SMS në DITA
Në 0689073730
Energjia elektrike, një pasuri kombëtare që duhet kontrolluar e menaxhuar me shumë kujdes e përgjegjësi. Gjëja më e parë dhe e natyrshme që mund të thuhet, është që çdo qytetar konsumator i energjisë elektrike, duhet ta paguajë atë sipas faturës që i vjen në shtëpi. Kjo është bërë emergjente në kushtet e krizës aktuale të CEZ-it dhe borxheve të mëdha që janë krijuar. Po kush është fajtori i vërtetë për këtë? I pari fajtor është ekipi që ka qeverisur Shqipërinë në vitet 2005-2013, që me hajdutërinë e vet i la dorë të lirë gjithë hajnave të tjerë. Shkaktari tjetër kryesor është vetë CEZ apo KESH, me të gjithë armatën e punonjësve menaxhues, riparues e faturues që kanë bërë kërdinë me linja e lidhje jashtë sahateve e aparateve matëse, me pagesat afrofe e faturat abuzive. Gjëmën e atyre mëkateve po e përcjell tani kjo qeveri. Vetë zv/kryeministri kryeson komisionin e mbledhjes së parave të papaguara. Nëpër lagjet e qyteteve nxitojnë po ata elektricistë që i kanë bërë ato vjedhje dhe u thonë qytetarëve: “paguani faturat, se kemi urdhër t’ju presim dritat”, e kështu ua lëshojnë barrën hallexhinjve. A është kjo zgjidhja më e mirë zoti Peleshi? Drago Mali

Qe te pagush duhet konsumatorit duhet siguruar kushtet per pune.Kjo eshte kryesorja ti militaruci iPS.Ne 2005 quhej qeveri gjeneratoresh,tani ne 2014 te shohim me sa duket as naft per gjeneratora nuk do ket.