Kush është Afrim Kallari, personi që vrau të vëllanë?

redaktor

Policia ka zbardhur disa detaje të reja në lidhje me vrasjen mes dy vëllezërve Kallari në Valias të Tiranës.

Autori është Afrim Kallari, i moshës 37 vjeç.

Ky i fundit, vrau sot me armë gjahu vëllanë e tij dhe plagosi lehtë nënën.

Viktima është vëllai më i vogël i tij, Ermir Kallari, i moshës 36 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se prej vitesh Afrim Kallari është punonjës në njësinë  zjarrfikëse në kryeqytet, përkatësisht në zonën e Kombinatit.

Po nga i njëjti burim, mësohet se Kallari ka patur konflikte pronësie me vëllanë, të cilin e qëlloi me armë zjarri.

Pas vrasjes, ai është vetëdorëzuar në Polici dhe ka pranuar krimin.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *