Kush është autori i bombave me postë për Clinton, Obaman dhe CNN?

J L

Njeriu që krijoi një krizë dy-javore duke postuar 16 pako me bomba, të mbushura me pluhur fishekzjarri dhe copëza qelqi për 13 demokratët e famshëm dhe CNN-in, pritet që sot të njihet me dënimin e tij.

Avokatët e mbrojtjes pretendojnë se Cesar Sayoc është më aftësi të kufizuara në të nxënë dhe jetonte i vetëm në një furgon.

Ai punonte si DJ në një klub striptizmi dhe gjithashtu shpërndante pica në West Palm Beach.

Prokurorët thonë se një dënim i përjetshëm është “i nevojshëm dhe i duhuri” pasi Sayoc shkaktoi “frikë dhe panik” me kutitë e tij në ditët para zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018.

Asnjë nga paketat nuk shpërtheu.

Në shënjestrat e tij përfshiheshin Hillary Clinton, ish-zëvendës Presidenti Joe Biden, disa anëtarë të Kongresit, ish -presidenti Barack Obama dhe aktori Robert De Niro.

Pajisjet u dërguan me postë edhe në zyrat e CNN në New York dhe Atlanta.

Gjykatësi Jed S. Rakoff pritet që ta dënojë  57-vjeçarin Sayoc me të paktën 10 vjet burg.

Prokurorët thonë se pajisjet e Sayoc, megjithëse nuk ishin të afta për të funksionuar siç ishin projektuar, ishin akoma në gjendje të shpërthenin dhe ishte përgjegjës për mbylljen e pjesëve të disa zonave kryesore metropolitane, përfshirë stacionet e trenave, shkollave dhe objekteve postare.

Ata thonë se ai nuk e ka pranuar plotësisht përgjegjësinë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *