Letër e nënshkruar
Nimfa Hakani
Në Kuvend u tha se: “nuk ka reforma në Shqipëri përsa kohë që nuk ndërhyhet në Lazarat, por bëjmë sikur nuk e shohim “ishullin e drogës”. Deputeti Blushi na e ngriti Lazaratin si “ishullin” #1 që duhet eleminuar nga qeveria e re në pushtet.
Nuk kuptohet se përse e shqetëson Blushin kaq shumë Lazarati dhe përse kërkon që qeveria të përqëndrohet në këtë ishull “të padëmshëm” për të filluar luftën kundër korrupsionit në Shqipëri kur shqiptari i thjeshtë mendon:
A është Lazarati “ishulli” numër një për t’u marrë, apo përpara maxhorancës së re ka “ishuj” më të rëndësishëm për t’u eleminuar? Si duhet të jetë renditja e eleminimit të “ishujve të rrezikshëm” që shihen qartë nën dritën e diellit dhe të vrasin sytë se janë bërë si gangrenë në trupin e Shqipërisë? – Lazarati, Gjyqësori, Presidenca, dhe në fund Berisha? Apo: – Berisha i pari, Gjyqësori i dyti, Presidenca në vend të tretë, etj. etj., dhe në fund Lazarati?

Eshte e veshtire..Le ta bejne me leter me vrime….!