Kush është djali i policit që u plagos dje në Durrës

Dita

Personi që mbeti i plagosur mbrëmë se bashku me Alfred Skonjën në Durrës është djali i një efektivi policie.

Ai është Ismail Çyrbja, 25­ vjeç, djali i një punonjësi të policisë. I riu ka qenë së bashku me Skonjën, mbrëmë kur u qëlluan me armë, në lagjen Nr.5 të Durrësit. Mësohet se Çyrbja, punon si marinar. Ai u plagos në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të plagëve të marra në bark, Skonja u transportua për në Spitalin e Traumës, raporton Panorama.

Policia po heton për ngjarjen, e cila ndodhi në kushtet e errësirës dhe nuk ka ende një emër të dyshuar për autorin. Paraprakisht dyshohet se objektiv ka qenë Alfred Skonja, nisur edhe nga precedentët e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *