Fiorela Mishka është një nga blerjet e reja të klubit të njohur të futbollit të Interit në Itali.
Në fakt nuk bëhet fjalë për blerje në fushën e lojës por një afrim në klinikën e fizioterapisë.
Fiorela kujdeset për ata që do të jenë yjet e nesërm të Interit dhe ndoshta të futbollit italian.
E lindur në Durrës më 1993, Fiorela është e licencuar nga Federata italiane e futbollit (FIGC).
Ajo është 22 vjeç dhe ka përfunduar studimet për mazoterapi.
Pas diplomimit në vitin 2012 ajo ka tashmë tre vite përvojë pune në fushat e futbollit.
Vitin e parë startoi punën me kategorinë e tretë të qytetit ku jeton, Chiari (Brescia).
Kurse pas mbarimit të studimeve ofertat e rëndësishme, siç shihet, nuk munguan për Fiorelën. / Dita /


