Policia e Pukës ka arritur të zbuloj në kohë grabitjen e ndodhur një ditë më pare ne fshatin Fierzë ku u grabiten dy turistëve austriakë E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç, banues në Vjenë.
Policia në njoftimin zyrtar bëri të ditur arrestimin e shtetasit Zamir Pjetra 33 vjec (personi në foto), njofton gazetari Armir Mehaj për “BalkanWeb”.
Burime nga blutë e Pukës, e cila zbardhi në kohë rekord ngjarjen bëjnë me dije se bashkë me 33 vjeçarin është identifikuar dhe një tjetër shtetas për arrestimin e te cilit po punohet intensivisht. Ngjarja ka tronditur zonën ndërsa është dënuar masivisht nga banorët edhe për shkak të traditës së malësorve qe nuk presin mikun në besë, siç konsiderohet grabitja e dy turistëve të huaj.
Zamir Pjetra dhe bashkëpunëtori i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye të sekretit hetimor mbrëmjen e 18 gushtit ju morën forcërisht dy bashkëshortëve austriak një vlerë monetare prej 300 euro dhe një telefon celular.
Turistët kishin ndaluar mjetin e tyre rrulot në anë të rrugës, teksa afro mesnatës forcërisht u grabiten nga dy të rinjtë. Ky është rasti i dytë që në zonën e Fushë Arrëzit ketë vit grabiten nga banorë të zonës turist të huaj. Pak kohë më parë në fshatin Iballë të Fushë Arrëzit u grabiten dy turistë gjermanë, ndërsa policia arrestoi autoret e ngjarjes. Ky është sezoni i parë veror që në veri ndodhin grabitje të turistëve të huaj.

Sigurisht, per keta majmune, burgu eshte shume pak!
Keta tipa , per mua duane Mehmet Shehun, të mblidhte banoret e zonës dhe ne syte e tyre kete Kusarin Monster ta mbeshteste pas murit dhe skuadra e pushketimit te bente punen e vet…Dhe ne fund tu thuhej banoreve:
-Vidhini prapë turistet e huaj!!!….
Nganjehere duhen edhe masat radikale , kur rrezikshmeria shoqerore e personit eshte e madhe…Nuk i vë kot Amerika krimknelet ne Karrige elektrike ose u fut shiringën në fund te Kurrizit!!!!.
FLASIN MALOKET PER BESEN QE NUK E KANE ……….??????!!
Asnje meshire per grabitesit.
Na turperuan shkerdhatat .
Plasini ne burg e te thyejn kar atje se ashtu e meritojn.