Kush është emigranti që i çoi SMS Zgurit dhe ka “hobi” kërcënimet

Leda Hysa

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Garda, pasi është kërcënuar nga një person në rrjetin social Facebook. “Do të të vras ty dhe familjen tënde”, i ka shkruar Emiljan Pjetri nga Shkodra me një mesazh në rrjetin social.

Report Tv kontaktoi me personin në fjalë. Ai thotë se ndodhet në Athinë dhe pranon gjithçka. Madje zbulon se ka kërcënuar edhe politikanë të tjerë, nga kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe Ditmir Bushatin në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.

Nga një bisedë telefonike me gazetaren, Pjetri thotë se këto kërcënime nuk i ka bërë si militantë i Partisë Demokratike, por si një emigrant shqiptar që ka 10 vjet pa ardhur në vendin e tij.

I pyetur përse e ka kërcënuar Klement Zgurin, kreun e KQZ-së, ai shprehet:  “Kam shumë vite që jam jashtë kam nja 10 vite që nuk vij në Shqipëri, jam në Athinë. Po shoh atje disa kriminelë si puna e Klement Zgurit, kujtojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Klement Zguri më shqetëson se është një këlysh i Ilir Metës. Nuk ka gardë republike që t’i mbrojnë nëse ata duan të bëjnë çfarë të duan vet. Këto kërcënime nuk i bëj si militant, i bëj për Shqipërinë, unë jam emigrant”.

Të njëjtën gjë thotë se e ka bërë edhe me kryeministrin Edi Rama në kohën kur në Shqipëri disktuohej të vinin armët kimike. Ndryshe nga Zguri të cilit i ka çuar vetëm mesazhe në Facebook, kreun e qeverisë e ka kërcënuar edhe në numrin e tij personal në telefon, pasi në Facebook Rama i ka bërë block.

Unë të njëjtën gjë ja kam bërë edhe Edi Ramës për armët kimike, ja kam bërë me telefon madje. Me arsyen që ka dashur të sjellë armët kimike në Shqipëri, prandaj e kërcënova Ramën. I kam thënë se nëse i sjell armët kimike do të kesh pasoja ti dhe familja jote. Edi Rama më ka bërë block në Facebook sepse nuk i pëlqen e vërteta. Arsyeja është që ata janë kriminelë. Ata e kanë bërë dynjanë me ikë nga Shqipëria. Do t’ja bëj nëse…nuk e bëj për Edi Ramën, jo e kërcënoj por ja bëj atij legeni”, thotë ai.

Është i ndërgjegjshëm që janë akuza të rënda dhe shprehet i vendosur se nuk i ka vetëm fjalë, por se mund t’i bëjë realitet këto kërcënime.

“Akuzë e rëndë, po ja bëj vërtetë. Nuk mund të tallet njeri me popullin”, thekson ai.

‘Inatin’ e ka pasur edhe me Ilir Metën, të cilin thotë se gjithashtu e ka kërcënuar. Nuk tregon arsyen, por thotë se kërcënimi nuk ka ndodhur së fundi gjatë periudhës së zgjedhjeve që kaloi Shqipëria, pasi presidenti i ka bërë block në numrin e tij të telefonit.

Edhe Ilir Metës ja kam bërë këtë punë unë. Jo tani për zgjedhjet se nuk ja kam numrin e telefonit se më ka bllokuar”, tregon shkodrani.

Gazetarja e vë në dijeni se Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim. Por Pjetri thotë se nuk ndihet i frikësuar. Madje të frikësuar sipas tij duhet të ndihen politikanët dhe personat që ai ka kërcënuar, në momentin që e arrestojnë, dënohet dhe del nga burgu.

Policia më ka shpallur në kërkim mua? Policia shpall në kërkim kot. Unë mund të arrestohem por ata nuk e dinë se çfarë do bëj kur të dal nga burgu. Ata mund të kenë frikë kur të dal unë prej burgut pastaj”, rrëfen ai./ Shqiptarja

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Nuk duhet arrestue pa i ba diagnozen.Nga nji ane ka vrull per te stabilizue situaten ne favor te interresit te popullit.Nga ana tjeter vetem kercnon dhe gezohem qe nuk ekzekuton.Por duhet te vizitohet mbasi nuk mund te arrije te kryej te gjithe ekzekutimet e shumta qe i ka ven vetes detyre “patriotike”.Kercnimi asht i denushem pothuaj afer nivlit te ekzekutimit.Ndaj deshiroje qe te mos kercnojne se nuk asht mire.

  • Po Ed Paloqja tha se jane njerezit e Rames qe kercenuan Klementin e Partise Pederreve???!!! Po tani si I behet or Paloqe? Ky trangulli paska ik nga shpella juaj dhe paska 10 vjet qe smerr ilacet. Ububuja PeDe qe ben politike me Paloqet, Strazot, Gazet, Alimuterit. Estrade pederrash.

  • Pse nuk eshte beer problem per Ramen e Meten.Mire se per kta ka pause arsye se man shtetin ne dore po nje kryetar I KQZ ça ka ne dore.Ky ashte I lidhur me mafien shtet,e ka dore qeveria e Rames.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *