Mënyra se si zhvillohet politika dhe luhatjet në përcaktimin e një boshti për të ndjekur aspiratën europiane të bën të dyshosh në aftësinë tënde të perceptimit. Mbase është pikërisht kjo që na çorodit. Shumica e shqiptarëve e kanë treguar që Berisha është personazh i nxitjeve perverse. Ai, për veprimet e kryera në dëm të vendit të vet, duhet të ishte për Shqipërinë “non grata”. Përkundër këtij opinioni “kombëtar” ai “ndërkombëtari” vazhdon ta konsiderojë burrë të “mirë”. Nuk di si mund të jetë i tillë një njeri që vret e djeg bashkatdhetarët e vet. Kjo vë pika dyshimi. Mos ne nuk e kuptojmë Amerikën e BE-në apo e kundërta?! Thirret në “mexhlise” për reforma jetike një deputet nga 140 të tillë! Apo meqë është “burrë shteti” se nuk nxori “trupat e sulmit” ditën pas krimit monstruoz e të pandëshkuar të 21 janarit?! Asaj dite që do të mbetet një njollë e zezë turpi për “burrin mbi burra” e mbi vetë Shqipërinë. Nuk mund të marr përsipër të gjykoj se kush është në çoroditje mentale. Shqiptarët apo miqtë e saj? Njëra nga palët po. Po kush?! Profeti
Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
