishin marre keta mjeke te njohur ne Tirane, por qe ne Paris vetem termometer nen sqetull u lejohej te vinin. Bashke me keta vinte tere shpurra e body-rojeve ne Vranishti dhe Kuci dhe benin sikur ruanin shefin e tyre Hysni Kapo! Tani doli ne skene dhe Mentor Petrela!
    Mire te tjere po ky c`deshte ne kete kompani sanitaresh?
    Nuk mund te bente ai shtet nje marreveshje me shtetin francez per nje vizite ose operacion te nje personaliteti politik? Po hajde, aq dini te gjithe, fshatare te ardhur qe ne bote ishin komplet te pavlere, por ne Shqiperi te merrnin erzin.
    Dhe pastaj donin ruajtje sekreti i cili kishte dale pa u nisur!
    Po hajde po kthehemi tek pjesa e fundit:

    Me lind pyetja: Kur vete Vito, por dhe vete pacienti nuk donin te rrinin dhe te operoheshin ne Paris si ka mundesi qe te vendose nje tjeter, si ministri Zicishti, kur Franca me ligjet e saj ben qe asnje mjek nuk mund te beje nje injeksion pa leje dhe pa firme nga pacienti?
    Per operacion me siguri ka firmosur vete pacienti Hysni se ndryshe nuk mund te behej. Nuk eshte njeriu ne France bageti. Ligjet jane ligje dhe nuk mund ti shkele askush dhe jo me ne France. Ne Shqiperi te hapnin barkun pa firme, po ashtu ishte koha dhe sistemi, ne France dhe Perendim ne asnje rast. Shume mire Vito mund te kishte hapur ndonje proces qe bashkeshorti i saj eshte operuar pa marre parasysh vullnetin e tij. Dhe ketu cdo gje do te kishte mbaruar. Askush nuk mund ti marre ne mbrojtje mjeket. A ka ekzistuar firma e pacientit Hysni? Une them se po dhe ketu mbyllet tere historia. Ne Shqiperi me ate popull mund te tregosh shume gjera, por ne bote ndryshojne disi dhe nuk mund te shiten badiava.
    Me skandalozja ishte pjesa kur Michel, shefi i sigurise u sugjeron Xhipes dhe Eqeremit te merrnin 50 roja spanjolle ti paguanin mire dhe te benin roje tek kufoma!!!!
    Ndoshta behej fjale per algjeriane dhe marokene te papune se spanjollet ishin ne vendin e tyre. Dhe kjo eshte nje absurditet i frikshem me ate qe lexon, se c`eshte bere ne Paris nga keta cobenj malesh, mjeke dhe roje.
    Po c`ishte ky Micheli, roje nga ato trupat e sigurise private apo sheteterore? Nuk mund te gjente Franca police me uniforme per ate pune? Nuk mund te nderhynin anetaret e ambasades per ruajtjen e kufomes ne rruge diplomatike?
    Brockulla kur thuhet se forca te erreta do te rrembenin trupin per ta cuar ne Beograd? Cilat forca? Refugjatet shqiptare te pasluftes apo adjutantet xhebraile te Leka Zogut? E si mund te rrembehej kufoma dhe te cohej ne Beograd?????? Kush mund ti hynte atij muhabeti me personalietin e larte te nje shteti? Zogistet dhe ballistet mezi mbanin veten ne kembe neper skutat dhe tymoret e Parisit jo me te benin keto aventura!
    Po keshtu eshte kur cdo gje behet ne menyre private a gjysem private. Ministria shendetesise mund te hynte ne bisedime per kete pacient me nje spital ne France a kudo tjeter te bente pagesen dhe kjo pune merrte fund ne menyren me te mire te mundshme. Po kush ti bente keto? Sa kane harxhuar per udhetime per keta bandille mund te kishin paguar kurimin e tij.

    Nje gje del ne kete histori. Ne France na qenka gatuar nje corbe e mistershme qe ka perfshire tere udheheqjen e larte komuniste, tere ministrine e brendshme qe ka qene mbushur me agjente te dyfishte, tere ate strukture qe ka kaluar nepermjet Parisit.
    Te gjithe paskan kaluar nga Franca.Nga e bija e Sulo Gradecit, nga e fejuara e Skender Shehut bodyguardi i Mehmet Shehut, Llambi Pecini, pastaj me Ramiz dhe Sali qe paskan kaluar andej per ceshtje private dhe deri tek refugjati Edi Rama!
    Ka dhe te tjere, por sot po mbetem me kaq.
    E cuditshme, por e vertete qe mbi te gjitha qendronte simpatia e Enver Hoxhes per Francen. Mos ju a ka bere punen me te lehte simpatia e tij?
    Dhe ja kjo novele mori fund. Per mua nxorri ane shume te erreta te bllokut dhe tere shpurres se tij.

    Mbi te gjitha shtroj pyetjen 1 miliardeshe:
    Si hynte dhe si dilte Saliu ku askush nuk merrte vesh gje?
    Ashtu pa u marre vesh hyri deri tek Enver Hoxha ai njeri, kur dhe ne Fabriken e Tullave nuk mund te hyje pa flete-hyrje!
    Dhe te gjithe ngrinin supet. Qe nga Nexhmija, tek Vito dhe deri tek body-roja i fundit.
    Pershendetje!

    • Claus, bodyrojes i thone truproje. Mos u çudit qe ekzaminimet dhe sherbimet mjekesore ekstra beheshin kesisoj ne menyre private me ndonje mik privatisht. Behen edhe sot, nuk merret vesh ku Berluskoni mbjell floket apo ku Putin zmerilon gjoksin. Di gje ti nese Sala eshte operuar nga prostata apo rripi i pantallonave? Ose psh preshidenti; mundet ti kene vene ndonje çhip kur e operuan ne koke dhe ta telekomandojne nga Finlanda apo Hollanda, ku e operuan. Natyrisht qe sherbimet sekrete i marrin vesh keto gjera, por i ruajne qe ti perdorin kur u lipset, ne forma shantazhi. Sa per Saliun qe hynte e dilte si ne fabriken e tullave, kete gjeje ne fotot me femijet e Enverit, do kene pasur trajner te perbashket…

      • Po,sala eshte kuruar per psychose bipolaire jashte
        Tash ka problèmes artherite,se shet e gjakut gati iu Kane blokuar tek kembet!

    • UDB-ja i kishte dhe tani me teper i ka shtrire tentakulat duke bere te pa munduren per ta shkateruar kete vend.Duam apo nuk duam ne ata ja ariten qellimit. Berisha duhet varur ne mes te Tiranes dhe kjo eshte pak

    • Klaus,
      Fjalet e juaj qendrojne per cdo gje pos per zoguistat:n’a te kohe ishim aty studente shqiptare,bile nga familja e lal krosit njera…profesor milliez vete na kishte ftuar n’appartamentin e tij ku ishte ne hyrje replika e momumentit te Skenderbegut e perpunuar me filigram argenti. Pyesin miqete e juaj jo zogiste,ne qofte se nuk me besoni edhe argjentaret e tiranes qe perpunuan kete krye veper gati 100 kg argenti!edhe pyetni kush ndermjetesoj me ambasaden angleze,pos Paul milliez….e ku gjeti djal i mehmetit me te fejuaren e tij,para se te behet skandali pos tek Paul milliez!
      Ishim studentet e tij,ne te shqiperise jo komunist po zogiste …

  • Kujt i plasi se u shperbe ish Shqiperija te na rroje:Serbija,Ameriqija,Salija dhe Alabakerija me Berishat,Blushat,Bashat,Berishat,Blushat,Bodet,Berishat,Blushat………POPULL IDJOT QE PAS 25 VJET ‘USHQEHESH’ ME STATUTIN E PARISE SE BYTHE QIREVE BENI QE NUK KANE ECUR VETE SE KJANE TE CAPELYER NGA AGJENTURAT!

  • Pas ketij rrefimi makbethian, shume pyetje me lindin ne mendje, shumices prej te cilave ua marr me mend pergjigjen. C’mallekim kaq te madh paska patur ky popull mbi te cilin luajten banditet si u desh qejfi?

    • Mallkimi i Zotit te cilin e mohuam , e me qe zot quajtem dike tjeter..besoj do vazhdoj ky mallkim per shume gjate.

  • Nese keto jane te verteta une fajin kryesor ia ve Vito Kapos ,e cila ne ate kohe ishte aq e fuqishme s’a t’a ngrinte me rrobat e spitalit menjehere burrin dhe t’a transferonte ne Amasaden Shqiptare ne Paris,ku te pergatiste kthimin me avion ,jo special,por si gjithe njezit.
    Kushdoqofte sistemi politik ,vendimet per jeten individi i merr VETE,ose familjaret e tij.Sipas lajmit Hysni Kapo e paska marre vendimin e tij ,te cilin Vitoja duhet vetem t’a zbatonte.C’kuptim kane britmat e saj mbi ramiz kodoshin,malazezin me ze femre,kur burrit te saj iu mor jeta.Qysh ne 1979 kam degjuar per dyshime te tilla.Rrjedhja me shpejtesi ,ikja e Mehmet Shehut, dhe krethemelja me shpejtesi marramendese e shtetit te shqiptareve eshte ,per mua,permbushja me sukses e konspiracionit agjenturor me antishqiptar ,me rekrutet me ne ze ramiz-la-piovren dhe mortjemadhin brekedhjere,,,te dy pa origjine shqiptarizme.

  • Me kete deklarim shkrimit edhe pa e njohur “fletoren e Zez” burrnia krenaria e E.Hoxhes bie ne hale bashke me R.Alin e Sali Berishen qe e cuan vendin ne katastrofe sociale te pa riparushme edhe per shume vite.26 vjet vetem zhgatrrim.Presim se mos Amerika ndryshon rruge kesaj zhgatrrime qe ia bani kjo treshe me tesere partie te PPSh.

    • O Mut-Ha!
      Me Enverin kruhesh kot se nuk ka lindur burre nene ne bote qe ta hedhe poshte ate!
      Sa ishte gjallev ai te gjithe Fuqite ce Medha i beri me hije,ndersa sot ti llap sa te duash,pra ha MUT KOT!

      • O biri i partizanit,
        Enveri nuk ishte ne gjen dje me qeverise pas 1973 shit!
        Pra ne qofte se je bir i partizani keto kush ka qeverise déri ne 1990 qe te kuptoje pse jemi sot ku jemi!
        Sigurisht se me nje Enver te afte ,ndryshe do kishin rrjedhje ngjarjet po ka qeverise agjentja nesh mije me boshnjakun Ralle,qe mbasi dergoj arin ne svicer edhe emerin djallit ia ndryshoj:arben bora qe na japin banke ne Svicer e ne France…me arin e Shqiptareve.
        Bir i partizanit,behu edhe tij pak partisan edhe keto kush te vodhi ardhmerine!

  • Shyqyr që mbaroi kjo përrallë e mërzitshme . Kështu përfundojnë tregimet fantastike të Zhul Vernit ! Llafe dhe vetëm llafe , nga fillimi deri në fund .
    Enveri e tha botërisht , Husniu ( i tij ) ka vdekur nga vdekje natyrale ( nga Perëndia ) ndërsa këtu , enveristët na thonë se për vdekjen e tij paska patur komplot ndërkombëtar .!
    Ju enveristët , nëse jini enveristë , dëgjoni Enverin dhe mos fantazoni me psiqikën tuaj të sëmurë . Ose na thoni që Enveri e ka gabim .
    Nuk dëgjuam këtu asnjë mjek nga familja e Hysniut ose nga mjekët shoqërues , dëgjuam vetëm demagogun Idajet .

    Mehmeti dhe Hysniu ishin shërbëtorë të Enverit . Enveri të dy do ti zhdukte se qenë dëshmitarë të pisllëqeve të tij . Kjo është logjike e diktatorëve . Pijaneci Dritëro e tha se , nëse Hysniun s’ do ta kish marrë Perëndia , do ta kishte zhdukur Enveri !
    Në daçim ta shajmë , në daçim ta mburrim : kolaqi gjirokastrit Enver Halil Gjylo Hoxha u bë një diktator I pabesë i krahasueshëm më Ali Pash Tepelenën . Sulltanët e Turqisë , krahasuar me Enverin na duken demokratë .
    Vetëm një popull skllav mund të durojë mbi kokë një Enver Hoxhë !

  • Hysni Kapon do t’a grabsnin jugosllavet ?! O zot cfare
    fantazish nuk pjell mendja njeriut ?!
    Micheli e paskish informuar se Hysniu do te grabitej , do
    te grabitej nje i vdekur ?! Tallje e madhe sepse e dinin
    mentalitetin e shqiptareve , loje per te grabitur para sa
    me shume sepse e dinin se shqiptaret i hane kallep keto
    alibi…. !!! ”Fare west ”!!!!

  • E verteta eshte se ju hap rruga shqiperise drejt perendimit kjo eshte e gjitha me bekimin e E.Hoxhes sigurisht

  • Nje mesazh per komentuesin Claus.
    I nderuar korofillak
    Ne raste kur kur ka artikuj me spec ne gazeten Dita ose Tema ,”nicku” juaj misterioz do shfaqet me nje saktesi te admirueshme..por qellimin nuk e marrim vesh.
    Ne te gjitha pjeset e Idajetit..KOROFILLAKU CLAUS shfaqet i lumtur qe ca fshatare me “torba” e paskan udhehequr ate vend…biles nje psikolog ju ve re dhe nje fare orgazme ne komentetet tuaja.
    te kuptohemi
    Cfare ke shkruar ne komentin tuaj jane te sakta..biles per mua eshte turp qe gazeta Dita merret me keto eqereme thjesht per marketing dhe audience…..le te kujtojme ketu dhe nje ish punonjes te KQPPSH..i ndyeri Qani Duraj qe botoi artikullin
    SI E DOGJI ENVERI VARRIN E MEHMETIT ME NAPALM
    —pastaj u hap loja me nje fare zylyftari te MPB qe te nxirrte zorret me ato qe thoshte..
    pra kujt i duhen keto ndyresira?
    po ashtu ne gazeten “dita” u botuan deshmite autenrike me prova dhe fakte te Izet Haxhise qe e paraqiste berishen dhe hordhine e tij kriminale-terroriste -talebane
    ””””””””””””””
    Pra krahesojme deshmite e Eqeremit te Hysniut per ngjarjet e Parisit me deshmite e Izetit per super e Berishes..eshte raporti nje me nje milion….e pabesueshme.
    ””””””””””””””
    Pra shikohet nje strategji djallezore se po rihapen per te 100-en here bemat e Enverit per te mbuluar kataklizmone e Saliut te Elez Biberit..
    Shume shqiptare ketu gabojne…Edhe nese Saliu paska qene i infiltruar i dyfishte deri ne 1992 ai ka qene i fjetur dhe nuk ka pse merremi me te……E keqja e tij filloi pasi i pregatiten 2 prillin 1991..dhe ne prishjen e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 ai filloi genocidin me antinjerzor te bere ne shqiperi.. kunder komunizmit te vdekur..pra thjesht teoria e tutoreve te tij rajerson dhe elezbiberajt per dekomunistifikim ishte nje teori kanibalesh..pasi nuk luftohet me te vdekurin..kjo eshte esenca e pas 1992..
    ……………………
    Po per te vertetuar se ne shqiperi pas 1991 asgje nuk ka ndodhur rastesisht por me nje plan te sakte..por te gabuar..pasi rezultoi ne shperfyterimin e shtetit dhe kombit shqiptar.
    Nhihu me materialin e meposhtem dhe kraheso faktet e zbuluara te Rumanise me faktet e ‘mbuluara” te shqiperise

    Shaqir Vukaj
    Blloku Lindor / Bashkimi i Gjermanive dhe epilogu i përgjakshëm rumun
    Postuar më: 16 Mars, 2015
    Ne kete artikull te zotit Vukaj terheqin vemendjen tre “sekuenca” te frikeshme qejane specifikuar me A…B…C si me poshte
    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.
    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1977, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike
    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ”sekuencave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ? SI NE RUMANI…
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demoNkracise dhe zagart te Serbise ??

    PO….PO… DUHEN DEKORUR ME BURGIM TE PERJETSHEM..OSE…
    KUR KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE TRADHETISE PABESUESHMERISHT TE MADHE TE EDI RAMES
    DHE KJO NUK PO NDODH PER PER ARESYE TE ABUZMIT KOZMIK TE DIPLLOMATEVE EURO-ATLLANTIKE ME NJE POPULL QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991-1992

    DHE KJO NUK DUHET TE NDODHI SE AI POPULL DUHET TE NXJERRE NJE AVNI RUSTEM PER TE EGZEKUTUAR PERBINDESHIN E VICIDOLIT QE ESHTE QINDRA HERE ME ANTISHQIPTAR SE ESAT PASHE TOPTANI ME GJITHE ANTISHQIPTARET TE MARRE SE BASHKU
    I PANDEHURI SALI RAM BERISHA DUHET TE EGZEKUTOHET ME TE NJEJTEN MENYRE QE AMERIKANET NDESHKUAN BIN LADENIN PER KETO KRIME KUNDER KOMBIT SHQIPTAR:
    1 krimi i vrasjes ne bashkpunim ne 21 janar 2011
    2-tradhetia me detin jon
    3-tradhetia me lejimine varrezave te grekut
    4-vrasje shteterore ne gerdec
    5-puci i shtetit shtator 1998
    6-genocidi mbi fisin haklajt
    7-shkaterrimi shteti 1997 (kater mije te vrare)
    8-masakra naziskine ne 1996 (sheshi skenderbej)
    9-futja ne konfernecen islamike
    10-fronezimi janullatosit
    11-shitja hidrocentraleve
    12 kalimi i borxhit mbi 67% (Humbja sovranitetit)
    13 etj…
    ”””””””””””””””””””””
    Nga sa me siper zoti Claus po ju pyes
    Pse kaloni ne orgazem kur per gjera te vdekura para 40 vjetesh ku shqiptaret po mashtrohen per te harruar masakrat e pas 1992 ?
    Me keqardhje i nderuar korofillak po te them se ke nje ngakese teper negative me te kaluaren duke u paraqitur si enverofagos…biles me sakte jeni ai turkofagosi i janullatosit qe cfaqeni cdo dite ..cdo ore ne forumet e Temes dhe te Dites…Jeni aq i zi (ndonse paraqitesh me kulture) sa shfaqeni anti-amerikan..anti gjerman..anti UCK…dhe per kete te fundit ke kaluar ne psikopati duke e poshtruar..ne disa debate kohe me pare
    Pra ti Claus..korofillaku i Janulles..nje PRODHOTIS i shqiptareve leri shqiptaret ti zgjidhin vete punet e tyre…mos fut helmin grek ne keto forume.boll se je me i zi se saliu thjesht je nje vuvuzel e vorioepidhit qe masterbohesh kur shqiptaret zihen midis tyre.Tung..

  • Tek ai tek ai iiiiiii.
    Tek ai Guriiiiiiiii me vereeeeee.
    Burrat ooooooo burrat oooooo
    Nje nga nje ,ooooo,nje nga njeeeeee.
    Nje nga nje dooo shkojn te tere.
    oo oo oo oo oo
    Ckerkojme te nxjerrim kur nuk u bene te zot te ruanin vehten.E pane me syte e tyre kur u leshua si bish mbi kuadrot me patriot te LA NCl .Plani kishte
    filluar te zbatohej qysh ne 71.
    Doja te kuptoja pse kendohej kjo kenge.Mos ma kerko nje gje te tille.Je shume i ri te pesosh fatine tone.Nje dite do te zbarrdhen keto dhe do jesh ti qe do e kendosh kete kenge.
    Pa e kuptuar mbas 97 ,kur ndodhi tragjedia shqiptare, me bandat e politikave ,ku aktori kryesor ishte Berisha,kendoja kete kenge. Ata qe me degjonin habiteshin e me merrnin per psikopat.
    Nje burre i moshuar me afrohet dhe me pyet.Nga gjyshi e ke degjuar kete kenge. Jo . E kam degjuar nga H.Cakua. E mor djale me tha i moshuari.Tradhetia gjithmone ka ngrene burra te mencur e trima.
    Biseda mor karakter serjoz dhe une nuk preferova ta zgjasja me.Plaku me kuptoje dhe thirri nipin e tij njekohesishte miku im i familjes.Mos ki frike eshte i beses sone bisedo pa ndrojtje.Pranova dhe u perqendruam tek vargjet e kenges.
    Kjo kenge me shpjegoi e ka zanafillen mbas shpalljes se pamvarsise nga I .Qemali.Shume patriot shqiptare, qe luftonin per vatanin aso kohe,tradhetoheshin e armiku yne i eliminonte nje nga nje.Athere luftrat Ballkanike ishin te tmershme dhe ndaj shqiptare te gjithe u sulen pa meshire.Humbem shume trima vetem se tradhetonim njeri tjetrin tek armiqte tane shekullor.Ky vazhdon i moshuari eshte mallkimi qe ka shqiptari brez pas brezi qe nga koha e Skenderbeut.
    Hitua si lab kete e dinte shume mire.E ka kuptuar se cfare vinte dhe kur ti ke pyetur nuk ka dashur te te ngaterroje ne keto mersele te tmerrshme.Ata ,konkludon ,ishin burra vatani e patriot por tradhetia i hengri .Mos i paragjuko ,kur u shpreve se ishin te pa zo. Ate qe te bene i pabesi dhe i shituri se kupton kollaje.Kur e kuptuan ata qe ti permende si Hitua,……,…..,…..,……,…..,…./, gurin dhe arren e kishte vetem njeri ne dore.
    E falenderova dhe tani sa here degjoje nga keto histori ja marre kenges.
    Tek aiiiiiiiiii Tek aiiiiiiiiiiTek aiiiiiii guri me vere.

  • Sa kan perfundu si hysa ma shum se gjysa popullit nuk i pshton gja edhe pse nuk i tregohet kurr e verteta veç thote e hangri edhe ky ,po gjith kjo bahet gjoja ky ishte i mir ai ishte i keq gjithsesi vedin kan hange dhe po han ,si duket familja e hyses po kerkon paret si i persekutuem se nuk i dalin çka kan marr kti popull gjith jeten

  • Une kam qene ne Paris, ne siptalin “Hotel Dieu” kur vdiq Hysni Kapo.
    Cdo gje qe shkruan Idajeti eshte shpifje e trashe.
    Mjafton te pyesni doktor Din Abazi dhe nipin e Hysniut, Luto Balili.
    Nexhip Paja ishte burre trim, i urte e i zgjuar. Kurre nuk e ka hedhur teseren e Partise…sepse nuk kishte aresye per kete. Keto qe thuhen jane genjeshtra me brire.
    Vito Kapo, kur u kthye nga Parisi, u ankua per Ramizin, por jo per vrasjen e te shoqit. Keto i thote tani vone.
    Asnjehere nuk u largua nga shtepia ku banoi me te shoqin. Aty jetoi deri ne vitin 1991. Edhe kjo tregon falsiettin e Idajetit.
    Nuk ja vlen te degjosh te tilla gjera, por keto shkruhen per te hequr vemendjen nga problemet e medha te vendit sot. Sic u fol me pare per perdhunimet ne hetuesi e ne burg (Enveri te varte per gjera te tilla), apo per torturat e papara ne histori, e te tjera si keto.

    Redaksi e Dites, botojini opinionet te gjitha, jo duke hequr ato qe tregojne se kini perqafuar nje kauze te rreme.

    • Kerkoni kush ka urdheruar bisedimet ne Pariz me ambasaden britanike nepermjet francezit milliez,qe te kuptoni kush ishte i interesuar per grabitjen e Artit te shqiptareve,edhe Erioni pse Deshta keto diskutime kur anglezet kishin ne gadishmeri me ia krye shqiperise komunist kete ari! Kush deshti me derguar ato ne svicer,sic veproj ma vone me ato e shqiptareve?

  • Me ne fund mbaroi tregimi qe ajo cka lexuam na la kaq dyshime ,kaq pikpyetje e kaq boshlleqe per kush esht e verteta e figurave shqiptare qe jetonin te blinduar e te mbrojtur nga Sigurimi Shtetit ne ate keshtjellen qe sot esht kthyer ne qendren e orgazmes se parelijve te rij shqiptar !Nese mbaj mend ky quhej “Blloku” qe per qytetaret e Tiranes dhe te gjith Shqiperis ishte keshtjella qe mbante ndezur “fanarin e komunizmit” dhe ata qe jetonin brenda saj ishin “herojt”e ktij flamuri te madh ,ishin “herojt” dhe “engjejt” mbrojtes te ktij kombi nga armiqt e brendhem e te jashtem ! Kujt i ka qelluar te kaloj andej e te mos shoh ushtaret e gardes me automatik ne qaf qe ruanin ruget bosh ne cdo hyrje qe te conin ne vilat e tyre ! Po ashtu edhe ne plazh rrethuar me pem te dendura qe nuk lejonin te shihje “perendit”pushusa me familjet e tyre ! Pra kta politikan te mbrojtur nga armiqt e brendshem e qe gezonin privilegjet aq lakmuse te asaj kohe ,te rrethuar e blinduar “besnik”te idealit dhe ceshtjes se madhe te adheut ,me aq eliminime tradhtaresh ,po shof se ne ate “keshtjell” cuditerisht tradhtia ka mbreteruar totalisht ! Shof qe agjenturat e huaja me ne krye UDB kan luajtur tmeresisht rolin e madh per te ardhmen e “madhe” Shof qe etja per pushtet nuk ka njohur besnik e tradhtar dhe pyetja qe me lind tashme esht shum e thjesht per cdo shqiptar
    Kur shofim se si ka depertuar agjentura e tradhtia ne nje “bunker”te rethuar nga “sigurimi shtetit”qe fluturonte koka per nje dyshim apo per nje llaf goje ne emer te diktatures proletariatit ,po sot kush jan kta qe udheheqin????Kush jan kta qe kryetradhtarin e historis e len jo vetem te lir por te vazhdoj te helmoj shqiptaret e te mos ler te hec ky komb atje ku duhet ! Ska me dyshim ! Shqiperin e mbajn , e shkerdhejn dhe e drejtojn tradhetaret, sepse pushteti ju fal atyre privilegjet e te qenit te pasur dhe per ta, kjo esht ideali ,atdheu, flamuri e vet shqiptaret ! Fati i saj varet nga interesat e atyre qe kan forcen e qe vendosin jo vetem per Shqiperin………

  • E nderuar redaksi:
    Ne se doni te shitni ca copje me shume mire beni qe botoni edhe mashtrimet e Idajet Beqirit.
    Rrena te tilla si “u vra apo e vrane”, “vdiq apo e helmuan” etj etj dokrra qe shpikin njerezit qe vrasin kohen neper kafenete e qytetit apo fshatit nuk ja vlejne te botohen.
    Nik

  • po mir o Sokol “u ankua per Ramizin” e jo per vrasjen e te shoqit !!!! Cdo te thot kjo ????? Pra paska nje te vertet ktu qe e ngateron apo te ve ne dyshim kjo ceshtje ! Qe Ramiz Alia ja beri gjemen Shqiperis ,kjo sdo me hamendje se e pam te gjith e kto qe shkruhen behen te besushme ,e pse Vito Kapo mbylli gojen ,perseri ka boshllik …….

    • ngushellime tomsojer !
      Me duket se je viktima e pare e ketij lavazhi truri qe beri Idajet Beqiri.
      Per hir te realitetit duhet te pranojme se pushteti popullor i Enver Hoxhes kishte tre etapa kryesore:
      1945-1960 qe ishte rindertimi dhe bazat e ekonomise
      1960-1974 qe ishte shkelqimi i atij sistemi
      1974-1990 renia dramatike.
      Pra viti qe flasim 1979-80 eshte fillimi i rrezimit te atij sistemi ku bie ne sy vdekja e hysniut mehmetit dhe enverit ne nje periudhe reth 5 vjecare dhe marrj a epushtetit nga Ramizi.
      Pra renia e sistemit Enverit brenda nje llogjike te ftohte ishte i pashmangshem por problemi ishte qe ndryshimi duhej te ishte sa me me pak pasoja qe Ramiz Alia e arrti ta beje dhe ka merite..pamvaresisht cfare thone njerzit sot.
      Kriminalja ne kete mes ndodhi pas 1992….dhe kjo sqarohet vetem me ca pyetje:
      Kush i dha urdher Berishes jashte deshires tij ne 1 maj 1992 te heqe me dinamit kufomen e enver hoxhes si kanibal ne 4 maj 1992 pra vetem 1 muaj pas fitores 22 marsit..
      Kush i dha urdher Berishes jashte deshires tij te miratoje te perhershem janullatisin ne 1992
      Kush i dha urdher Berishes jashte deshires tij te futemi ne konferncen isalmike
      Kush i dha urdher berishes te mbylli sqepin per Kosoven pas 1992
      Kush i dha urdher Berishes ne 1993 jashte deshires tij te ndaje floririn e Londres bashke me Rajersonin
      Kush i dha urdher Berishes jashte deshires tij te arrestoje Fatos Nanon si terrorist vetem per favorizim te te treteve….
      jane dhe shume pyetje te tjera qe tregojne se Berisha nuk eshte aq i zoti vete te beje te gjitha keto “prapesi’ pa patur nga mbrapa ndonje wisner,elez biberaj,rajerson,xhejms trafikanti e deri te damir fazllici…Pra lereni Enverin.Hysniun,Mehmetin dhe Ramizin ne varreza ..se nuk e beni dot vezen e tyre o Kanibale..
      Mjafton vetem ti pergjigjeni pyetjeve me lart te shikoni se kush e komandon me pult jo vetem berishen keto 25 vjet por dhe menyne e shtypit shqiptar per ti bere lavazh atij populli sic eshte dhe rasti i Beqirit qe po na i nxjerr Berishen me te madh se Xhejms Bondin
      meshire per artikullshkruesin dhe per nje pjese te komentuesve…qe cfaqin shenja kanibalizmi per historine e kombit

  • Pikerisht ne kete kohe kur ben fjale kjo histori,shtrova babane ne sanatorium,Doktor Ndroqi ifamshem vendosi per operim,Me vjen nje shoku im,mjek i ri qe kish filluar pune aty dhe me thote:-Merre babane coje ne shtepi,se kjo semundje sherohet edhe me antibiotike.Mua mos me nxirr! E mora babane me zukun e ndermarrjes dhe i thashe doktor Ndroqit te rrofshin titujt.Nga kjo me lind pyetja:Kur ne, populli i thjeshte,nuk i nenshtroheshim experimenteve te mjekeve vrases,si ka mundesi qe Nr-2 ne Parti t`i nenshtrohej nje Llambi Zicishti???Vetem nje urdher i Enver Hoxhes mund ta justifikoje kete.E mbaj mend varrimin e Hysni Kapos dhe fjalimet qe fillonin e mbaronin me “besniku” i partise.Besnike ne ate kohe ishin te gjithe,por besnikeria e besnikut theksohej,sepse megjithese e kuptoi,ai pranoi te jape jeten kur ja kerkoi Enver Hoxha.

  • Mbaroi edhe nje perralle qe vetem ne shqipetaret defrehemi me qyfyre te tilla.Sa paturpsi dhe genjeshter dhe ofendim i inteligjences se ne lexuesve.
    Harron perralltari qe ishte koha e izolimit, luftes se ftohet,sherbimeve sekrete etj.
    Dhe ne tere kete story eshte mjeky i njohur francez me kolege, me avion privat, spital ne Paris dhe pretendohet se tere keto gjimnastika per Kapon dhe te tjeret nuk ngjallnin kureshtjen e sherbimeve te huaja.
    Ojo me qesharakja mjekja e njohur i paralajmeron shqipetaret se UDBja do ta rremben kufomen e ti…
    Po ore dorezi H.Kapo e pothuajse e tere udheheqja shqipetare ishte ne sherbim te UDBse- lexo dokumentet e deklasifikuara te CIAs

  • versioni zyrtar thoshte se Hysniu ishte me kancer ne pankreas; ishte me kancer apo nuk ishte? Kurse varianti ketu te jep te kuptosh se Hysniun e eliminoi Enveri me ane te mjekeve franceze. Vito Kapo paska pasur babane mjek e profesor e nuk e paska pasur haberin se me çfare diagnoze ishte i shoqi. Mentor Petrela i fshihej kameras; çfare kuptimi ka ky detaj? Ne fund te fundit, kur flitet per klanin e fuqishem Kapo, del se Hysni Kapo nuk ishte i zoti as te kundershtonte operacionin e dyte, a thua se shkelte ndonje vendim partie?! Sidoqofte, keto jane detaje per te shuar kureshtjen, Sala me Ramizin duket sheshit qe i sherbenin sherbimit pertej oqeanit, mundet qe Hysniu me Mehmetin te ishin prosovjetike dhe ndaj u hoqen qafe. Ne fushen e madhe te shahut UDB ishte per vete sherbetore, prandaj mos e fyeni Salen duke e hamendesuar agjent te serbeve se nuk do shume te kuptosh qe veglave i binin angloamerikanet.

    • Po ishte,
      Kjo pak ma here a pak ma vone do t’i kishte marr jeten,po eshte edhe e vertet se ai vdiq nga komplikiment te operacionit,opéra ion qe ishte vetem nje tentative per blerje pak kohe se ate here sherim nuk kishte per tumoret e pankreasit.

  • u be nje cerek shekulli qe ne shqiperi serviren vetem bemat e keqia te kohes enver hoxhes..biles dhe tema qe prekin dhe intimitetet familjare qe jane te denueshme moralisht.

    si nuk doli nje njeri qe te thote nje fjale te mire dhe per kryevepra qe jane te nivelit boteror qe i bene bashke enveri mehmeti hysniu me shoket e tyre..

    pse keni 25 vjet qe shkoni te haleja e enverit

    pse nuk beni nje vizite ne dhomen e pritjes

    i ftoj lexuesit e dites te lexojne nje nga aktet me te guximshme te atyre qe bene luften dhe mbrojten vendin nga nje coptim i sigurte ,,pra nje Cameri e dyte:

    Fjalimi i mbajtur nga Enver Hoxha në seancën plenare të Konferencës së Paqes në Paris. 21 gusht 1946)
    Të nderuar zotërinj. Gazeta “Figaro”, Nr. 588, 4 korrik 1946, duke bërë fjalë për luftën italo-greke shkruante: “Çetat shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane në rrugët që çonin në front”. Ndërsa radio Londra më 26.X.1940 transmetonte: Mësohet nga Shqipëria se çeta shqiptare në veprim të prapavijave italiane presin dhe sabotojnë vijat e komunikacionit, duke u futur tmerrin reparteve italiane të izoluara. Grupe të armatosurish kanë mundur të hyjnë në kryeqytet dhe kanë afishuar mbi të gjitha godinat qeveritare e deri edhe në pallatin e qeverisë italiane proklamata, me të cilat i ftojnë italianët të zbrazin Shqipërinë.
    Enveri: BBC-ja publikoi luftën tonë

    Gjithashtu, më 4.1.1941 – A.A. (BBC) transmetonte: “Në rrethet ushtarake vihet re se shqiptarët u sjellin ndihmë të madhe grekëve kundër italianëve”. Por krahas akuzave të gënjeshtërta kundër popullit shqiptar, z. Caldaris duhet të dijë të na sqarojë këtu edhe këto pyetje: A i konsideron agresorë, sikundër e bën Shqipërinë dhe popujt e ndryshëm të Evropës, kuislingët e të cilëve kanë dërguar jo vetëm batalione, po kanë organizuar ekspedita të tëra kundër Ushtrisë së Kuqe heroike, që ishte për të gjithë popujt shembull heroizmi dhe trimërie dhe njëkohësisht mbështetja e tyre më e madhe? Është zor t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. A do ta konsiderojë z. Caldaris si vend agresor Francën, prej ku Hitleri mendoi të ndërmarrë ofensivën kundër Anglisë? Edhe kësaj pyetjeje është zor t’i përgjigjet. Z. Caldaris kujton se i lejohet çdo gjë kundër Shqipërisë së vogël, por gënjehet. Argumentet e tij pa ndonjë vlerë, nuk mund të qëndrojnë më këmbë. Jo, populli shqiptar nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë agresor dhe nuk përbën asnjë rrezik për popullin grek, siç pretendon z. Caldaris. Sulmet e delegatit të parë grek kundër vendit tim, duke pretenduar se ne i turbullojmë ujërat, na bëjnë të kujtojmë përrallën e La Fontenit. Kemi jetuar gjithnjë mirë me popullin grek, me të cilin kemi luftuar krah për krah kundër okupatorëve fashistë italianë dhe gjermanë. Gjatë luftës sonë antifashiste populli shqiptar u lidh me miqësi të sinqertë me fqinjët e tij, me popujt jugosllavë dhe grekë. Në dritën e këtyre fakteve, akuzat greke duken nën figurën ë tyre të vërtetë, të gënjeshtërta dhe pa asnjë bazë.

    Enveri: Caldaris harroi kuislingët grekë?!
    Por a e ka harruar z. Caldaris kaq shpejt se kuislingët grekë, në bashkëpunim me gjermanët, kanë luftuar shumë herë kundër shqiptarëve dhe janë përgjegjës për njëmijë të këqija? Ja disa prova: Më 8 shtator 1943, ditën e kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në Konispol duke ardhur nga ana e Sajadhës, të udhëhequr prej kapitenit zervist të quajtur Vitos dhe dogjën më se 50 shtëpi. Gjatë ofensivës së madhe të dimrit 1943-’44, organizuar prej gjermanëve kundër ushtrisë sonë nacionalçlirimtare, forcat gjermane me bandat e Zervës erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe u vunë zjarrin krahinave të Zagorisë dhe të Pogonit. Banda të tjera zerviste bashkë me gjermanët luftuan kundër partizanëve shqiptarë në janar 1944 dhe u vunë zjarrin katundeve Krane dhe Dermish, si dhe shtëpive të të gjithë partizanëve minoritarë të Dropullit, kurse në shkurt 1944 këto banda dogjën katundin Dhrovjan.
    Gjatë ofensivës tjetër të madhe të gjermanëve në qershor të vitit 1944, forcat zerviste erdhën përsëri bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia nga ana e Voshtinës dhe dogjën në Zagori ç’kishin lënë herën e parë. Kështu, kurdoherë që gjermanët vinin nga Greqia për të goditur forcat e ushtrisë nacionalçlirimtare, mbështetja e tyre kryesore përbëhej prej bandave të gjeneralit kuisling grek Napoleon Zerva. Delegacioni grek ka pretenduar se qeveria shqiptare e tanishme ndjek një politikë shkombëtarizimi kundrejt minoritetit grek në Shqipëri. Zotërinj, minoriteti grek në Shqipëri, që përbëhet prej 35 mijë frymësh, ka luftuar krah për krah me mbarë popullin shqiptar kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë dhe kundër kuislingëve shqiptarë dhe grekë. Sot në gjirin e Republikës Popullore të Shqipërisë ai gëzon të drejta të njëllojta me popullin shqiptar.

    Enveri:
    Minoriteti grek në Shqipëri, me të drejta të plota
    Ai ka 79 shkolla dhe një lice në gjuhën greke, ai e ushtron vetë pushtetin lokal autonom si populli shqiptar; ai ka përfaqësuesit e tij në Kuvendin Popullor; në radhët e ushtrisë dhe të administratës ndodhen gjithashtu minoritarë grekë. Nga ana tjetër, nuk e di nëse zotërinjtë delegate kanë dijeni për terrorin e ushtruar në kurriz të pakicës shqiptare në Greqi. Nga të 60 mijë shqiptarët e mbetur në Greqi, sipas Traktatit të Londrës, nga viti 1913 e gjer në vitin 1923, 35 mijë shqiptarë u dërguan me forcë në Turqi si “nënshtetas turq” në këmbim të grekëve të Azisë së Vogël; në kundërshtim me angazhimet e marra solemnisht prej Greqisë, qeveritë greke kanë ndjekur gjithmonë një politikë shfarosjeje kundrejt minoritetit shqiptar në Greqi dhe nuk i njohën kurrë ndonjë të drejtë. Në qershor të vitit 1944 dhe në mars të vitit 1945, bandat e gjeneralit kuisling Napoleon Zerva deshën t’i zhduknin shqiptarët që kishin mbetur: ata dogjën katundet e tyre, u plaçkitën pasuritë dhe vranë me mijëra burra dhe gra, fëmijë dhe pleq.

    Më se 20 mijë shqiptarë, që mundën të shpëtonin nga vdekja, u arratisën në Shqipëri, ku sido që kanë ndihmën e qeverisë dhe të popullit shqiptar, jetojnë në një mjerim të madh. Por objektivi i vërtetë i gjithë këtyre thënieve të delegatit grek është që t’i merren Shqipërisë dy krahina: të Korçës dhe të Gjirokastrës, që kanë qenë gjithmonë nga qendrat më të zjarrta të patriotizmit shqiptar, si gjatë pushtimit të gjatë turk, ashtu edhe gjatë luftës nacionalçlirimtare kundër zaptuesve italianë dhe gjermanë. Këto qëllime pasqyrojnë politikën e vjetër të “Megali-idesë” greke, domethënë të zgjerimit imperialist grek në krejt Ballkanin, ide që ka mbirë edhe në kokën e qeveritarëve grekë të tanishëm. Në fakt, këta, me rivendikimet që bëjnë kundër Shqipërisë, me provokimet e tyre të përditshme në kufijtë tanë dhe me intrigat që kurdisin, si ajo e propozimit, bërë delegatit jugosllav prej z. Caldaris vetë, për ta ndarë Shqipërinë, kërkojnë të turbullojnë paqen në Ballkan. Zotërinj, ne kujtojmë se është pa vend dhe një gjë e papranueshme të preket në këtë konferencë çështja e integritetit tokësor të Shqipërisë.

    Populli shqiptar i vogël në numër, por i madh nga sakrificat që ka bërë për kauzën e përbashkët, nuk ndodhet këtu për të diskutuar për kufijtë e tij, por për të shprehur dhe për të kërkuar të drejtat e veta. Po deklarojmë solemnisht se: brenda kufijve tanë të tanishëm nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj dhe nuk do të lejojmë kurrë që të na preken, sepse ato për ne janë të shenjta.

  • Dy vetave nuk u dihet prejardhja e vertete, Nexhmie Xhuglinit nga “Maqedonia” Jovankes se Qemal Stafes qe u eleminua Nga Mugosha dhe Popovici si i papershtatshem dhe I pa rekrutushem dhe iu ngjit Enverit boshnjak qe e dinte mire serbishte, dhe Ramiz Alis “Malazezit”. Qe te tre familjet te ardhura pak para sulmitserb dhe malazez mbi Shqiperineikoniocion

    • Kolonel, ja këtput kot, plako.
      Nga e nxore Enverin boshnjak, mer shoku?
      Enveri dinte serbisht…lindur e rritur në Gjirokastër, shkolluar në Francë e Belgjikë…Ç’i ke këto, mer?
      Nexhmijes nuk iu ditka origjina?
      Të mungon minimumi i njohurive, ose të ka kapluar urrejtja për shqiptarë të vërtetë.

  • Biri i Partizanit!

    E dyshimte.Ngulja kembe e Enverit per ta derguar se s’ben Hysni Kapon ne Paris.Kur vet pacienti Kapo ndihesh organikisht shume mire per te mos thene shkelqyer.Enveri shume i ditur ekspert per parashikimet si nuk e paskesh nuhatur,kapur po i ka pelqyer debildheku per te realizue planin e trashigimis Te Partise ne dore te Alise.
    Veprimi per nji njeri me ideale te komunistit tregon tradheti.
    Me gjithe bemat e tjera mbeshtes Hoxhen.Ne rastin konkret me Kapon ka veprue tradhtisht.I pa falshem per nji te sincert komunist.
    Perserise burnia,krenaria dhe lavdia e Tije bie ne hale.

    • Ti malcur i Hotit do besh mire te na tregosh krimet pa fund te padronit tend Sali Berishes!
      Me Enverin merremi ne besniket e tij,ndersa ti dhe pjellat e tjera te Llesh Marashit e Prek Calit nuk do pranojne kurre TRADHETINE e te pareve te tyre!
      Nuk presim ne qe ju te thoni nje fjale te mire per SOCIALIZMIN,prandaj dhe Enveri ju burgosi,internoi,pushkatoi she ju shplau trurin!
      Jeni pjesa me e kalbur e popullit shqiptar,sa edhe keto 25 vjet,qe keni sistemin tuaj,ju keni mbetur po aq ARMIQ te Shqiperise sa edhe atehere!
      Fol cfare te mirash keni bere keto 25 vjet per shqiptaret.meqenese e mbani veten per atdhetare dhe demokrate?
      Asgje,aq sa edhe populli ju ka perbuzur se asnje vote nuk u ka dhene ne te gjitha zgjedhjet!
      Kaq eshte vlera juaj:NJE TOP MUT!

  • Po te kthej ngushllimet o xhejmsi madh ,se ma mbushe radaken me parashtesen “jasht deshires se tij”
    Nuk di per cilin nga ne esht per te ardhur keq se ka henger lavazh !! A vertet e ke ???? Po hajnin e madhe vall edhe ate jasht deshires apo vrasjen ne bulevard jasht deshires e sa te tjera qe nuk dua te lodh as doren e as mendjen te vazhdoj ! Te thuash “jasht deshires” per kryeqelbesiren ,kryekriminelin e kryetradhtarin me te madh te historis shqiptare ,tregon ose je pjes me te ose lavazhi yt esht ber me acid cloroberish e ta ka llustruar trurin ! Mos ironizo dhimjen e shqiptareve qe akoma vuajn pasojat e ktij prbindeshi se vetem nje i till pranon te mar urdhera kunder kombit te tij,,,,,,,,,,,

    • tomsojer

      nuk e ke kuptuar fare komentuesin 007..nuk e ka me ty po per te gjithe ne

      ai thote se berisha ka paguar si I thone 5 leke dhe ka hyre ne valle..dhe te paguaje miljarda nuk del nga vallja e gjaksit

      pra pak me holle:

      ai I ka duart me krime, me gjak shqiptaresh dhe tradheti te pabesueshme..

      por kyresorja eshte se ai eshte nje kobure ne duart e dy sekteve antishqiptare..serbe-greke tentakulat e te cileve shkojne deri te ligjvenes ne amerike dhe Europe..

      jane pikerisht keto celula qe leshojne keto pilula te helmatisura..duke perfshire dhe barcaletat e hidajetit
      qe po behen per lavazh

      kalofsh nje fund jave te qete !

  • Ajo qe me vjen keq per komentuesit e Dites eshte se I hajne kallup te tera.Cdo sherbim inteligjent I cdo shteti te botes ka drite-hijet e veta.Shikoj qe shume katundare intelktuale me ne krye nje fare Clausi po cuditen me kete ngjarje qe nuk eshte ndonje ‘Big Deal” ne kushtet e nje Shqiperia te sulmuar barbarisht nga fqinje agersive por dhe nga superfuqite e botes

    .Per ti kujtuar Claus-ve dhe hordhise tij se keto tregimet per Hysniun jane vite drite me shume ngjarje tragjike qe kane ndodhur dhe ne shtete te fuqishme si Amerika.

    Pra te nderuar miq lexoni disa rrjeshta me poshte qe te mos idajetbeqirizoheni

    Para gjysem shekulli me pare , në Teksas u vra presidenti i Shteteve të Bashkuara John Kennedy.

    Megjithate, edhe sot shtrohet pyetja nëse vrasësi i dyshuar Lee Harvey Oswald veproi vetë, apo ishte pjesë e një komploti ku ishin përfshirë CIA, FBI-ja, Mafia, kubanezët apo KGB-ja.

    Në 22 nëntor, 1963, në ora 12.39, kolona me presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy iu afrua udhëkryqit të rrugëve Elm dhe Houston në Dallas të Teksasit, pranë ndërtesës së një biblioteke.

    Nga automobili, Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, buzëqeshnin dhe i përshëndetnin qytetarët e shumtë. Para tyre ishte ulur guvernatori i Teksasit John Conolly dhe gruaja e tij.

    Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi historinë, por deri sot ka mbetur mister. Reporteri i radios ngjarjen e përshkroi si vijon:

    “Duket sikur diçka ka ndodhur në kolonën e automjeteve. Plot njerëz vrapojnë nëpër rrugë, ndërsa shihen edhe policë të shumtë që rendin gjithandej”, thoshte zëri i reporterit.

    Disa vlerësime thonë se të paktën dy apo tre të shtëna ishin shkrepur nga drejtimi i bibliotekës.

    Sipas hetuesve të qeverisë dhe hetuesve të pavarur, njëri plumb e goditi Kennedy-n prapa qafës dhe i kaloi nëpër fyt, që më pas të vazhdojë nëpër shpatullën dhe krahun e guvernatorit Conolly dhe të përfundojë në këmbën e këtij të fundit.

    Ky më vonë u quajt “plumbi magjik”, një teori e mbështetur nga Komisioni qeveritar i Warren-it.

    Plumbi tjetër e goditi Kennedy-n në anën e djathtë të kokës, duke e qëlluar për vdekje. Kolona e automjeteve shpejtoi drejt spitalit Parkland në Dallas. Gazetari para spitalit raportonte: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara është i vdekur”.

    Keennedy u shpall i vdekur në orën 13, kurse Conolly mbeti gjallë.

    Pesë minuta më vonë, Lee Harvey Osvald u arrestua në Teatrin e Teksasit, pasi ishte përpjekur të hyjë në kinema pa biletë. Policia më pas, në katin e 6-të të bibliotekës e zbuloi pushkën që ishte përdorur për vrasjen e Kennedi-t. U dëshmua se Oswald e kishte blerë përmes postës, dhe i mbante shenjat e gishtërinjve të tij.

    Kush ishte Oswald? Kjo mbetet pyetja qendrore dhe e pazgjidhur në misterin e vrasjes së Kennedy-t. Oswald pohonte se është marksist, dhe se kishte jetuar dhe punuar 3 vjet në Minsk.

    Pas arrestimit, në pyetjen e gazetarëve nëse ai e vrau presidentin, Oswald tha:

    “Askë njuk e kam vrarë”, tha Oswald, historia e të cilit përmban shumë enigma supozime për lidhjet e tij me kubanezët antikomunistë dhe Mafien.

    Shtrohet pyetja nëse ai veproi vetë apo ishte pjesë e një veprimi të organizuar.

    Ndoshta këtë e dinte vetëm ai. Por dy ditë më vonë derisa po transferohej nga arresti, zëri i tij u hesht përgjithmonë. Li Oswaldin e vranë.

    Vrasësi ishte Jack Ruby, një pronar i klubit të natës nga Dallasi, i lidhur me Mafien. Ruby dhe vrasja e Oswaldit edhe më shumë i shtuan pyetjet në rastin që vështirë shpjegohej.

    Komisioni i emërtuar sipas drejtuesit, gjykatësit Earl Warren, në 1964 i përfundoi hetimet me kokludimin se Oswald ka vepruar vetë kur e ka vrarë Keneddy-n, ndërsa vrasja e tij nga Ruby nuk ishte pjesë e komplotit.

    Max Holland nga Universiteti Virginia, 8 vjet ka hulumtuar nëpër arkivat kombëtare. Në një prononcim për Evropën e Lirë, Holland thotë:

    “Jemi aq afër dhe aq larg ashtu siç ishim gjithmonë. Por mendoj se vrasja e Oswaldit bëri që 40 vjet të kemi dyshime dhe teori të shumta”.

    Historiani Peter Kuznick nga universiteti Amerikan në Uashington është një ndër 72% të amerikanëve, që mendojnë se vrasja e Kennedy-t ishte pjesë e komplotit.

    “E dijmë se kishte shumë njerëz në CIA që e urrenin Kennedy-n. Pas dështimit të CIA-s në gjirin e Derrave në Kubë, Kennedy tha se do ta bëjë CIA-n 1 mijë copë.

    Ai e largoi drejtorin e CIA-s Alan Dulles dhe dy udhëheqës të lartë.

    Edhe drejtuesi i Byrosë Federale të Hetimeve Edgar Hoover e urrente Kennedy-n…vijon

  • Si shume paradok duket ku nje redaksi e tere ka frike nga nje pensionist dhe nuk i boton komentet.Sa poshte kini rene keto kohe!Kush ju paguan?

  • hiqu zero me bishte edhe e.h.monistit I erdhi fund sic ja beri qemalit,antarit shtabit ne diber,dahnores zeho kokes,veli nimait,,dali ndreute,,nako spoirose grupv puciste ushtarake,ministrave mbylli me mehmetin ,grupi curcia&doci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *