Kush është gjyqtarja që do ketë në dorë fatin e Saimir Tahirit

Ornela

Shorti përzgjedh Miliana Mucën si gjyqtare paraprake për të shqyrtuar dosjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas kësaj pritet të caktohet seanca ku do të vendoset dërgimi apo jo i çështjes në gjyq.

Ish-ministri akuzohet për trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ish-ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
    • E ke qare o Spinoza!Insistimi eshte i te derguarve te perendise qe ta fusin me çdo kusht brenda !Motivi eshte nga Jugu dhe se bejme dot per vehte dhe nuk pranon bashkepunim!Tahiri ka vetem nje zgjidhje te kercenoje se kush e mbolli dhe destinacionin se ku shkonte ky mall e per ke ,siç e beri Fullhajni dhe hop xhixhi per 24 ore lirohet e merr edhe pafajesine me miliona nga pas!

  • Miliana Muca eshte gjyqtarja qe do denoje me 3 vjet burg per evazion fiskal Klement Balilin. Tahiro hic mos e rruj pallen, eshte dora jone kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *