Hetuesi i heshtur që zbërtheu Doshin dhe theu tabunë Berisha. Kush është Adnan Xholi (Një prokuror sipas… amerikanëve)

redaktor

PORTRET – DITA: Së pari, deputeti socialist bëri publike akuzën se kryetari i Kuvendit kishte dashur ta vriste me një atentat, atë dhe një koleg të tij nga e djathta.

Së dyti, ministri i Brendshëm doli dhe lexoi para mediave gjithë historikun gjashtëmujor të kësaj akuze, për të cilën ai theksoi se nuk rezultonte asnjë provë e besueshme që “porosia” ishte dhënë vërtet.

E treta që vijoi, ishte një breshëri ngjarjesh që mbajtën pezull për ditë të tëra opinionin publik.

Në zallamahinë e krijuar nga prurjet e njëpasnjëshme të çështjes “Doshi”, mezi ra në sy fakti që kryeprokurori Adriatik Llalla kishte sjellë një njeri tjetër në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi largoi prej andej Eugen Beçin.

Në fakt, Adnan Xholi ka mbajtur vazhdimisht një profil tejet të rezervuar përballë mediave, jo në këtë detyrë të fundit tejet delikate, por që herët. Pavarësisht se ka pasur në duar çështje të nxehta dhe interesi i gazetarëve ka qenë i madh.

Afërmendsh që edhe ky portret është i paautorizuar.

Por nuk mund të mos tërheqë vëmendjen një moment që ngjan se po kalon disi lehtë: Për herë të parë, një prokuror i Republikës ka thirrur për të dhënë dëshmi mbi një çështje për të cilën mendohet që kishin dijeni, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrin e Brendshëm, ish-kryeministrin, deputetë e persona të tjerë jo të zakonshëm. Po ashtu për të parën herë, ata janë paraqitur dhe kanë dëshmuar, kush më shumë e kush më pak orë.

Nëse për shumë prej këtyre politikanëve, parimisht nuk do ishte problem të paraqiteshin nëse drejtësia do t’ua kërkonte, do duhej të kalonin 25 vjet që Sali Berisha, njeriu i politikës që thotë se di gjithçka, që akuzon gjithkënd për çdo gjë dhe s’e ka pasur problem të lëvdojë të njëjtin person që ka sharë pasi ka hedhur lumin, ky personazh pra që më së shumti (dhe fatkeqësisht) ka përkufizuar politikën dhe pushtetin këtë çerek shekulli, të detyrohej të ulej përballë një prokurori.

Po kush është kryeprokurori aktual i Krimeve të Rënda?

Dibrani Adnan Xholi, që 6 korrikun që vjen mbush 40 vjeç, u komandua në detyrën e fundit me urgjencë, pasi paraardhësi i tij Beci u përfol nga deputeti Tomë Doshi (ashtu si dhe vetë kreu i prokurorisë së përgjithshme Llalla) si i përzier në historinë e atentatit të supozuar ndaj tij, dhe mori një detyrë të re në Elbasan. Xholi erdhi tek Krimet e Rënda pasi më parë ishte Drejtori i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas përfundimit të shkollimit juridik, Xholi ka punuar në detyra nga më të ndryshmet duke filluar nga hetues e ndihmësprokuror në rrethe të ndryshme të vendit, duke marrë vazhdimisht vlerësime për performancën dhe integritetin profesional.

Ka një element që duhet vënë në pah, teksa tashmë rrethanat e ngjarjeve të fundit janë bërë publike dhe njihen nga gjithkush që i ka ndjekur. Pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi parlamentar i PS-së, ky akt politik u përshëndet (me nxitim, do komentonte ndokush) edhe nga ambasada amerikane, pastaj nga delegacioni i BE-së në Tiranë si një hap në rrugën drejt dekriminalizimit të Kuvendit.

Duke ditur qëndrimin tejet kritik që SHBA-BE kanë ndaj sistemit tonë të drejtësisë, këto lëvizje në prokurori nuk është se ranë kushedi çfarë në sy. Por në fakt, rezulton se Adnan Xholi është ndër të paktët (mesa dihet) prokurorë shqiptarë të nderuar me certifikatë mirënjohjeje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në krye të Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, tre muaj pasi kishte marrë këtë detyrë, bashkë me 7 oficerë gjyqësorë të Policisë së Shtetit u ofroi ndihmesë konkrete autoriteteve amerikane për zgjidhjen e një çështje trafikimi lëndësh narkotike dhe pastrimit parash, ku ishte i përfshirë edhe një shtetas shqiptaro-amerikan.

Prokurori Xholi dhe shtatë oficerët të cilët kishin hetuar të pandehurin në Shqipëri, u paraqitën në tetor 2013 para jurisë së Teksasit, ku prezantuan procedurën hetimore të ndjekur për këtë rast.

Pak muaj më pas, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Teksasit, John Bales dhe Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), James B.Comey, dhanë këtë certifikatë mirënjohjeje për Xholin dhe oficerët.

A duhet theksuar fakti që kreu i ri i prokurorisë së Krimeve të Rënda gëzon besimin e amerikanëve? Për fat të keq, po, edhe pse idealja do ishte që gjithë sistemi i polici-prokurori-gjykatave të gëzonte së pari besimin e shqiptarëve dhe kaq do mjaftonte.

Por nga diku duhet filluar.

Në rastin me emrin Adnan Xholi, fillimi nuk është aspak dekurajues. Përkundrazi. / DITA

Share This Article
42 Comments
    • Me i miri ne gjithe Prokurorin Shqiptare. Eshte modeli i Prokurorit qe i duhet Shqieris. Profesionist, korrekt dhe mbi te gjitha nuk benkompromis me krimin dhe kriminelet. Suksese.

      • Prokuror Xholi eshte padyshim modeli i Prokurorit profesionist, korrekt dhe qe nuk ben kompromis me krimin e kriminelet. Prokuror Xholi eshte kapacitet dhe vlere e Prokuroris Shqiptare. Suksese…..

    • Po ky prokurori xholi qe po del tani te arrestoje tom doshin ku ishte kur hetoi ministrat e berishes qe i kishin dosjet ne prokurori per korrupsion pse nuk u ndje apo don te tregoje veten tani qe e shikon qe Partia ne pushtet eshte kunder Tom Doshit dhe duke qene se ai eshte pa perkrahje politike.
      Tom Doshi do te marre avokatet me te mire dhe do te padise kete prokuror qe ben kerkesa te pabazuara ne ligj duke cuar nje kerkese per heqje imuniteti pa prova ne Parlament.

      • po tani kan kalu me lsi Adnandi me vllain e tij Qemalin,sa ndroi qeveria ndruan dhe kto te dy,mjer populli ke kemi prekurore e drejtuesa thoni.

        • O budalla qe fliske sikur i dite gjerat nga brenda. Po Qemali e Atnani nuk jane vellezer e rrocke. Hajd palo burre nga Dibra hajde. Para se te flasesh apo te hedhesh helm katundi informohu sepse vetem me kete paragraf qe ke shkruar dukesh qe je dicka mes gruas se keqe dhe buces se lodhur. Ika une se smerrem me derdimene dibre si ty qe ja ka blloku grosha trunin

    • Ky prokurori duket qe po ja lehteson punen rames dhe metes. Po a i shte ky prokuror ne ne prokurorine e Pergjitheshme ne kohen kur doli videoja e publikuar nga dritan prifti ku implikohej rende Ilir Meta. Po per dosjet e derguara ne prokurori nga Qeverisja rama ne lidhje me zyrtarete korruptuar ose ngjarjen e shumeperfolur te 21 janarit pse nuk ndihet ky Prokuroria apo e kane gjetur tom doshin pa perkrahje politike dhe te sulmuar nga qeveria.

  • Mendoj se per falnderime duhet te presim produktin final te ketij procesi.
    Per kete me mjafton tollombacja e shfryre R.Troci.

  • Sa per besimin e Amerikaneve askujt nuk i plas. Ambasadori Amerikan, ky kinezi, po paraqitet si guvernator, pa marre parasysh se ne jemi nje vend sovran. Nderkojhe Prokurorit Xholi i uroim suksese, dhe le te shpresojme se me ne fund do te shikojme drejtesi. Me vjen mire qe ne radhet e prokuroruise ka element te tille. Sa per suksesin ne hetimin e Doshit qe shpresojme te perfundoi sa me pare, thirrjen e autoriteteve etj, mendoj se eshte merit e ekzekutivit. Mos harroni qe Tropojani Berisha, kryeminister, jo vetem qe nuk paraqitej ne organet e dritesise, por nuk lejonte policine qe te çonte ne Prokurori personat e inkriminuar.
    Prandaj le te shpresojme dhe urojme qe Prokuror te tille te vihen perfundimishte ne sherbim te piopullit, per te goditur krimin dhe kriminelet.

  • Ky bile po guxon me thirr politikanet para prokurorise! Ishallah cdo here qe politikanet tone na leshojne nje rren tjeter do thirren keshtu sidomos kur leshojne yakuza kunder te tjereve!

  • a nuk deshi Toma prokurore nderkombetare? Ja ku e kemi, dhe po ia plotesojme qejfin. Prokuror shqiptar, por me fletelavderimi amerikane…

  • Historikishte Shqiperia kurre nuk ka patur prokurore ,hetues ,polic e gjukates te kalibrit nga Veriu .Kam njohur nje burre shume te mire shkodran ne krye te policise H.Ulqinaku .Ne mjafte perplasje e skandale kishte nje te mire .Te gjukojne e vendosin specialistet. Per fate te mire e te tije ,pervec rrypave qe merrnin rroge kote (duke spiunuar ),kishte specialista qe i mbulonin punet e koklavitura bile me te thella se keto te Doshit .Brenda 24 orve cdo gje ishte zbardhur me fakte qe si luante topi dhe fajtori pranonte gabimin .
    Une se kuptoje kete vonese dhe sterzgjatje .Nuk besoje se ceshtja ka perfunduar me fletet e arrestit .Sa kane hyre e dale pa lagur, qe ne jemi hidheruar, edhe kjo ne gjukate do te shfryje si nje flluce e “Liqenit te qelbur “. Nuk ka baze te merren te akuzuar per derisa nuk kemi pasojen .Kemi nje shkak te sajuar qe ska lene asnje pasoje .Ko-Doshi te denohet administrativishte e te mbyllen karagjozlleqet .

  • bravo Xholi,jepi Nje grusht te fort drejtesis te pa ndershme dhe krimit dhe liroje shqiperin ngA keto marimanga helmuse Qe po e helmojn te gjithe shqiperin….!

  • Le te shpresojme. Eshte akoma shpejte te japim opinionet tona se nuk vjene pranvera me nje lule. Nuk jepte mendimi per nje rast te Teksas

  • …shum naivitet ka ndër shqiptarët e ndershëm. Alà se kuptojn qi maxhoranca e shqiptarve e ka në ADN hajdutllikun, kurvllikun etj, etj…DHe nqs del dikush qi punon n’mënyr t’nershme, shum shpejt grupi i panershëm (e majta + e djathta) kan për ta qit jasht loje…Osht pun e vështir t’punojsh kundër t’keqes…

    • Po opozita jote cfare ka ne ADN, shitjen e kombit, vjedhjen e pasurive te vendit apo te individeve, shitjen e tokes dhe detit tek fqinjet, vjedhjen e te gjitha ndihmave qe kane ardhur nga jsht, dhe yhdukjen e parave ne banken e shtetit, vrasjet prapa shpine njesoj si ato te mbretit te veteshpallur qe adhurojne e i kkane ngritur statuje.

      Ikni mor plehra shqipefolese, se vetem nje gje keni te perbashket me njeri tjetrin, mungesen e dashurise per Shqiperine. Rrace e keqe!!!

  • Meno, dua vetem te kujtoje se ne kemi 25- vjete qe kemi humbur sovranitetin. Pikerishte kjo eshte konflikti Serbi, Greqi,Itali, Eurpe, Amerike, Rusi ????? Si do ti ndajne teritoret e Banjarmasin nda shqipare? Si po I ndajne keto 25 vjete te ardhurat nga PASURITE nature ore e shqiparise? Si e shiten kapitalin qe ky popull e kish vene me sakrificat per 50 vjete te “enverizmit”. Lere ca brockollisin hajdutet dhe kriminelet, politika, dhe djalli te brandshem dhe te jashtem……Eshte fakt qe ne kemi humbur LIRINE ne 1990. Eshte fakt qe ne nuk kemi ushtri, kufi, shtet, qeveri……eshte fakt qe ne na “mbron” NATO njelloj si na mbron te Rusia ne 1945,
    Eshte fakt qe kemi bere kerkese per to futur ne EUROGROPE…… Ku do ti kemi sanksionet sa
    Sa o te DOREZOJE DETIN, o te DOREZOJE JETEN, kjo do varet nga populli dhe Jo nga politika………etj. Ketu ka ngecur shara. Te qenurit shtet me fe MIKSE na favorizon shume qe politikanet dhe KRIMINELET te zbythen…..po e keqja po na vjene nga vetja se kemi rene ne lojen e JANULLATUSIT apo te IMAMEVE, apo te KATOLICIZMIT, dhe po vrasim
    SHQIPTARI-SHQIPTARIN vetem per bindjet fetare…( edhe kjo eshte strategji e spiuneve. Lexo C’fare thot Topalli sot ne dita?????, Janulla?apo Imamet e sales e te Zenit…….) po Hibridet Shqiptere ku duhet te aderojme? Ku duhet te falen? Cila parti I mbrone? Cila fe I predikone?

    I nderuar Meno! Une mendoj se shqiptareve me shume se kure I duhet;
    1- ZGJIMI MBARE KOMBETARE
    2- BASHKIMI DHE UNITETI FETARE E KOMBETARE, KUDO QE KA SHQIPTERE
    3- JANULLA JASHTE SHQIPARISE
    4- IMAMET TE CLIROHEN NGA PUSHTIMI BERISHJANE E ZENIAN
    5- KATOLIKET TE CLIROHEN NGA TOPALLET
    6- PSEUDOPOLITIKANET DHE KRIMINELET TE LENE KARIGET E PARLAMENTIT
    7- HAJDUTET DHE KRIMINELET TE LESHOJNE ZYRAT E SHTETIT
    8- BIZNESET TE PAGUAJNE TAKSAT NE VLEREN REALE
    9- BIZNESET E MEDHA TE HAJDUTEVE POLITIKANE TE SEKUESTRONEN ME LIGJ
    10- MYSAFIRET AMBASADORE TE QENDROJNE NE KUFIRIN QE U TAKONE. STOP!

    Me fal ne sa jam Gabim po ky eshte vetem mendimi im

  • Kam nje pyetje miqesore..
    kush nga dy prokuret eshte hero,Ai dibrani,Ramadani qe ishte regjisori i komedise ” Fullani ” apo ky Xholi qe duket eshte duke shkruar kete komedine ” Doshi “….!!??

  • Po pse xhanem jemi katandis ne kete fare feje?! Qenka nje guxim i madh qe te therrases per te deshmuar apo dhene spjegime ne prokurori, politikanet, qeveritaret apo deputetet?! Ore nuk me bind kollaj njeri mua si rob i thjeshte i ketij vendi, se paska shpresa qe drejtesia te futet ne rruge te mbare. Perderisa Sali Berisha, autori i gjithe trazirave, shkaterrimeve, vrasjeve, vjedhjeve dhe fukarallekut pa fund te ketij populli gjate ketyre 25 vjeteve, qendron jo vetem i lire por dhe dikton skenaret e ndyre te destabilizimit, ne nje kohe qe jo vetem duhej te ishte marre me force si i pandehur per disa lloje krimesh, por na u quaka sukses pse u paraqite ne prokurori per te dhene shpjegime per shpifjet e fabrikuara prej tij. Nuk ka burre nene ta bind kete popull se drejtesia po vihet ne binaret e drejtesise, perderisa Lulzim Basha, i katapultuar kushedi se nga ku ne krye te PD-es, qendron jo vetem i lire por dhe ka moral dhe guxim te drejtoj gishtin ndaj te tjereve per krime, kur vete eshte njeriu me dosje voluminoze per vjedhjen e shekullit ne rrugen e kombit, per vrasjet e shekullit te kater vetave me duar ne xhepa duke protestuar per mutesite e qeverisjes se tyre, per tardhetine kombetare te shekullit ne dhurimin grekeve te 354 km katror det, pa i hyre problemeve ne stisjet e dosjeve plot shpifje te ndyra te Dick Marty per luftetaret e UÇK-es. Po pse duhet nje ambasador, qofte dhe ky amerikan, sikur nuk jemi shtet sovran, por sikur jemi nen protektoratin amerikan, apo nje kryehetues i Tecsasit sikur Shqiperia eshte lagje e ketij shteti amerikan, qe te beje vlersimin e nje nenpunesi te drejtesise shqiptare. Jini pak dinjitoz o njerez, o shqiptar, o gazetar, mos e katandisni veten ne llustraxhinj kepucesh te rrugeve te Çikagos!

  • Prokurorë si Adnan Xholi i duhen prokurorise, qe eshte me e perfolura ne keto 25 vite. Duhet vleresuar dhe mbeshtetur ky prokuror dhe e meriton te drejtoje Prokurorinë e Republikes se Shqiperise. I uroj suksese ne punen e tij te veshtire.

  • Jepi miku …. Beju rreshtore ketyre morrave…QE vijne ne politike dhe bejne si fenomena,,, tregoja se ca do te thote fjala drejtesi

  • Besoj se pak njerez meritojn te jene te denje per rolin e punes qe mbulojn ne shqiperi
    Ky person ka merita te vecanta sepse nuk shitet per interes
    me fjalet e mira qe kam degjuar per te nga shum njerez, eshte nji person i thjesht dhe i mencur dhe kjo mjafton .per keto persona ka nevoj shqiperia

  • …Nqs e kane “pagezuar ” amerikanet, atehere qenka me “garanci amerikane”, si shume “skiftere” te tjere (Sala ,Lushi, Meta, etj), ne Shqiperi, dhe ne bote dihen (Hysein ,Gedafi, Bin la den, etj etj)….Kur te hase ne veshtiresi, ai mund te marre ne “pyetje” amerikanet, per te gjitha fatkeqesite qe i kane ndodhe tash 25-vjet ketij populli,..(mund t’i “pyese” edhe per kohet e meparshme)….Po te jete” kurioz”, mund t’i “pyese” edhe edhe per fatkeqesite qe na presin…

  • Adnan Xholi eshte ritur dhe edukuar nga prinder te shkelqyer te cilet mendonin te marin hakun e tyre me djersen e ballit, hallallin e jo haramin,e si te risish femije me djerse te ballit ai femije behet i mire per vete per prinderit per familjen,shoqerine,shtetin e kedo.
    Pra,edhe pse nuk e njoh Adnanin,por me vjen mire se i njoh prinderit e tij.

  • Drejtesia shqiptare don te pakten 40-50 vjet te tjera te shmange tentacionet e korrupsionit ..!!!
    Edhe ky do ”bjere ” ne prangat e politikaneve me hir ose pahir ! Akoma eshte teper heret per
    t’i thurur ,sic e kemi zakon ne shqipot , hymne.-, ditirambe e hosana politikaneve ”Skenderbejve”
    te rinj , dhe pastaj i gremisim ne fund te oqeanit duke mos lene gje pa shpifur e sajuar ,gjera
    te paimagjinueshme per nje mendje te shendoshe …Vetem mendjet e semura , vetem deliran-
    tet e tipit te Vicidolasit !
    Po bej vetem nje pyetje nga ”salla” ?!
    U perfol shume rreth thesarit te ”vjedhur ” nga EnverHoxha dhe u sajuan ”vende dhe popuj”
    ku e kishte ”fshehur El Doradon” Enveri … U tha e c’nuk u tha lidhur me ”thesarin e Enverit”
    Sot ata qe e akuzuan Enverin jane pushtet ! Populli e kerkon ”thesarin e Enverit ” qe ka ”fshehur” ne Minas Gerais apo ne Ishujt e Maldivias ne Oqeanin Indian , atje ku i ka depozituar
    Zeni i Berishovicit apo ne Ishullin e Kretes, Qipros , ku nje Qiklop i madh i ruan ne hyrje thesaret!

  • NE AMERIKE kan shkuar shume kokboshe te cilet kan mare diploma dhe vleresime por kur kane filluare pune kane rezultuar qe jane prefeksionuare si kodosh dhe per punen jo te perkushtuare

  • Ky hetuesi sikur i ka rene ca shkurt sepse Baba Taku, Meta na dolen pa lagur pavaresisht shantazheve dhe akuzave.
    Po “Toni” qe ishte ne kerkim perse nuk u arrestua? Mbi cilen baze ligjore iu garantua paprekshmeria?

  • Une qe po komentoj jam njeri nga shume kusherinj te Adnanit qe Kane mbaruar shkollen e larte.E cilesoj kete per tu treguar te gjithe atyre qe nuk e Kane degjuar ose lexuar mbiemrin XHOLI te lajne mire gojen perpara se te japin komente negative pa ditur se per cfare dhe ke flasin.Fisi XHOLi gjithmone ka nxjerre dhe do te vazhdoje te nxjerre nga gjiri I vet njerez me karakter te pathyeshem,te pakompromentuar dhe kembengules per te cuar deri ne fund nje Pune qe e Kane nisur.Politika e sotme shqiptare (te korruptuarit) do te mundohen me te gjitha menyrat te politizojne situaten ,te njollosin emrin e Adnanit por ne fund ai do jete qe do vazhdoje te ece ne rruge me koken lart per nje arsye shume te thjeshte se eshte XHOL.Kam shume kohe qe nuk e kam takuar Adnanin pasi kurbeti Ben punen e vet (shumica e brezit tone punojne dhe banojne jashte vendit ),por kam degjuar qe po vazhdon ne gjurmet e prinderve te vet dhe I urroj
    Pune te mbare dhe kujdes se dyshemeja ku shkel ka shume derrasa te kalbura.

    • …n’SHqipni ka mor fun xhdo gjo!…Nuk rregullohet SHqipnija vetem me 1 “XHOL”…Duhen shum te tille…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *