Ajo ka qenë një zë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, sidomos për punët e rinisë.
Erisa Xhixho është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas emërimit që iu bë një javë më parë në qeveri, si zëvendësministre e Integrimit. Një tjetër lajm që na vjen nga Xhixho është dasma.
Mësojmë se në datën 11 shtator, ajo do të lidhë martesë me të dashurin e saj prej shtatë vitesh në një ceremoni që do të organizohet në kompleksin Lura (Gjiri i Lalzit). Ceremonia e dasmës do të nisë në orën 18:30, me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe ngjitjen në altar, në prani të të afërmve.
Më pas, të ftuarit do të zhvendosen për të festuar në koktejlin që do të mbahet në breg të detit dhe që do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:30 të mbrëmjes. Kemi zbuluar edhe diçka për vajzën që prej një javë është numri dy i dikasterit që drejtohet nga Klajda Gjosha.
Ajo që na bënë përshtypje, është fakti se Erisa Xhixho në Facebook ka një emër interesant dhe përkëdhelës. Profili i saj personal mban emrin “Çuku i vogël”.
Miqtë e saj na thonë se ajo ka vite që mban këtë nickname, po nuk dihet saktësisht se nga e ka burimin ky pseudonim.
E rëndësishme është që Erisa ndihet një Çuk i vogël edhe pse me një detyrë të rëndësishme dhe shumë shpejt me status të ndryshuar. Kush i thërret vallë zëvendësministres “Çuku i vogël”?
Rubrika “FACEBOOK SPY” çdo fundjavë në DITA


Mos i therret LIKJA
Mbushen ministrite me kalamaja –Lame nam,sikur eshte qeveria mesimore
Raimond Vlonjati ? Dyfjalësh shumë i goditur dyshimi dhe dilema “qeveri mësimore”!? Nderime!
U bo pushteti si kukullat barbie te cilat ua blejne gocave te vogla te llastuara
Jam i bindur qe i therret keshtu Like kokmadhi
Do jete “nofka” si i therret Likja ne intimitet.
Eheeee u martun te gjithe sa u bone ministra mer jahu po kto paskan shtate vjet kete dite paskan prit. Nesje nuk kom per ta harru se ca ka thon per mu zonja Xhixho me 21 janar keni te drejte ajo eshte nje ze
Ndoshta…
ARKADI GAJDAR —————–Chuk and Gek (Чук и Гек), 1939
Euro Maloku? Rrofsh,-më kujtuat femijërinë me “çukun dhe gekun” e Gajdarit! Vite kur gëzimit feminor i shtohej dhe leximi i këtij libri? Nderime!
Nga mendja gjysa e tyre ja kalamaj.
Mbase pozon ne play boy.
ne nga anet tona cuka I themi biles,loqes.qenka bilja e vogel,keq e paska punen
E njoh zonjushën? Është mbesa e Thoma Xhixhos ish-komandant i divizionit të Korçës në vitet pasçlirimit dhe më vonë gjeneral e Komandant i Akademisë Ushtarake. Më pas bashkepuntor dhe udhëheqës diplomash akademike. Burre i nderuar me respekt,autoritet e performancë të lartë ushtarake. Ndersa zonjusha më ka lënë përshtypjen e “peshës pupël” si lidership politik? Gjithsesi i uroj të trashëgohet dhe të piqet !
Pune kalamajsh nuk drejtohet shteti me kalamaj or z.Meta,si nuk ka burra ky vend!
Po kalamjte rine gatiti, se burrat e thone dhe ndonje fjale dhe ne merzitemi pastaj.
Kalamajte dalin dhe recitojne se cdo gje qe u ka shkruar udheheqesi. Kaq duhet. Shtetin e drejtojne vet ata, cfare u duhen te tjeret neper kembe.