Kush është ambasadorja e re greke, dorëzon kredencialet tek Meta

Leda Hysa

Sophia Philippiddou do të jetë ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri. Philippiddou ka paraqitur sot letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.

 “Me Greqinë kemi shumë gjëra që na bashkojnë, ndaj nuk duhet të reshtin përpjekjet për të çuar përpara partneritetin strategjik dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë”, theksoi presidenti Meta gjatë takimit.

Sophia Philippidou ka një eksperiencë të konsiderueshme brenda diplomacisë greke. Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e zv/drejtores në Departamentin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në Ministrinë e Jashtme. Philippidou ka qenë pjesë edhe e Departamentit për Organizatat Ndërkombëtare, ndërsa për shtatë vite ka shërbyer në Ambasadën greke në Uashington, deri në nivelin e zëvendës-shefes së misionit.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Po ca na plasi kush eshte kjo e reja, se mos ka per te ndryshuar gje!
    Grekun armik te fshehur do e kemi jet e mot!

  • Qirje president, jepi edhe kesaj greckes nje dekorate paradhenie qe ta filloje me kembe te mbare punen, per detin, per varret e andarteve dhe shtimin e helenizmosit. Kur te largohet (ne se nuk ke vrare veten me sapllak deri atehere), MOS harro ta shpallesh heroine te Cepanit.

  • Zoterinj komentues poturake ! Ne shtetin e zonje ambasadore jetojne ,punojne ,shkollohen ,rrojne si njerez mbi 700,000 emigrane shqiptare,pra 25% e gjithe popullsise se Shqiperise .Me parate e ketyre emigranteve rrojne edhe mijra e mijra te tjere ne Shqiperi ,ku pensioni nuk harrin te blesh as ilacet e jo me te pish nje kafe ,me vendet e punes ne ndermarrjet greke ne Shqiperi rrijne edhe mijra te tjere ,ne spitalet e Greqise se Veriut kurohen e sherohen fala mijra shqiptare ,ne shkollat e Greqise shkollohen si europiane dhjetra mijra femije te emigranteve shqiptare dhe nuk I blejne notat e deftesat me para si ne Shqiperi ,Greqia eshte shteti I cili qe pas v.1990 e ka perkrahur vazhdimisht Shqiperine ne arenen nderkombetare dhe nuk ka asnje rast qe ta kete bllokuar etj etj. Prandaj kjo ambasadore duhet pritur ,nderuar ,respektuar edhe dekoruar,sepse dekorohet populli grek qe ka bere e po ben kaq shume per shqiptaret qe ka ne Greqi e per ata qe jane ne Shqiperi. Prandaj poturake te mjere zhdukni kungullizimin qe ju kane bere ne kokat tuaja propaganda komunisto-islamike ,hapni mendjen dhe syte dhe rroni me realitetin.

  • Qirje hamzaqis, keto shko thuaji ne dheropolis, se atje te kuptojne. E paske marre dieten dopjo nga Janulla dhe korrofillaqise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *