Kush është Hutini… Ç’po ndodh me dosjet e ish-Sigurimit

redaktor

Pa asnjë dyshim, që pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, pyetja më e vjetër ka qenë e vazhdon të mbetet: Të hapen apo mos të hapen dosjet?

E bërë fillimisht në mesin e vitit 1991, kjo pyetje vazhdon e përsillet si fantazma e Bankos, sa herë që shelgjishtet e fjalëve duan të vërshojnë mbi të vërtetën. Janë sjellë pohime e mohime të ndryshme, është shfaqur droja e krisjes së marrëdhënieve mes njerëzve, manipulimi i tyre, të vërtetat dhe enigmat e pseudonimeve të njerëzve të politikës, fshirja e fakteve dhe përdorimi i dosjeve si mjet shantazhi nga pushteti, sidomos pas vitit 1992. Dhe enigma mbetet: Të hapen apo të mos hapen dosjet.

Në fakt enigmë nuk ka, ka vetëm heshtje pushtetore, të cilët e sjellin nëpër dhëmbë këtë çështje që është kaq e thjeshtë dhe për të cilën nuk do të ishim as të parët, ashtu si mund të jemi të fundit.

Në fakt, zgjidhja e enigmës kalon përmes një vendimi të shkurtër, të prerë, e pas tij, si ndodh rëndom, të neneve dhe nën-neneve të tij. Dosjet duhet të hapen; sa më shumë që shkon, aq më tepër të vërtetat do të fshihen, do të mjegullohen dhe do të bëhen të parëndësishme, pasi, si gjithçka që nuk bëhet në kohën e vet, ajo zbehet, merr kuptimin e mjegullnajës dhe bëhet plotësisht e pabesueshme.

Janë dhënë shumë argumente pse duhet të hapen dosjet: Që nga katarsisi i politikës e deri tek e ardhmja e saj; që nga qetësimi i shpirtrave dhe deri në mbushjen në mend të njerëzve që kanë shpifjen profesion të lirë dhe përmes tyre mbushin shpirtrat e njerëzve; që nga e vërteta e asaj që ka ndodhur dhe deri tek shfrytëzimi i dinjitetit njerëzor si shkallë karriere politike.

Nuk e di numrin e dosjeve dhe nuk më intereson ta di. Shumë jetë janë në faqet e tyre dhe për shumë të tjerë spekullohet deri në infinit. Nga ato dosje kanë ardhur rrëzime të mëdha të fatit njerëzor, janë bërë përmbysje në ecjen e tyre, është marrë nëpër këmbë dinjiteti dhe është vënë nën fre mendimi i lirë. Nga ngritja e dosjeve është bërë karrierë, dikur në politikë e më pas në ekonomi; nga pëshpëritjet është ngritur një sajesë e stërmadhe. “Dosje-krijues” ka pasur gjithandej, ashtu si ka pasur edhe të rënduar nga dosjet.

Pse duhen hapur dosjet?

Njëra nga dosjet që duhet hapur, për shembull, ajo e “Hutinit”, me tre volume, i përket njërit ndër njerëzve të politikës, që në kohra të ndryshme, jo të gjata, ka qenë përfaqësues i PD-së, e pas pak, me të hedhur lumin, do të shkonte tek PS-ja. Më pas do të kalonte përsëri në PD, dhe duke rrëshqitur majtas e djathtas, bëhet njëri nga të fuqishmit financiarë të kohës së sotme, dhe përmes botës së tij të biznesit, është i gatshëm të përmbysë çdo gjë. Aktiviteti i tij “dosierist” është mbi 10 vjeçar, dhe shërbimi ka qenë i kushtueshëm për të tjerët. Koha e shkuar nuk është fatalisht larg, mirëpo ajo, si duket, do të shkojë në kalendat greke. Do të jetë në askund.

Dosja e Rustem Tabakut, Enver Bicakanit, ish-ushtarakë, të dënuar më pas me pushkatim nga një gjyq politik në Shkodër, po ashtu duhet hapur, pasi jo vetëm kushtoi jetë njerëzore, por edhe dënimet e mëpasme për të tjerët, të quajtur grup armiqësor, buronin nga “dosjerë” që krijonin alibi për njerëz që as nuk kishin menduar ndonjëherë të përmbysnin pushtetin e kohës.

Është fakt se fshehja e së vërtetës së dosjeve krijoi alibinë e persekutimit. Nga të 11 fraksionistët e parë në PD, dy prej tyre, më të zellshmit për të “qëruar spiunët” nga politika, kishin qenë vetë të infiltruar të Sigurimit të Shtetit, për më tepër, njëri prej tyre, i njohur në inteligjencën krijuese. Të njohur në dosje si “Sqepari” apo “Trëndafili”, ata kishin pasur mbrojtjen e shtetit për deri sa ishin pjesë e pozitës së PD-së, por, kur deshën të rebelohen, shifrat dhe të fshehtat filluan të bëhen gjëra të hapura, por edhe si një paralajmërim ndaj rebelimeve të tjera.

Dosjet, është thënë qindra herë, duhen hapur për njerëzit e politikës, fillimisht, si një katarsis madhor, për të zbritur tek të tjerët. Nuk mund të ketë dekriminalizim të saktë, nëse në skutat e Kuvendit, të shtetit e të pushtetit, lihen ende njerëz që në të shkuarën, pa asnjë shtërngim, më shumë nga cmira, u bënë mjete të prishjes së jetës së të tjerëve. Duam apo nuk duam, fakti është se edhe sot, jo në një përcaktim të ndjeshëm si në vitin 1991, ata janë aty, dhe mbështetjen e kanë tek filialet financiare që kanë krijuar, ndërlidhja e tyre me botën e financës dhe, përmes tyre, me hijet e tyre në politikë.

Nuk mund të ketë dekriminalizim të parlamentit dhe të jetës politike, nëse nuk bëhet katarsisi politik, edhe përmes dosjeve, për të hequr nga jeta politike, pa dhimbje, njerëz që jo shumë larg kanë qenë pjesë e shërbimeve të huaja, sidomos UDB dhe Asfalia greke, si ishte një njeri i politikës me pasemrin “Pashtriku”, por që ende kanë praninë e tyre.

Dosjet nuk janë pronë e askujt, ato duhet të bëhen pronë, sidomos e atyre që kanë qenë viktimat e dosjeve. Njerëzve mund t’u falen mjaft gjynahe, por është krejt e pamundur falja e mëkatit të madh të shpifjes, spiunimit, përgjimit dhe dënimit. Koha që shkoi ishte e mjaftueshme për të kuptuar se gjakrat janë ftohur. Shumë nga ata që kanë mbartur mbi kurriz vuajtjen e dënimin, ose nuk janë më, ose janë tepër të moshuar.

Dosjet duhen hapur edhe për të prerë akullnajën e fjalëve. Edhe tash, sa herë që gjakrat nxehen, njerëzit ia përplasin njëri tjetrit: Ti ke qenë “Malësori”, “ti ke qenë Hija”, “ti je Dizenjatorja”, “ti je Çiftelia”, ti je dreqi e i biri…dhe askush nuk e di se ku është e vërteta dhe ku është mashtrimi. Të hapen dhe të marrë fund mashtrimi.

Dosjet duhen hapur, pasi pushteti, qoftë i tashëm, sidomos i Shqupit, presionin më të ndjeshëm e bën përmes dosjeve, të gjetura dhe të ngritura vetë, përmes shërbimit partiak të sigurimit të fshehtë. Kjo nuk është sekret më. Njeriu kur nuk është i lirë, nuk mund të miratojë asgjë të lirë.

Dosjet duhen hapur pasi, ata që ishin “dosieristë”, jo pak herë po paraqiten si të ndjekur, të persekutuar dhe nën këtë status nëpërkëmbin vlerat që edhe pse në një kohë të vështirë, i qëndruan kohës, ishin vlera mbi kohën dhe na dhanë të drejtën të themi se kemi pasur njerëz që kanë rezistuar. Qoftë edhe përmes artit.

Dosjet duhen hapur, pasi askush nuk duhet të jetë mëkatar i fshehur që vazhdon edhe sot e ikësaj dite të hedhë gurët e rëndesës mbi jetën e të tjerëve. Apo të përshfaqet si një atdhetar i madh.

E shkrova këtë të fundit nga një shembull i habitshëm: Vitin e shkuar qeveria nderoi disa nga veteranët e luftës, sipas shkallëve të caktuara. Njeriu i nderuar në atë listë, ku kishte edhe të merituar, edhe nga regjimi ishte goditur pasi, pa miratimin e Komitetit Qendror të Partisë, kishte vënë nën përpunim Sekretarin e Parë të një rrethi verior. Enver Hoxha i kishte thënë shpifës. Njeriu që ishte dekoruar ishte në shkallën A të veteranit, por ai kishte qenë pionier gjatë luftës. Kishte qenë pjesë debatikase, por asgjë më tepër. E në atë listë, për shembull, mungonte Rexhep Haka, ish komandanti i parë i Batalionit partizan “Perlat Rexhepi”.

Edhe për këtë duhen hapur dosjet. Njerëzve t’u thuhet krejt ndershmërisht: Ju nderojmë për luftën, por disa nga ju, pas përfundimit të saj, u bëtë shnderuesit më të mëdhenj të luftës, e përdhosët atë.

Dosjet duhen hapur për të liruar shpirtin e popullit nga një makth, që, edhe nëse nuk është i vërtetë, prej dy dekadash e gjysmë, sillet e përsillet mbi fatin e njerëzve.

Share This Article
45 Comments
    • Dosjet duhen hapur vetem per ata qe futen ne pilitike , jane ne politike , ose drejtues te institucioneve te larta shteterore
      Edhe per keta duhen hapur ne menyre personale qe ketyre tu thuhet privatisht nga komisioni kopetent i dosjeve se cfare kane ne dosje

      Per te tjeret nuk duhen hapur dosjet pavaresisht se ca thote ky Bedriu ketu me ket carcafin e tij

      • Ku gabon me dashje Bedri Islami ?.
        —————————————————
        Qeveria Rama nen presionin e nderkombetareve po hap dosjet e mykura para 25-30-40-50 vjeteve per te mbuluar dosjet e krimeve te berishes.
        —————————————————
        Kush urdheron nga jashte me pult Edi Ramen qe pikerisht tani te hape kto dosjet e kapterrave te sigurimit dhe kush I ka fshehur dosjet e berishes,kadarese,pellumbit ,mejdanit.
        —————————————————Pse nuk kerkohen te publikohten dosjet e njerezve te implikur nga udb,asfalia,cia,kgb qe dhe ne gjyqe apo dokumnte te tjera jane vertetuar dhe shumica e tyre jane bere si Shaqo shatri
        —————————————————
        perse zoti bedri ka harruar nentoken serbe me plehrat e tyre bash-berishe dhe superskandalin e TOM RIDGE dh DAMIR FAZLLICIT ne 2007 ne keshillin e sigurise kombetare ku raportonin para nje qeni serb dhe mikut te shtepise se berishes.
        vetem fakti I mesiperm eshte nje miljon here me I keq se te gjithe dosjet e spiuneve te lagjes qe ka nxjerre edi rama.

        Ju kam ndjekur ne shume shkrime tuaja sidomos per 21 janarin,gerdecin,damir fazllicin dhe dyshen kriminale 2B dhe ka ardhur fundi I fjaleve pikerisht ne 21 janar 2015 ku u firmos defakto jo vetem mbyllja zyratrisht e vrasjes bulevardit por dhe poshtrimi I jetimeve dhe perdhosja e te vrareve.Edhe sikur te vinit titullin “Kur vrasësi kërkon të të rivrasë duke urinuar mbi jetimet” nuk do benit gabim

        Por ky urinim I Berishes mbi jetimet e te vrareve te tij e ka nje kufi llogjik duke kritikuar non stop Berishen qe ne fakt ai eshte kriminel shume dimensional por jo fajtori.Besoj se faji per kete antishqiptar mbeshtet ne dy kollona kryesore: e majta shqiptare kryesisht PS(nano-meta-majko-rama) dhe e dyta faktori nderkombetar kryesisht republikanet ne amerike dhe te djathtet ne Europe me ambasdoret e tyre te akredituar ne tirane dhe fansa te tyre si podesta apo doris pack-et e europes .
        Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.

        Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe.Por keto fakte zoti Bedri I mendon por nuk I thote se I hidhen ne “fyt” si ish komunist dhe ka te drejte qe nuk e ngre steken..Psh zoti Islami ka bere rromane me antishqiptarizmin e Damir Fallicit por nuk thote kurre qe e ka rezidencen ne zemer te Washingtonit.Dhe ne rastin e paraqitjes tij ilegale ne kasafortat e sigurise kombetere perkrah Tom Ridge-s kurre nuk foli per kete te fundit.
        Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.
        Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe sote te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
        Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.
        Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998 ju nuk permendni nje detaj kryesor: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda murebve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare dhe ju zoti Islami mos kini ndroje se jane keto sjellje te disa dipllomateve ameriakne qe behet trim berisha te pshurre xhenazet e tij
        Por ajo qe I ve pikat mbi I eshte fakti se pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:

        1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
        2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
        3-ktheu k/m ne spital fushor
        4-refuzoi dorzimin e gardisteve
        5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
        6-perdhosi k/prokuroren di lavire
        7-ofendoi k/shikasin si pucist
        8-kercenoi ramen me egzekutim
        9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
        9-u fshine filmimet
        10-u ndrruan tytat e armeve
        11-u dekorua burri shtetit
        12-u dekorua ylli ne ngjitje
        13-u menderosen ekpertizat e FBI
        14-u zevendesua presidenti
        15-u zevendesua k/prokurri
        16-u zevendesua k/bashkiaku
        17-u zevendesua k/shiku
        18-u terrorizuan gazetare
        19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
        20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
        21-demshperble te gjithe vrasesit
        22-poshtroi Arvizune e Obames
        23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
        24- akuzon ramen per vrasjet te 21 janarit
        Kurse nga ana tij Rama hap pallatin e gjetheve te spiunave te lagjes ne prani te Visho Ajazit qe ka zhdukur ramzi hoxhen luftetarin e uck bashke me gazideden dhe kumbarot e tij.
        Nuk mungoi dhe bashkim shehu qe po tregohet vampire me babain e tij dhe shoket e tij.Por pse nuk hapen dosjet e UDB,ASFALIAS qe bshkpunonin me cia-n dhe kgb per te rrezuar shtetin shqiptar..
        Keto fakte dhe te tjera jane shakqe pse berisha hedh shurren mbi jetimet e 21 janarit ku dhe zotit Islami ose I kane vene nje vije te kuqe vetes te most a shkele ose ja kane vene te tjeret.
        Berisha eshte kriminel por jo fajtor..Ne bejme pjese te fajtoret qe nuk kemi force te themi te verteten..
        Do te isha dakord te hapeshin dosjet vetem me nj kusht ;
        VETEM PASI TE PRANGOSEJ BERISHA….ne te kunderten kuptohet qe keto dosjet e vjetra po hapen per te mbuluar superkrimet e berishes…
        me gjithe respektin qe keni per Bedriun tone miqsisht I sugjerojme te mos hutoje njerzit me Hutinin…por te merret me ndonje studim psh ….NE CFARE DATE U PUSHTUA ZYRTARISHT SHQIPERIA PAS 1990.OSE PSE PO TALLEN KAQ BARBARISHT PARIA E TIRANES ME KANCELARITE PERENDIMORE ME ARKIVA TE BOSHATISURA

    • Hapja e dosjeve vetem per bashkepuntoret e sigurimit e jo edhe per SPIUNET DHE DIVERSANTET e agjenturave te huaja qe punonin kunder Shqiperise eshte nje fakt qe verteton qellimin KRIMINAL dhe ANTIKOMBETAR te ligjvenesve te sotem!!!
      Ne se bashkepuntoret e SIGURIMIT jepnin informacione ne favor te shtetit shqiptar,te tjeret, agjentet ne sherbim te te HUAJVE punonin kunder interesave te shtetit shqiptar!
      Ishin keta spiune te te huajve qe u jepnin informacione armiqve te Shqiperise,qe bene te mundur vrasjen e trimereshave mirditore,te Bardhok Bibes,te mesuesve te DRITES, etj,etj!!
      Ne se keto dosje e SPIUNEVE TE HUAJ nuk hapen,atehere ata do jene te qete qe te vazhdojne punen e tyre kunder Shqiperise sic ben sot e kesaj dite Sali Berisha si AGJENT I UDB-se,Lulzim Basha agjent i Serbise e plot te tjere agjente te spiunazheve te huaja!!
      Sot Shqiperine nuk e demtojne aspak bashkepuntoret e djeshem te SIGURIMIT te SHTETIT,por vetem BASHKEPUNTORET DHE AGJENTET E SOTEM SPIUNAZHEVE TE HUAJA!!!
      Prandaj kjo tymnaje eshte FALLCO dhe antikombetare!
      ARMIQTE E SHQIPERISE DO QENDROJNE TE QETE EDHE PER SHUME VITE TE TJERA!!!
      POSHTE DEMOKRACIA FALLCO !

    • Nuk na vjen e keqja nga hapja e dosjeve te vjetra,por nga MOS HAPJA E DOSJEVE TE REJA qe rrine mbyllur ne sirtaret e kryeProkurorit Llalla!
      Hapni nje DOSJE TE RE per kete krye prokuror dhe do shihni se sa shpejt do te hapen edhe te gjitha dosjet e tjera!!!
      Nuk ka rendesi dosja e nje spiuni nga fshati,por e nje spiuni potencial e te RREZIKSHEM si Sali Berisha apo Lulzim Basha!!!
      Boll me zhurma fallco por me shporrjen nga Prokuroria e ushtarit te Berishes Llalla,sepse ai eshte STRUMBULLASRI i te gjitha KRIMEVE te sotme ne Shqiperi!!

  • Hutini e putini e kaci vari.pun muti kjo puna jone.ore milet po ca kujtoni se ata kan len dosjet qe ti shofin ne se ca mutrash kan ber.asnji nga ata qe jan ne politik e mbi 40 vjec sjan pa dosje.ramiz alia ishte dhelper sdo ja linte pushtetin te persekutumve.sikur te hapet dosja e sales sot populli do tmerrohet sikur te msoj te vertetat.ai ishte nga agjentet me kryesor te sigurimit.po dosja e tij do hapet mbas 100 vjetesh sepse ka dosje qe mbas 1 shekulli hapen.sala punen qe i ngarkuan e ka kryer me shum zgjuarsi.te gjith jan ne loje kot nuk tha ramizi para se te ikte ska kala qe smarrin komunistat e moren edhe kalan e demokracis.ju a futen edhe evropes edhe amerikes bravo i qoft.te gjith nipat e farefiset e tyre jan biznesmen kapitalistet e ardhshem.

  • Z . BEDRI KAM QEN GJITHMON PRO SHKRIMEVE TE TUA .POR SOT JO,ARSYEJA E THJESHT: HAPJA E DOSJEVE NUK DO SJELLI QE TE MIR PER NJERZIT E THJESHT ATA QE METE VERTET KAN QEN TE PERSKUTUAR ,PERKUNDRAZI DO JU KRIOJM ME TEPER DHIMJE SE DO SHOHIN SE JAN KALLZUAR NGA NJERZIT ME TE AFET TE TYRE . HUTINET KAN KRIUAR KAPITAL EKONOMIK DHE DO TE BLEJN KETE KLAS POLITIKE DHE GJDO PUSHTETAR . MOS HARRO SE JETOJME NE NJE SHOQERI TEJET TE KORRUPTUAR BILE SHUM TE NDYR SHTO EDHE FUKARALLEKUN .DO TE BEHET NJE QORBE QENSH KU SECILA MEDJA DO TE AKUZOJ PER TE PERFITUAR SA ME SHUM PARA .1.Z BEDRI BEJA NI PYTJE TE SINQER VETES A KEMI NE NJE MEDJA TE PAVARUR …………

  • Per hapjen e dosjeve jemi shume te vonuar . Duhet te njihen spiunet qe me spiunlleqet e tyre u kane nxir jeten te tjarve dhe sot keta fuksa mbajne poste te rendesishme apo jane bizesmen Ky shkrim i shkelqyer por pak i vonuar

  • Perrallat alla Bedri , qe lancohen si “histori” dhe na bejne dhe neve te humbasim kohen duke i lexuar , as nuk vene ne gjume kerkend , por dhe as nuk i prishin gjumin askujt !

    Rrjedhat antishqiptare te politikes dhe ekonomise , gjate kesaj kohe 28 vjecare , kane prodhuar aq “dosje” te reja , sa hapja e “dosjeve te vjetra” , vec do te ndihmonte “Portokalline” , pasi gje tjeter nuk do te bente !

    Sot Shqiperia dhe shoqeria shqiptare , eshte katandisur ne nje amoralitet te tille , ne nje perversitet te tille , sa jo vetem nuk do te bente ndonje gje hapja e dosjeve , por perkundrazi , me arritjet e “dosareve” , do te behej shembull edhe per brezin e ri !

    Jo se tani nuk eshte shembull , pasi njerezit nuk jane budallenj dhe dukurite sociale i kuptojne , por p.sh. do te rritet numri i atyre te rinjve qe do te zinin radhe tek Ambasada Serbe , per tu bere spiune serbe dhe t’i sherbejne serbit !

    Po keshtu ka ndodhur me grekofilimin e te tjereve dhe sidomos vlleheve , te cilet e kane kuptuar mire se shqiptaret nuk kane te ardhme dhe keshtu i sherbjne atij qe paguan me mire , qe eshte greki ne kete rast ! Ca te tjere jane bere Vorioepirot , sic u bene ne kohen e Berishes se I-re , me pashaporte Tropoje !

    Shtetit inekzistent Shqiptar , askush nuk i afrohet si spiun , e para sepse eshte pa te ardhme dhe e dyta se nuk te paguan dhe nuk te ruan ! Ka spiunlleqe aty ketu per gjera ordinere , ku me thene te drejten si informata mbledhes me shume jane partite se sa institucionet ligjzbatuese !

    E pare ne kete kontekst hapja e dosjeve , do te pritej me nje fare kurioziteti per thashethemnaje kefeje per nja tre dite , por do te shoqerohej me tallje !

    Edhe Bedriu e di mire kete pune , se eshte i vjeter ne keto mesele , por se ç’i ka ndezur me kete Hutinin dhe na beri trahana sot per mengjes !

  • bEDRI,PERSHENDETJET E MIA DHE PERGEZIMET E MIA PER SA KE QEN KRYETAR I LPK.
    Bedri,nuk e dij sepse edhe ti meresh me kto hashka te leshuara nga,Amerika,dhe nga evropa plak,par dosjet?!!Po,ti e don se xhdo kundi ka pas,kaa,dhe dote kete shtete dhe rende e ligje me sisteme te nryshme dhe kushtetuta te nryshme,qysh kur kan shpikur shtetet kan shpikur dhe kushtetutat e tyre,bilem dhe e para eshte koha ROMAKE,PRA E DREJTA ROMAKE,nuk e shpiki amerika e as evropa,por ROMA E LASHT,prandaj mos abuzoim vetem ne shqiptaret me kushtetuten 45,vjecare te rendit diktatorial,pra ne ushtetut e keni pas ore,njerzit e shqipris.!!
    Pse,nuk e bejni nji pytje te thjeshte?Dhe te thoni:po pse amerika,dhe rusia apo franca,apo spanja apo kina apo serbia apo maqedonia apo mali i zi,apo greqia pse ata nuk po i hapin dosjet e krimeve,por ju jan lishue jeve dhhe gjermanis lindore per dosjet pse nuk e bejni kete pytje ju dhe ata quraveca pushtetar tek te hujt sepse po na kerkoni ju ende gjakderdhje mes shqiptarve me bere dhe percarje?!!Bedri,ju duhet ta mbyllni se regjimit te kakapitullin e kohes se regjimit te kaluar 50,vjecar.

    • I vetmi njeri qe ka fuqi financiare te bleje me kuc e me mac eshte Sali Berisha, po kete sikur na shkruajne ka pasur emrin Penicilina, tjeter qe ka fuqi financiare eshte Ilir Meta, por ky ka qene i teper i ri ne ate kohe qe te kishte dosje 10 vjecare, pra mbetet i pari.

      Por nje gje nuk kuptoj, Bedriu duket qe e di se kush eshte se duket qe ka fakte.

      Perse nuk na e thote qe te shpetoje Shqiperia dhe shqipetaret. Bedri ka ardhur koha te besh nje akt patriotik. Thuaj faktet te plota jo me gjysma. Je ne nje moshe tashti qe duhet thene e vertata hapur, perndryshe te gjitha mbeten fjale, fjale , fjale, dhe fjale, dhe asgje tjeter!!!!!!!

    • Hutini eshte Preçi i zogajve nga manatia e Lezhes dhe sqepari e trendafili eshte dora vete Genci i pollove e djali i stefanaqit. Tung

  • Bedri Islami: Njeriu i pare qe do dalin ne shesh pseudonimi jeni ju.Kjo ka ndodhur kur ju ishit gazetar te JETA E RE ne Shkoder.Mos kerko cicrra ne hell

  • Edhe femijet e kopshtit e dine qe hutini eshte hunderri nga Gjirokastra, Genc Ruli qe ua nguli. Nuk na thate ndonje gje te re.

  • Femijet qe krenohen me baballaret kriminele i dhane medalje krimineleve te regjimit, fshehurazi sic e kane zakon, ndersa Bedriu i Partise kerkon qe po ato te hapin dosjet. Muhabet futja kot njesoj sikur te diskutosh me Lleshin per ceshtje gjuhesore.

  • Dosjet do te hapen,kur te vdese Dosjexhiu i fundit.,,
    Po e shtjelloj postulatin tim: Ne 1991,agjenti me i rrezikshem i sigurimit te shtetit,me sherbime qe nuk mund ti besoheshin as ministrit te brendshem,me lidhje te drejtperdrejte me familjen diktatorjale,ka qene Sali Berisha.Pse e them kete?Ne 1978,nje grup mjekesh u nis ne France per specializim.Nder ta ishte edhe nje mjek ,me lidhje nip,sternip i Haxhi Kroit.Ne castet e fundi nipi i Haxhi Kroit u nderrua me Sali Berishen.Ky u ankua tek daja dhe mori kete pergjigje:-Nuk e ben dot ti punen e tij!,Ne kete kohe u dergua ne Paris ne nje klinike private Hysni Kapo.Sali Berisha ishte ne rrethin e mjekeve qe asistuan ne ate klinike. Hysni Kapo vdiq ne operacion dhe vetem nje jave pas cfaqjes se semundjes ne Pogradec. Nje lab me lidhje te vjetra me luften,me deshmore ne familje,si Zabit Brokaj,mund te futej natyreshem ne bllok,por nje malok,qe vinte nga zona armiqesore me luften nac=cl,,nuk mund te behej pjese e sherbimit te shendetit te udheheqjes,pa kryer sherbime te jashtzakonshme!Jua merr mendja,qe sa te jete ne politike Berisha,te hapen dosjet?

  • Lleshi,mbylle me kaq.Po vazhdove pa dashur e dekospirove veten.

    Flm Bedri..gjithmon brilante..jane shkrimet qe lexoje….

    Shkrim i goditur.Thirrje per politiken.Thirrje per Parlamentin. Thirrje per shoqerine..

    E para eshte cerrenjosja e bashkepunimit me sig e shtetit -spiunlliku te deklarohen dhe te ikin nga politika dhe administrata bashkpuntoret e sigurimit.
    Te hetohen dhe te ndiqen penalisht ish bashkepuntoret e UDB-es ne Shqiperi.
    E dyta ose e treta eshte dekriminalizimi .

    A je Bashe per kete . Se Saliun e di..se i del ne gjume parrulla dhe kunder parrulla … ne se po do te mbeshtes..leri dokrrat nga fytyra dhe nga te folurit Bashe i ngjane shume ish bllokut…kaq..

    • Ha…ha…ha… O Visho Ajas -i , ha…ha…ha… Une jam askushi dhe nuk kam cfare dekonspiroj o tope tope o papagallo ! Ha…ha…ha…

      Nga une nuk ka pas ndonjehere interes poltika apo institucionet spiunllikshe te shtetit , keshtu qe askush , as me njeh dhe as ka interes te me njohe !

      Dole huq Ajazo !

  • STRATEGJIA U ARRIT. UA PRISHWN MENDJEN NJERWZVE TW THJESHTE SE DO TW HAPEN DOSJET DHE SHTYJ E SHTYJ, DIGJ E DIGJ DOSJE, TANI PAS 25 VJETESH THONW SE DO T’I HAPIN. RRENA DHE ASGJE TJETWR, CFARE KA MBETUR NW ARKIV? DOSJA E NDONJW FAKIRI QW NUK KA NDONJW POST NW PUSHTET E NW PARTI OSE TW ATYRE QW JANW NDARW NGA KJO BOTW.

    UNW KAM NJW MENDIM: TW HAPEN DOSJET E ATYRE QE NW KWTA 25 VJET KANW QENW NW PUSHTET DHE QW KANW BWRW KWRDINW MBI DOSJET DHE ARKIVAT.
    ENVERI RUAJTI EDHE TAPITW E 500 VITEVE MW PARW, RUAJTI DOKUMENTET E KOHWS SW ZOGUT E TW LUFTES, KURSE KWTA XHAHILW, SI BERISHA ME DEBILWT E TIJ, KA ZHDUKUR MALE ME DOSJE, PWR TW SHPWTUAR PRAPANICAR E TYRE.
    MERRENI BERISHWN, SHKOJENI NW HELL, FUTINI NDONJW ELEKTROSHOK DHE BWJENI TW FLASE DHE AI DO TW JASHTWQITW TW GJITHA FWLLIQWSIRAT QW KA BWRW ME DOSJET, KRIMET QW KA KRYER DHE PASI TW JETW ZBERTHYER
    NGRINI NW BULEVARD GIJOTINWN DHE TW NGORDHWA SI QEN ATY KU KA VRARW KATWR NJERWZ TW PAFAJSHWM.
    KA DOSJE MW TW NDRYRW SE KJO? KRIMI I TIJ, SHTETEROR, PERSONAL, MAKABWR GJKADERDHWS NUK LAHET ME FJALW, MBI TW DUHET TW BJERW SHPATA E DREJTWSISW SE DIKTATURWS SW POPULLIT.
    NJE ORE E MW PARW,
    pA U ZHDUKUR KJO MONSTWR E NDYRE SHQIOPWRIA NUK DO TW KETW KURRW QETWSI.

  • Genc Ruli e konfirmuar. Qelbesira qe ska lene gje pa privatizuar. Te filloje nga tjetersimi nga fabrika e tjegullave -ish Kombinati Josif Pashko e deri tek vila e tij ne Mjull Bathore ku ska paguar akoma leket ndertuesit

  • DISA DOSJE ME NGJARJE TE ZEZA DUHET TE HAPEN, POR DISA DOSJE TE TJERA ME NGJARJE TE BARDHA , NUK DUHET TE HAPEN ,DHE NUK KAN INTERES PER TU HAPUR .Per ç’ arsye te hapen o burra te gjitha dosjet, sikur do gjejne flori ne to ,kur munde te gjendet vetem helm dhe te futet populli ne konflikte perqarje e merije ,sikur ne I kemi njerzit per ti hedhur ne nje kasaphane lufte midis njeri tjetrit.Per kuadrot qe duhet njohur e kaluara tyre le te hapn dhe te perjashtohen edhe nga puna po paraqiti I nteres.Jo ti paraqesim si sulme hakmarrje.

  • … mungonte Rexhep Haka, ish komandanti i parë i Batalionit partizan “Perlat Rexhepi ?!.
    E cfare lidhje ka ketu me dosjet.
    Po deshe te dekorosh zotnine ne fjale, bej nje shkrim te drejtperdrejte.
    Nuk jane dekoruar komandantet e komisaret e Rexhepit, Hasanit, Hysenit etj., e pse Rexhepi komanmdant batalioni, qenka me i mire se komandantet e Brigadave, se komunistet e Grupit Komunist te Korces, apo te nentorit 1941?!. Qe lane rinine, leshte, parate, qejfet e Perendimit etj.; qe u armiqesuan per vdekje me prinderit e tyre, e nuk folen me vite te tera me goje?!.
    Bedri po ishe Islam, lexoji syret mire dhe njelloj per te gjithe ata qe dhane jeten me lufte, dhe pastaj me pune per kete popull – qe nuk ua di per nder. Te pakten ju te diturit mos gaboni, se populli popull mbetet ne cdo kohe dhe rrethane.

  • Ke te drejte miku i te gjithe shqiptareve,keta qe japin opinion kunder shkrimit jane vete me dosje,me pseudonime,jane e kane qene spiune. Te lumshin duart dhe mendja per shkrimet e tua.

    • Jo mor lab,

      Asnje ketu nuk eshte me dosje, por mendon ti se hapja e dosjeve do i sjlle ndonje gje te mire Shqiperise ne kete gjendje ekonomike dhe politike qe eshte, jo mor mik, do te sjelle vetem peshtjellim, se ata qe duhet te demaskohen si spiune i dhe qe jane ne politike sot si Sali Berisha e kompani i kane shkaterruar dosjet e tyre, dhe i kane marre dosjet e te tjereve dhe i ruajne ne kasaforta per t’i perdorur per presion kur ju nevojitet, pra, dosjet qe kane mbetur jane dosje te capaculeve te vegjel qe nuk ngrene peshe ne jeten e kombit, por vec do te acarojne nje mase njerezish qe do te gufurren kunder njeri tjetrit, ( e kujt do t’i beje mire kjo) ne nje kohe qe ne nuk kemi nevoje per acarim civil midis njerezvem por kemi nevoje per vende pune dhe asgje tjeter. Po te behej ligji qe te hapeshin dosjet vetem per politikanet do te ishte ndryshe, por dosjet e tyre, nuk kane per tu gjetur kurre as ne kete bote as ne ate tjetren.

      Keshtu or mik, mos ja fut kot, por perdor pak llogjiken!

  • Dosjet do te hapen kur te vdese dosjexhiu i fundit.
    Dosjexhiu bartes dhe dhurues i semundjes eshte Sali Berisha.Islami kerkon te nxjerre agjentin “Hutini” nga komentuesit.E dime,por s`ta themi o Islam!

  • Berisha ka 25 vjet qe i ka degjeneru te vetet me friken e hapjes se dosjeve dhe e ka perdor sa s’ka me mire.Perfundimisht cdo person qe merret me politike e don nje funksion shteteror duhet ti hapet dosja.Te tjeret nese duan te dine ta bejne me kerkese kjo eshte e gjitha.

  • Dy fjale per ceshtjen:

    1) Dosjet qe duhet te hapen, ne radhe te pare, jane ato te bashkepunetoreve, keto te gjitha i ka Saliu ne shtepi (ne kartoteken personale te tij), si edhe kopjet e tyre ne Beograd, ne Serbi per UDB e saliut.
    2) Dosjet per te dyshuarit si agjente te sherbimeve te huaja, i ka Saliu, ne kartoteken e tij (bashke me ato te vjehrres dhe te vjeherrit te tij), qe ndiqeshin per dyshime si agjent te zbulimit serb, pra te UDB-se.
    3) Te tjerat nuk kane rendesi, jane vetem kashte, kapake dosjesh, pa dokumente brenda.
    4) Si mendoni ju qe Saliu do ta linte te gjalle dosjen e tij si bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit?
    5) Ai ka dosjet e te tijve dhe te kundershtareve te tij, prandaj nuk guxojne te hapin gojen!
    6) Per Z. Rama, nuk di c’te them, por mendoj se uk eshte aq “trim” sa duket.
    Pershendetje per Z. Selami!
    AH

  • O Mark Ujku,c’pate qe u hodhe perpjete?Aq shume te dogji dosja e Qen Berishes?Apo I trembesh dosjes tende.
    Dosjes te happen te gjitha dhe ai qe e ka bere hak,te marre ate qe I takon.S’ka pse friksomen njerezit.Ai qe ka shpifur per Mua dhe qe m’a nxiu jeten,Une dua t’a njoh dhe le te vete haka tek I zoti.Vetem keshtu pastrohet populli nga qeneria e pabese.Asnjeri te mos kursehet.

  • SALI-KRIM-GJAKSORI , NUK ARRESTOHET PA U PASTRUAR MIRE DREJTESIA, NE TE KUNDERTEN GJYQTARET B-LEPIRESIT E TIJ , MILIARDERE NGA KORRUPSIONI, DO TA NXJERRIN PA FAJ E KESHTU PLAKU BERE . MERE, DO T’I MBETET POLITIKES SI SHERRXHIU ME I POSHTER, TERE JETEN , DERISA TE JAPE FRYMEN E FUNDIT E T’I KTHEJE KEMBET NGA DIELLI. AAAAAMMMMIIIINNNNN !!!!!!!

  • ”Ku shkon nentoka serbe e Bedriut”-Agjenti 009, Sallakja-Luli-,por joLulush Basha, i kane
    thene te gjitha ne komentet e tyre, prandaj mua nuk me mbetet gje tjeter vecse t.’ i pergezoj
    per faktet dhe komentet qe bejne rreth artikulli te z. Bedri, per te cilin kam respekt te vecante.Sikur nje e qinta e fakteve qe sjellin analistet e komentatoret e lartpermendur duhet
    vetem nje dite te hapet ”Gjyqi Shqiptar i Nurembergut ” dhe te zbatohen denimet e 6-7 vetave
    ashtu sic moren denimin kapital, duke filluar nga Geringu deri ne numurin 7′ me motivacionin
    e ”Trahetise Kombetare”, qe deri me sot nuk e ka njohur historia e kombit shqiptar….!!!

  • Aqo:Me vjen keq per nivelin tuaj qe jeni te zeroja.Te emri vendosi germat U.K qe do thote mbreteria e bashkuar Angli.Kurse ju o sekretari i partis me kater klas e shkruani ujku.Nejse eshte menyra jote e injorances.Sa her te shof se shkruani me kujton emrin e nje qeni te vogel qe kisha kur isha ne Shqiperi por me ngordhi.Pac fatin e tij o aqooo.

  • Z.Bedri ! Ti si ekspert i kesaj fushe ( sepse je pjesa kryesore e arkives se UCK-se , shkrimin e ngre me te drejte por duhet te jesh me i drejteperdrejte dhe me trasparent per emrat , pseudonimet , rendesine e problemit per ceshtjen kombetare dhe peshen qe zene problemet e kaluara ne rort me ato te sotmet , ku te gjithe i prekim , i ndjejme dhe i oerjetojme !
    Personalisht mendoj qe , problemi duhet kapur qe nga “Katovica ” e Ramiz Alise , i cili per te ruajtur veten dhe kasten e tij vendosi ne te gjitha ” partite pluraliste ” spiunet e sigurimit te shtetit dhe ata ae u sherbenin agjenturave te huaja ( sepse vete ishte i tille ! Qe nga Sali Berisha, Pjeter Arbnori , jozefina Topalli, Genc Ruli, Ritvan Bode, Sabri Godo, Besnik Mustafa , Prec Zogaj, Genc Pollo , e keshtu nga kampi tjeter Servet Pellumbi , Namik Dokle , Kastriot Islami ,
    Rexhep Mejdani , etj duke vazhduar me mediat e me me drejtesine , duke filluar qe nga Mero Baze , Fari Balliu , Remzi Lani ( holta ) e deri tek Blendi Fevziu ( korani ) e deri tek Irfan Hysenbelliu ! (Vincieri) , pa folut per Rrustem Gjaten ( pashtrikun ) ne drejtesi me gjithe te birin Clirimin !
    Per mendimin tim dosjet e para duhet te hapen per ata zyrtare e politikane qe jane vegla te agjenturave te huaja , sepse demi qe i bej e ceshtjes kombetare eshte me i madh , pastaj te hapen dosjet e atyre qe kane qene pjese e sigurimt te shtetit dhe qe jane akoma ne politike e ne pushtet , te gjithe keta te paret dhe te dytet duhen te zhduken nje here e mire nga politika dhe pushteti , pastaj se trei te hapen dosjet per krimet e kryera !
    Por paralelisht te zbulohen , demaskohen dhe dnohen edhe dosjet e ketyre 25 vjeteve qe i kane sjelle aq deme Shqiperise sa nje Lufte Boterore !
    Cdo zvarritje tjeter jane kalendat greke per ta futur problemin qe te spetojne pa lagur fajtoret e vertete !!

    • Blendi Fevziu i arrestuar ne te mbyllur te “pazarit” ne shkurt 1991 e ka pseudonimin Korani i Myzeqese jo thejsht Korani. Nuk ka spiunuar gje vetem deklaraten e bashkepunimit me material detyrues dhe nje relacion me firmen e ZefLokes, asgje tjeter! Rustem Gjata eshte spiun dopjo rol i rekrutuar nga KOS-i qe ne kohen e Rankovicit (para Pleniumit te Brionit), dhe me pas kaluar UDb-se, derisa e rekrutoi edhe sigurimi jone ne kohen e Mihallaq Zicishtit zv/minister i brendshem. Tashme BIA ka rekrutuar edhe te birin, qe Sala e beri edhe Kryetar KQZ-je(Sic). Namik Dokle nuk eshte spiun Sigurimi por spiun serb. Majori Shkelqim Spahija ka pas dokumentuar nje takim agjenturor te dokles me nje UDB-ash serb ne mesin e viteve 90-te ne nje dasem ne OPojen e Kosovesse pushtuar ate kohe.

      • Prandaj Namik Dokle konkuronte Ramiz Aline per president !? Ramiz serbi , me gjithe klanin uzurpator , e kishte kurdis oren e Shqiperise , sipas urdherave te Beogradit dhe jo vetem qe para 1986 ! Prisnin vetem vdekjen e ujkut !

      • Namik Dokle eshte dhe kumbari i Majko mojas ! Kot Doklet nuk e shtrine aktivitetin kriminal ne Durres , ku UDB-a dhe BIA , kane aktivistet nder me aktivet !

        Shteti shqiptar qe nga marrosja dhe semurja e Enverit , ka qene hapur ne duart e UDB-s si monitoruese edhe ne emer te agjenturave me te medha , e cila nepermjet agjenteve ne Biro , eleminuan klanin lab nga qeverisja e Shqiperise !
        Duke hequr humbamenon Çarçani , gjithe kryeministrat dhe presidentet shqiptare pas tij kane qene vegla te UDB-es dhe te grekut ! Kete ka provuar historia me faktet e saj !

  • Z.Bedri!ti ke te drejte por nje pjese e mire e popullit ka makth,jo se nuk hapen dosjet por se po hapen dosjet sepse spiunet kane dale nga ky popull dhe nuk jane pak!!jo me kot gjermani ka thene se:ne tere boten mezi i gjeta me pare spiunet e ne Shqiperi i gjeta pa pare.Shume e veshtire do jete hapja e dosjeve sepse spiunet nuk mund te hapin dosjet e tyre ose te familjes.

  • si mendoni po te hapen dosjet e bashkpuntorve ,cfare do behej ,pasi bashkpuntoret me dhogjike .duhet te ishin nga rradhet e te paknqurve te rregjimit,pasi ata qe ndiqeshin nga rregjimi ishte nga kjo kategori e pra kta kane future njeri tjetrin ne burke.:A mendoni se cfare do ndollte.ne nuke jemi nga vendet si gjermania apo vendet e ishe lindjes tek ata nuke kane ndjenjen e hakmarrjes si teke qe vaxhdon kanuni i lekes.qeper kyte shekulle qe jemi eshte nji pardokes i madhe dhe faje eshte i drejtsis apo i politikes qe ljone te krijohen perfaqsues te tille qe nxisin fenomene te tiila me qedhim qe te cfryzojne kte fenomen skandalze per intersat e tyre.Kta jane njerze te rendomte e tepafte mashtruasa.PRA DUHET KUJDES SHUME I MADHE PARE SE TE PUBLIKOHEN,dO ISHTE MIRE TE PUBLIKOHEN ATA OSE ATA POLITIKAN QE JANE DEPUTET ,JURISTA APO PUNOJSE TE RADJEVE TE LARTA QE SOTE E NE VAZHDIM VAZHDOJNE TE DAMTOJNE SHQRIN ME MORALIN E TYRE TE TURPSHEM SI PERVETSUAS TE PAsuris apo si maralist te pa ftyre.

  • Kemi 25 vjet qe merremi me dosjet e spiuneve te fshatit dhe spiunet e rinj po na cojne ne gremine.Agjenturat serbo greke jane ulur kembekryq dhe po na tregojne drejtimin e duhur.Shiku ,qeveria,partite,shoqatat dhe qeveria jane ne dore te brezit te dyte e te trete te pinjolleve te nomeklatures se larte komuniste dhe ne brohorasim se e kemi rrezuar ate.Te hapen dosjet e nomenklatures komuniste paralel me ato te ish sigurimit.Te hapen dosjet e sigurimsave bashke me ato te bashkepuntoreve.Ish kreret e sigurimit nuk preken nga hapja e dosjeve.Ish sekretaret e partise qe inicionin inkuzicionin nuk preken nga fushata qe mbeshtet Bedriu dhe kriminelet dhe horrat e sotem e ndjejne veten me te qete.
    Ky germim ne te kaluaren po behet per te mbuluar krimin e sotem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *