Kush është emigranti i masakruar në Elbasan. 20 të shoqëruar

Elton Tafaruci

Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e mistershme që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Elbasan, ku në mes të qytetit një 36-vjeçar është masakruar me thikë nga persona ende të paidentifikuar nga Policia.

Erion Mihallari u bë shënjestër e autorëve që e sulmuan sapo ai zbriti nga makina për të hyrë në një lokal mes pallateve, në lagjen pranë stacionit të trenit, shkruan “Panorama”.

Shumë pranë stacionit të trenit, ai ka ndaluar dhe ka dalë nga mjeti, ku mendohet se ka pasur si drejtim një lokal që ndodhet poshtë pallateve të kësaj rruge. Sakaq, dyshohet se të paktën dy persona, të cilët mendohet se i kishin zënë pritë, i kanë dalë përpara qetësisht 36-vjeçarit.

Policia pas marrjes së informacionit se shumë pranë stacionit të trenit ka ndodhur një vrasje, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bërë të mundur shoqërimin e më shumë se 20 personave, të cilët kanë parë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka identifikuar autorët.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *