Kush është 28-vjeçari që u arratis sot në Vlorë

Mila Hysotoci

Taulant Manaj, 28 vjeç i njohur ndryshe edhe si Taulant Beqiraj i ka shpëtuar policisë, e cila gjatë ditës së sotme do ta kthente në burg në bazë të një vendimi gjykate.

Por kush është i riu i arrestuar me armë e drogë?

Manaj u kap më 23 Qershor të këtij viti nga policia e Vlorës, pasi edhe atëherë kishte thyer masën e arrestit në shtëpi dhe lëvizte me armë zjarri në qytet.

28-vjeçari po qarkullonte me automjetin tip “Benz”, në lagjen “28 Nëntori” dhe posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Por i riu gjithashtu kishte thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Asnje fjale per gjykatesen e Vlores qe e liroi! Bravo gazeta, mos e permendni gjykatesit e korruptuar se krijohet pershtypje e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *