Kush është biznesmeni i sulmuar mbrëmë në mesnatë në Tiranë

b.m.

Një biznesmen në Tiranë ka mbetur i lënduar, pas një sulmi mbrëmë afër mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit.

Shtetasi Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë (restorante dhe fast-foode), ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Dyshohet se 4-5 persona i kanë zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas e kanë dhunuar.

Fill pas ngjarjes, Zoga është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë mjekim.

Mësohet se më herët biznesmeni ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria.

Për ngjarjen e fundit biznesmeni nuk ka bërë denoncim në polici.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte Shteti inekzistent i “rilindjes”,ku qytetaret nuk guxojn te denoncojn,sepse nuk kan me besim as tek policia dhe as tek drejtesia,sepse jan pikerisht keta,qe
    i dekonspirojn dhe i tradhetojn viktimat tek kriminelat.
    Shkaku kryesore qe shqiptaret braktisin vendin e tyre ne menyre kaq masive(vendin e pare ne Europe),nuk eshte eshte fukaralleku,por mungesa e sigurise,se jetes dhe pasurise,sepse drejtesia nuk ekziston,nuk ekziston fare.Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Edi
    Rama,Erion Veliaj,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja..

    • Nese Shqiperia do te ishte nje vend i perkryer deri me vitin 2013, hallall me komentin Zigur, po edhe vete ti e di qe ne kurre nuk kemi patur ndonjehere besim te policia, posacerisht te ajo e saliut, prandaj boll me moralizime. Pavaresisht ngjarjeve qe ndodhin, edhe ti brenda vetes e ndjen qe policia tani nuk ka te krahasuar me vite me pare. tung dhe rritu.

      • Mos u merr me Zigur budallen, deri dje e mbyste me komente Gazeten Dita, tani paska filluar edhe ketu, s’ke çfare i ben, eshte pacient i rregullt i spitalit nr. 5.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *