Kush është i dashuri i ri i Floriana Garos?

Ornela

Thuajse një vit pas ndarjes me Tedi Ngjelën, Floriana Garo ka rigjetur dashurinë.

“Po, më ka treguar që është njohur me dikë, por që nga ndarja me Tedin nuk tregon shumë”, thotë një burim i “Bluetooth”. Por, sipas informacioneve, duket se prezantuesja simpatike ka dobësi të veçantë për nëpunësit e drejtësisë.

Pas Tedit që ishte jurist, burimet tregojnë se partneri i ri i Garos është avokat, madje thuhet se bëhet fjalë për një avokat të rëndësishëm në Zvicër. Ai ka një studio avokatie në Gjenevë, ku ushtron prej disa vitesh profesionin e tij.

Nuk dihet se si është njohur çifti, por burimet tregojnë se raporti I tyre ka filluar që përpara verës së këtij viti. Sipas tyre, prezantuesja nuk ka qenë e vetme në pushimet e saj në Bali, por shoqërohej pikërisht nga avokati me origjinë shqiptare, i cili është një nga profesionistët më të respektuar në Gjenevë.

Vetëm ditën e djeshme Floriana është nisur për në Gjenevë, për të kaluar pak kohë me të dashurin e saj të ri.

Share This Article
1 Comment
  • Dita ju lexoj rregullisht,gjej te ju shkrime interesante,por ju lutem mos bini ne kete nivel,besoj se nuk i duhet askujt ne Shqiperi ose ketej jashte se sa here nderrojne hypsat gocat e mira te Tiranes,besoj se do te tregoni te njejten vemendje per informim dhe kur avocatuci nga Gjeneva ta lere kete pellumbeshen.jetoj ne Zvicer prej shume vitesh dhe i kuptoj disa qe ne Shqiperi shiten me shume se sa vlejne.Une mendoj se kjo eshte dhe nje dem qe i behet gocave te mira te Tiranes,ato mendojne se u be deti kos dhe o burra,une besoj se do ishte me mire te benit nje shkrim per gocat e tv qe marrin rrugen e Milanos per cdo fundjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *